Lajmet

Gastronomët të shqetësuar me kufizimet e fundit: Asnjë mbështetje nga shteti

Shpat Hashani: Këto masa do ta dëmtojnë ekonomikisht këtë sektor.

Published

on

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizime të veprimtarisë së gastronomisë pas rritjes së rasteve me Covid-19 ka qenë i pritur dhe këto masa do ta dëmtojnë ekonomikisht këtë sektor.

Nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani ka thënë se vendimet nga Qeveria, kanë dalë ndryshe nga ato që kanë diskutuar në takimin e mbajtur me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Duke parë që numrat janë rrit ne e kemi pritur një vendim pak a shumë të tillë. Kemi qenë në takim edhe me ministrin e shëndetësisë ku na u kanë treguar disa nga masat që kanë me i marr, por pas takimit me neve ata kanë ndryshuar dhe duke parë që numrat edhe më shumë janë rrit kanë marr vendim që me i ndal edhe sallat e dasmave ku në takimin e parë kanë qenë të lejuara, por tani kanë marr vendim me i mbyll ato”, është shprehur ai.

Shpat Hashani

Për Hashanin masat e dala nga vendimi i Qeverisë do ta dëmtojnë këtë sektor si ekonomikisht ashtu edhe psiqikisht.

“Tash për neve, normal që për Gastronominë deri tash asnjë vendim nuk ka qenë i lehtë dhe kanë qenë vendime të rënda, në aspektin ekonomik dhe ashtu psikik, por në momente të tilla ne duhet të pajtohemi me vendime të tilla për shkak se edhe ne jemi pro shëndetit të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Hashani është shprehur se përkundër se që nga fillimi i pandemisë ka pasur sanksione për gastronominë, nga ana e Qeverisë nuk ka pasur asnjë ndihmesë apo lehtësirë.

“Humbjet gjithmonë kur ka kufizime të tilla shfrytëzimi i hapësirave të brendshme me 50 për qind të kapacitetit dhe 70 për qind të kapacitetit në terrasa dhe kufizimi i orarit luajnë rol në humbje të bizneseve të Gastronomisë. Tash humbjet më të mëdha i kanë edhe diskotekat, klubet e natës e sallat e dasmave që mbyllen totalisht. Normalisht deri tash e një vit e gjysmën me këto kufizime e pandemi asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë ndihmë nga shteti por vetëm kemi hasë në këto kufizime dhe asnjëherë lehtësime për neve bizneset”, ka përfunduar ai.

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Në ndeshjen çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku dominoi tërësisht përballjen ndaj boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 5:0 me vendim të njëpërfshishëm të gjyqtarëve.

Me këtë fitore, boksierja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e bronztë evropiane, ndërsa synon ngjitjen në majën e podiumit.Në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku do të përballet me garuesen që përfaqëson Serbinë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo do të jetë një përballje e njohur për kosovaren, e cila e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Continue Reading

Lajmet

Tahiri kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vendimin e Speciales

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional dhe ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Speciales.

Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke propozuar kufizimin e mandatit të Speciales dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kongresistin Latimer në New York, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme amerikane

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se gjatë takimit ka ritheksuar qëndrimin e tij që Kampi “Bondsteel” të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e lidhur këtë me paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumenteve dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa ka përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë dhe nevojën, sipas tij, që Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Kryeministri e ka përshkruar Latimerin si një zë të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO. George Latimer është ndër kongresistët amerikanë që ka mbështetur rezoluta në Kongres për integrimin e Kosovës në NATO./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se ambasadorin e ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara