Lajmet

Gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur, thotë UNICEF-i

Fontaine shtoi se situata për fëmijët në Ukrainë është edhe më e keqe në Mariupol dhe Kherson.

Published

on

Drejtori i emergjencave për UNICEF, Manuel Fontaine ka ngritur sot shqetësimin mbi zhvendosjen e numrit të madh të fëmijëve të Ukrainës si pasojë e luftës dhe problemet me të cilat ta po përballen.

Ai ka thënë se gati dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë zhvendosur në vetëm gjashtë javë dhe gati gjysma e fëmijëve që mbeten në Ukrainë mund të përballen me pasiguri ushqimore.

“Nga 3.2 milionë fëmijë që vlerësohet se kanë mbetur në shtëpitë e tyre, gati gjysma mund të rrezikojnë të mos kenë ushqim të mjaftueshëm. Sulmet në infrastrukturën e sistemit të ujit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike kanë lënë rreth 1.4 milion njerëz pa qasje në ujë në Ukrainë. 4.6 të tjerë miliona njerëz kanë vetëm qasje të kufizuar”, tha Fontaine në komentet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Në vetëm gjashtë javë, gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas janë zhvendosur. Ata janë detyruar të lënë gjithçka pas: shtëpitë e tyre, shkollat e tyre dhe shpesh anëtarët e familjes së tyre”, shtoi ai.

Fontaine shtoi se situata për fëmijët në Ukrainë është edhe më e keqe në Mariupol dhe Kherson.

“Ata janë strehuar në shtëpitë e tyre dhe nën tokë, duke pritur që bombat dhe dhuna të ndalojnë”, tha ai.

Drejtori i urgjencave të UNICEF-it shprehu gjithashtu shqetësimet e tij për praninë e “mbeturinave shpërthyese të luftës” të cilat mund t’i ekspozojnë fëmijët në vdekje dhe lëndime, si dhe ndërprerjen e arsimit për fëmijët në të gjithë vendin.

“Mbyllja e shkollave në mbarë vendin po ndikon në mësimin – dhe të ardhmen – të 5.7 milionë fëmijëve të moshës shkollore dhe 1.5 milion studentëve në arsimin e lartë. Në rajonin e Donbasit, një brez i tërë fëmijësh e kanë parë tashmë jetën dhe edukimin e tyre të përmbysur gjatë tetë viteve të fundit të konfliktit”, tha Fontaine.

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara