Lajmet

Gastronomët paralajmërojnë largimin e arkave fiskale

Published

on

Gastronomët thonë se Qeveria e Kosovë nuk është koordinuar me Shoqatën e Gastronomëve për asnjë vendim të marrë sa i përket masave antiCOVID.

Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka thënë për Ekonomia Online se për çdo vendim të marrë nga Qeveria edhe përkundër takimeve të shumta, nuk janë konsultuar fare. Ai tha se koha po ftohet dhe kufizimi i hapësirave të brendshme në lokale do ta dëmtojë shumë gastronominë.

Zuka theksoi se kanë kërkuar takim me ministrin e Financave dhe atë të Shëndetësisë që në koordinim t’u ndihmojnë financiarisht.

“Si çdo vendim ka qenë moskonsultim edhe me gastronomët dhe është marrë njëanshëm edhe përkundër takimeve që kemi pasur na kumtim i vendimit jo si konsultë edhe sigurisht që na ka dëmtuar shumë. Koha veç po ftohet dhe përkundër që kemi kufizimet në lëvizje gjithçka është në dëm të ekonomisë, gastronomeve gjë që prapë na ka dëmtuar shumë dhe po na dëmton. Na kemi disa prej kërkesave që kemi parashtruar edhe më herët financiare që mund të aplikohen në mënyrë që të tejkalohet si krizë dhe mund të jetë opsioni më i mirë me filluar me kërkesë të vaksinimi çdo klienti në mënyrë që të mundësohet puna brenda edhe në hapësira të mbyllura. Kjo si kërkesë do të shkojë në Qeveri dhe kemi kërkuar takim me ministrin e Financave dhe ministrin e Shëndetësisë që në koordinim me ta të ndihmojnë financiarisht dhe me i liruar masat në kuptimin e shfrytëzimit të hapësirave të brendshme”, deklaroi Zuka.

I mllefosur, Zuka thotë se është mbushur kupa dhe krejt ky kufizim është i papranueshëm për ta. Ai madje paralajëmron edhe heqjen e arkave fiskale, nëse nuk ka lirim të masave nga ana e institucioneve për këtë sektor.

“Tash është mbushur kupa dhe krejt ky kufizim i punës dhe mos me u diskutuar për asnjë ndihmesë është e papranueshme për neve dhe bizneset. Nëse vazhdohet kështu këtë javë po presim takim edhe me gastronomët dhe do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm përndryshe një prej opsioneve është edhe largimi i arkave fiskale nga lokalet”, deklaroi Zuka.

Lajmet

Kryetarja Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara