Lajmet

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse shtrëngohen masat pas zgjedhjeve

Published

on

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se një mbyllje tjetër do të falimentonte bizneset e gastronomisë.

Kllokoqi në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar protesta të njëpasnjëshme, nëse tentohet që të ketë shtrëngim të masave pas zgjedhjeve.

“Humbjet deri më tash janë të paparashikueshme, mos të them që tash është lufta vetëm për ekzistencë për të gjithë gastronomët dhe nuk ka më humbje, por shkon direkt në mbyllje dhe falimentim sepse ka rënë edhe kërkesa agregate dhe numri i konsumatorëve, ka rënë fuqia blerëse dhe këto e kanë dëmtuar shumë gastronominë. Nuk e di a ekziston një politikan legjitim i cili mundet më thënë që pas zgjedhjeve duhet të mbyllemi ose të ashpërsohen masat për gastronominë, pasiqë këta që vet deri më sot na kanë thënë që duhet të mbyllemi sot vet po i thyejnë rregullat. Ne po e shohim që ata filluan ta adaptojnë ligjin për 30 persona në ambiente të mbyllura, 50 persona në ambiente të hapura pasiqë atyre iu konvenoi, mirëpo edhe këtë ligj janë duke e thyer. Kështu për neve do të jetë çdo masë e re e papranueshme dhe nuk do të pranojmë mbyllje ose ashpërsim masash ndaj gastronomëve. Ne do të organizojmë protesta të njëpasnjëshme dhe nuk do të pranojmë këtë”, ka theksuar ai.

Sipas Kllokoqit, ndihma e Qeverisë ofruar për këtë sektor është qesharake.

“Subvencionimet e shtetit po shohim që janë qesharake. 3 milionëshi që është ndarë nuk është më as subvencionim, nuk është më as ndihmë sociale. Se këta po thonë se po ndajnë 3 milionë për gastronomi, por kur ndahen ato, përpjesëtohen me 8 ose 9 mijë biznese gastrononomike, më nuk është as ndihmë sociale”, ka shtuar ai.

Tutje Kllokoqi ka thënë se nuk ndihen përgjegjës për shtimin e rasteve me Covid-19 sepse janë politikanët ata që vet po i thyejnë rregullat e pandemisë.

“Deri më tash Qeveria dhe e gjithë politika kanë bërë kalkulime për vete dhe nëse rritet numri i rasteve me Covid, ka me u rrit shkaku i tyre, nuk ka me u rrit shkaku ynë. Ne jemi në atë pikë që kemi qenë edhe më parë, njëjtë jemi duke funksionuar dhe nuk jemi shkaktar të rritjes së numrave, por janë vet ata. I themi politikës që të na ftojë tash të diskutojmë se pas zgjedhjeve çka do të ndodhë. Ne do t’i provojmë së pari të gjitha rrugët demokratike pastaj do të kalojmë në protesta, të cilat vetëm shkojnë duke u rritur në numër”, ka përfunduar për EO, Petrit Kllokoqi.

Lajmet

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

Published

on

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka njoftuar se e ka thirrur vazhdimin e seancës për datën 9 shtator nga ora 11:00

“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00”, ka shkruar Dehari në Facebook.

Ai ka thënë se deri atëherë pret që kjo marrëveshje të shoqërohet “me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese.

“Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur vazhdimi i saj.

LDK-ja dhe Vetëvendosja arritën marrëveshje që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president. Por kundër marrëveshjes dolën deputetët e LDK-së Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Published

on

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Në një postim në platformën X, Kos ka thënë se Mlladiqi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka theksuar se glorifikimi i tij është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që, në këtë moment, të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuza e parë për Prekazin: 35 të akuzuarit janë të gjallë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz. Sipas Prokurorisë Speciale, të gjithë të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë janë persona të gjallë ndaj të cilëve do të zhvillohet procedura gjyqësore.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se aktakuza lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve.

“Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë dhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz”, është shprehur Isufaj, duke thënë se tani i takon Gjykatës që ta vlerësojë aktakuzën dhe provave e paraqitura në të.

Isufaj ka thënë se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para Gjykatës.

Ndërsa prokurori Valdet Gashi, ka thënë se aktakuzë është ngritur pas një pune disavjeçare të Prokurorisë. Ai e ka cilësuar rastin si shumë kompleks.

“Bazuar në provat e siguruara, kemi arritur që ta vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, si rezultat i veprimeve të tyre në ngjarjet e datave 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 në fshatin Prekaz i Poshtëm, konkretisht në lagjen e Jasharëve”, është shprehur Gashi. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës grumbullon mbi 1.3 miliard euro të hyra, shënohet rritje prej 6 për qind

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë një vizite në këtë institucion, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e vlerësoi këtë ecuri si dëshmi të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës ushtarake dhe administrative të vendit.
Sipas të dhënave zyrtare, për periudhën 2021–2025 rritja mesatare e të hyrave doganore ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike, me një total prej 8 miliardë e 380 milionë eurosh të mbledhura.
Në kuadër të reformave për lehtësimin e veprimtarisë afariste, është përmbyllur shtetëzimi i terminaleve doganore dhe është zbatuar deklarimi i mallrave para arritjes, masë kjo që ka reduktuar kohën e procesimit të mallrave me rreth 70 për qind. Paralelisht, me vënien në funksion të skanerit në Merdarë dhe avancimin e projekteve si Dritarja e Vetme Kombëtare dhe Tranziti i Përbashkët, institucioni ka forcuar kontrollin kufitar dhe luftën ndaj kontrabandës.
 /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara