Lajmet
Gastronomët: Lehtësimi i masave një lloj infuzioni
Vendimi për lehtësimin e masave nga Qeveria erdhi pasi ka rënie të dukshme të rasteve me COVID-19.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiSekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka deklaruar se mirëpresin lehtësimin e masave anti-COVID nga Qeveria, ku atyre iu mundësohet shfrytëzimi i kapaciteteve të plota brenda hapësirave të gastronomisë.
Vendimi për lehtësimin e masave nga Qeveria erdhi pasi ka rënie të dukshme të rasteve me COVID-19. Ndërkohë për gastronomët ky hap po vlerësohet si hap pozitiv për këto biznese.
Vranica ka theksuar se me ardhjen e diasporës, do të këtë një rritje të konsumit në sektorë të ndryshme, jo vetëm në ato të gastronomisë.
“Realisht tash është me kapacitete të plota, përkundër vetëm dëshminë për personat të cilët futen brenda dhe duhen të kenë dy vaksina ose një vaksinë Johnson&Johnson, ose personat të cilët nuk mund të pranojnë vaksinë me një dëshmi nga mjeku specialistë që nuk mund të këtë kundër indikacione. Këto lehtësime janë bëre për shkak të pozitivitetit, ku rastet kanë rënë jashtëzakonisht shumë, për mos të thënë fare. Edhe rastet spitalore janë jashtëzakonisht të vogla që do të thotë se nuk ka pasur arsyeje që të këtë kufizime të tilla në 50 për qind të kapacitetit brenda hapësirave të gastronomisë por tashmë është më 100 përqind të kapacitetit, gjë e cila është për t’u përshëndet, pasi praktikisht në pjesën e dytë të vitit do të thotë shumë për neve dhe ekonominë tonë, sepse jemi bazuar si ekonomi në shërbime dhe jo në prodhim dhe tregti siç janë vendet e zhvilluara, prandaj për neve kjo është një lloj infuzionimi dhe me ardhjen e diasporës do të këtë edhe një rritje të konsumit e cila do të ndikojë në dikasitët të tjerë në sektorë të ndryshëm, për shembull prodhimit, tregtisë e të gjitha më radhë, edhe furnitorë do të këtë më shumë qarkullim si pasojë e zgjerimit të aktivitetit në gastronomi”, theksoi ai.
Ai shtoi së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë priten të përpilojnë udhëzuesin në pajtueshmëri me vendimin aktual.
“Ministria e Shëndetësisë e ka propozuar lehtësimin e masave nga 50 për qind, sa ka qenë brenda kapacitetit dhe më shumë dëshmi që ka pasur nevojë, testet kanë qenë obligatorë, tash testet nuk janë obligatorë, vetëm dy doza të vaksinës ose një dozë të vaksinës Johnson&Johnson, dhe shfrytëzimi i hapësirave të brendshme është 100 për qind, po pritet edhe nga Ministria e Shëndetësisë së bashku me mua si pjesë e komisionit brenda Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me hoteleri dhe gastronomi që të përpilojmë udhëzuesit e përkohshëm në pajtueshmëri me vendimin aktual që synimi të bëhet në kapacitet të plotë”, tha Vranica.
Sias tij, edhe klubet e natës janë duke funksionuar me kapacitet 100 për qind të hapësirës, siç ka qenë para pandemisë.
“Praktikisht kjo ndahet në dy sezone, është në bazë të rregulloreve komunale pasi e gjithë veprimtaria është kthyer siç ka qenë para pandemisë, edhe para pandemisë është e ndanë në dy sezone, prej 1 prillit ka filluar sezone, ndryshon funksionimi jo vetëm të klubet e natës por edhe në lokalet e gastronomisë që mund të funksionoin deri në ora 24:00, klubet e natës deri në ora tre, ato të cilat i plotësojnë kriteret, të cilat nuk janë brenda zonave urbane, pra në zona industriale apo zonave me rurale, ata mund të bëjnë leje të veçantë në kuadër të drejtorisë së shërbimeve publike dhe të zgjerojnë orën deri në pesë të mëngjesit”, ka thënë ai.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masa të reja lehtësuese lidhur me kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë së korona virusit të ri (COVID-19).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se situata epidemiologjike me korona virus është stabile, prandaj edhe është rekomanduar lehtësimi i masave.
Vendi
Studentët e Inxhinierisë së Energjisë në UBT thellojnë njohuritë praktike përmes vizitës studimore në KOSTT
Published
10 hours agoon
April 9, 2026By
ubtnews
Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ndërlidhur teorinë me praktikën dhe për të përgatitur profesionistë të gatshëm për tregun e punës, studentët e vitit të dytë të programit Inxhinieri e Energjisë në UBT realizuan një vizitë studimore në ambientet e KOSTT, operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Kjo vizitë, e organizuar nën udhëheqjen e profesorëve Vehebi Sofiu, Sami Gashi dhe Nexhmi Krasniqi, kishte për qëllim që studentët të njihen nga afër me funksionimin real të sistemit elektroenergjetik, mekanizmat e tregut të energjisë dhe sfidat bashkëkohore të këtij sektori strategjik.
Gjatë qëndrimit në KOSTT, studentët u pritën nga Dispeçeri Nacional, Muhamet Purellku, si dhe nga Zyrtarja për Zhvillim dhe Trajnime të Stafit, Aida Mirdita, të cilët ofruan një prezantim të detajuar dhe profesional mbi organizimin dhe funksionimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në vend.
Në fokus të prezantimit ishin proceset e monitorimit dhe menaxhimit të rrjetit elektroenergjetik, koordinimi ndërmjet sektorëve teknikë dhe operativë, si dhe struktura dhe zhvillimi i tregut energjetik në Kosovë. Studentët patën mundësinë të kuptojnë nga afër rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve kyçe në këtë sektor, duke përfituar një pasqyrë reale mbi sfidat dhe zhvillimet e industrisë së energjisë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rëndësisë së zhvillimit të qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik, investimeve strategjike në rrjetin e transmetimit dhe planeve afatgjata që lidhen me sigurinë energjetike dhe integrimin në tregjet rajonale dhe evropiane.
Kjo vizitë dëshmon qartë qasjen moderne të UBT-së në arsim, ku përveç përgatitjes teorike, studentëve u ofrohen mundësi konkrete për përvojë praktike dhe kontakt të drejtpërdrejtë me industrinë. Programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT synon të formojë kuadro të specializuara, të afta për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të sektorit energjetik, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.
Përmes bashkëpunimeve të tilla me institucione relevante si KOSTT, studentët e UBT-së fitojnë një avantazh të rëndësishëm profesional, duke lidhur njohuritë akademike me realitetin e punës dhe duke u përgatitur për sfidat e së ardhmes në një nga sektorët më vitalë të zhvillimit ekonomik.
Në përmbyllje të vizitës, studentët dhe profesorët shprehën mirënjohje për mikpritjen dhe për ndarjen e përvojave profesionale nga stafi i KOSTT, duke e vlerësuar këtë vizitë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Lajmet
Dita e Kushtetutës, UBT vlerëson rolin e saj në ndërtimin e shtetit ligjor
Published
17 hours agoon
April 9, 2026By
ubtnews
Në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, UBT vlerëson rëndësinë e këtij dokumenti si themeli kryesor i funksionimit të shtetit dhe garant i rendit juridik në vend.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka theksuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përfaqëson një nga aktet më moderne juridike në botë, duke reflektuar standarde të avancuara demokratike dhe duke siguruar zbatimin e ligjeve në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.
Kushtetuta është baza mbi të cilën ndërtohet shteti ligjor, duke përcaktuar qartë të drejtat dhe obligimet e qytetarëve, si dhe funksionimin e institucioneve publike. Ajo garanton mbrojtjen e lirive themelore dhe krijon një sistem ku sundon ligji dhe drejtësia.
UBT thekson se respektimi dhe zbatimi i Kushtetutës mbetet një nga shtyllat kryesore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe me perspektivë të qëndrueshme zhvillimi.
Kujtesë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 9 prill, në vitet nëntëdhjetë
Published
19 hours agoon
April 9, 2026By
UBTNews
9 prill 1993
Lajm i plotë:
Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova
Kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova tha në konferencën për gazetarë se në Kosovë po merr hov një valë e re e represionit. Me dënimin e përfaqësuesve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që vijnë në Kosovë dhe me njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë, Kosovës i kërcënohet një izolim dhe bllokadë e plotë. Kryetari Rugova kërkoi që çështja e shqiptarëve në Maqedoni të shqyrtohet në OKB në kuadër të bisedimeve për Maqedoninë. Shqyrtimi i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është një formë parandaluese e shpërthimit të konfliktit, theksoi dr. Rugova.
Gjatë javës që shkoi u shënua edhe një viktimë e torturës së policisë serbe, Ali Ramë Zeqaj nga Bokshiqi i Klinës vdiq nga torturat e policisë serbe, me pretekst të kërkimit të armëve, tha në fillim të konferencës për gazetarë kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Aksioni ndëshkues i policisë serbe, me pretekst të kërkimit të armëve, po zgjat ende. Gjatë javës që shkoi pati lëvizje të shumta të ushtrisë dhe të policisë serbe në Kosovë. Represioni i policisë serbe u koncentrua sidomos ndaj deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, ndaj udhëheqësve të Degëve të LDK-së dhe ndaj aktivistëve të Këshillit për Vetëfinansim të Kosovës që bën financimin e arsimit në Kosovë dhe që është një organ që funksionon mirë në Kosovë, theksoi dr. Rugova. Në vazhdim ai dënoi plaçkitjet e firmave të shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë, ndërsa dërgimin e të rinjve shqiptarë me dhunë në ushtri dr. Rugova e vlerësoi si një dukuri të rrezikshme. Dr. Rugova tha se mbajtja rektorit të Universitetit të Prishtinës prof. dr. Ejup Statovcit dhe arrestimi i profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Adnan Shabani po bëhen me qëllim që të provokohen studentët dhe Universiteti i Prishtinës që po funksionon në kushte tepër të vështira.
Kryetari Rugova tha se ka reaguar zyrtarisht ndaj burgosjes së anëtarëve të organizatës humanitare “Ekuilibre”, e cila dëshiron të jetë e pranishme dhe të ndihmojë në Kosovë. Është bërë e qartë se regjimit serb i pengon prania e delegacioneve të ndryshme, prania e gazetarëve dhe e përfaqësuesve të organizatave humanitare, e madje, e, edhe e njerëzve. Në këtë mënyrë Serbia synon izolim të plotë, material, shpirtëror dhe politik të Kosovës. Ne, si edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria e Frëncës e dënojmë këtë burgosje të dy humanistëve të kësaj organizate të rëndësishme humanitare, theksoi dr. Rugova.
Kryetari i Republikës së Kosovës tha se pranimi i Maqedonisë në OKB, me emrin ish-republika jugosllave e Maqedonisë, nuk i ndryshon pozicionet e partive politike shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe në territoret etnike shqiptare lidhur me pozitën e shqiptarëve, si element shtetformues i Maqedonisë, në bazë të vullnetit politik të shprehur në referendum. Ne vlerësojmë, tha më tutje dr. Rugova, se pa një marrëveshje me shqiptarët, për Maqedoninë nuk ka ardhmëri të mirë. Kryetari Rugova kërkoi që çështja e shqiptarëve në Maqedoni, të vihet në rend të ditës në Këshilin e Sigurimit të OKB-së, në kuadër të bisedimeve lidhur me Maqedoninë.
Kryetari i Republikës së Kosovës tha se njohja e Maqedonisë do të ketë pasoja edhe për Kosovën. Kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit që të ndihmojë qarkullimin e njerëzve nga Kosova nëpër Maqedoni. Kufiri me Maqedoninë nuk bën të shndërrohet në kufi primitiv, pasi, ashtu, do të bëhej i pamundur qarkullimi i njerëzve nga Kosova, me çka do të bëhej një bllokadë e plotë e Kosovës në këtë situatë, theksoi dr. Rugova.
Kryetari i Kosovës përsëriti edhe njëherë kërkesën që çështja e Kosovës të vihet urgjent në rend të ditës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shqyrtimin e çështjes së Kosovës në OKB, tha dr. Rugova, e konsiderojmë si një formë parandaluese të shpërthimit të konfliktit.
Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve që lidhej me gjoja ofrimin e dialogut nga ana e kryetarit të Kuvendit të Serbisë gjatë një vizite në Kosovë, dr. Rugova përsëriti qëndrimin se bisedimet me palën serbe duhet të zhvillohen me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht në kuadër të Konferencës së Gjenevës. Përvoja e deritashme e bisedimeve me palën serbe për probleme të caktuara në Kosovë, është e keqe. Qe një kohë të gjatë po bëhen bisedime për arsimin në Kosovë në kuadër të Konferencës së Gjenevës, por, pa asnjë rezultat, tha kryetari i Kosovës. Duke u përgjigjur në një pyetje tjetër që lidhej me letrën e Lordit Ouen dërguar dr. Rugovës. ai tha se është shpresdhënës premtimi i bashkëkryetarit të Konferencës së Gjenevës se do të veprohet me qëllim të eliminimit të represionit në Kosovë dhe se ky problem do të shqyrtohet në kuadër të Konferencës së Gjenevës. Ne kësaj i dhëmë rëndësi, pasi jemi në një situatë kur ka marrë hov një valë e re e represionit të Serbisë në Kosovë. Ndërsa, lidhur me situatën në Bosnë, dr. Rugova tha se pala serbe dëshiron përfitim në kohë, implikimin e Rusisë si edhe krijimin e kushteve për transkancione të ndryshme lidhur me hartat,prandaj po shtyn momentin e nënshkrimit të Planit të Vensit dhe Ouenit.
Lajme të tjera:
Konferencë për shtyp e përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës
Radio-Kroacia: Agresioni serb filloi në Kosovë
Dagllas Hërd: Serbia e Madhe – kurrë
Klaus Kinkel: Nënshkrimi i planit përmes kërcënimeve kundër Serbisë
Ushtarët gjermanë kanë të drejtë të angazhohen ushtarakisht në Bosnjë
U arrestua dr. Adnan Shabani
U rrahën dhe u keqtrajtuan disa banorë të Stari Tërgut
Në ankand publik oborri i Shkollës Fillore
Maqedonia u pranua në OKB
Rreth 150 mijë shqiptarë në Greqi
9 prill 1994
Lajmet kryesore:
Koment i “Bujkut”: Pavarësia e Kosovës nuk e rrezikon Serbinë
Anketa e “Zërit” për dialogun eventual shqiptaro-serb: Vetëvendosja për Kosovën – kusht për bisedime
Represioni në Kosovë
Në Skënderaj persona të panjohur thyen lokalet e SHH “Nëna Terezë”
Kërkohet Sadie Zymer Rexha
9 prill 1997
Lajmet kryesore:
Vlerësime rreth tryezës së Nju Jorkut
- Bërns: S’ka marrëdhënie me Serbinë pa u ndryshuar politika ndaj Kosovës
Reagimet e shtypit serb për tryezën e Nju-Jorkut
Elizabet Ren: Gjendja në Kosovë është dramatike
Në Saradran të Istogut nxënësi vrau nxënësin
Në Beograd arritën kufomat e mercenarëve të vrarë serbë në luftën e Zairesë
Serbia pa ligj të vetadministrimit lokal për shkak të Kosovës
Bastisje me pretekst të armës
Një delegacion i serbëve të Kosovës në Londër
Fitues i “Kurorës së Artë” në Strugë është poeti libanez Ali Ahmed Seid-Adonis
Lajm i plotë:
Azilkërkuesin shqiptar e vrau një algjerian
Prishtinë, 9 prill (QIK)
Pardje, Qendra për Informim e Kosovës, duke iu referuar agjencisë AFP, njoftoi për mbytjen me thikë të dielen në mbrëmje të një azilkërkuesi shqiptar në lokalitetin Recklinghausen në Gjermani.
Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Lipjan njofton sot se i mbyturi është nga fshati Dobrajë e Madhe e kësaj komune dhe quhet Esat Bahtiri (23).
Lajmin në familje e përcolli axha i Esatit, Ragipi, i cili gjithashtu ndodhet në Gjermani. Ai theksoi se i ndjeri është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse nga një grup algjerianësh, gjithashtu azilkërkues në Gjermani. Rrethanat që sollën deri te ky akt tragjik nuk janë bërë të njohura.
Esat Bahtiri ka shkuar në Gjermani para dy vitesh dhe gjatë kësaj kohe ka ndihmuar vazhdimisht familjen e tij, e cila vdekjen e Esatit e priti më dhembje të madhe. Vdekja e për familjen e tij është edhe më e rëndë, pasi para një viti kjo familje humbi edhe një djalë tjetër trembëdhjetëvjeçar, i cili vdiq tragjikisht.
Esati është azilkërkuesi i tretë nga Dobraja e Madhe që u kthye në arkivol brenda një periudhe njëvjeçare. Vetëm tri ditë më parë në këtë fshat u varros Ramë Gashi, i cili humbi jetën tragjikisht në Zvicër.
Foto: Nikollas Bërns, diplomat amerikan
18 vjet më parë, Kosova u bë me aktin më të lartë juridik, dokumentin bazë të shtetësisë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke i dhënë fund qeverisjes së Kosovës në bazë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244.
17 shkurti i vitit 2008 shënoi Kosovën në hartat politike të shteteve të pavarura ndërsa dy muaj më pas Kuvendi i Kosovës ratifikoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila më 15 qershor të po atij viti hyri në fuqi.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.
9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet për këtë ditë do të pushojnë më 9 prill, e enjte.
Bahri Gashi për Kosharen: Beteja që theu mitin serb
Studentët e Inxhinierisë së Energjisë në UBT thellojnë njohuritë praktike përmes vizitës studimore në KOSTT
Dita e Kushtetutës, UBT vlerëson rolin e saj në ndërtimin e shtetit ligjor
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 9 prill, në vitet nëntëdhjetë
Dita e Kushtetutës së Kosovës
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
