Lajmet
Gastronomët kërkojnë nga Qeveria Kurti që vendimet të merren në koordinim, në të kundërtën do të protestojnë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiShoqata e Gastronomëve të Kosovës kritikon paralajmërimet për ashpërsim të masave, duke thënë se është padrejtë pasi vet partia udhëheqëse e qeverisë ka shkelur masat gjatë kohës së fushatës elektorale. Kjo shoqatë paralajmëron protesta në rast të një mbyllje totale.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Arian Vranica nga kjo shoqatë, tha që para formimit të institucioneve, kanë pasur takime me përfaqësues të LVV-së, ku presin që bashkëpunimi të jetë transparent dhe që vendimet të merren në koordinim edhe me këtë sektor.
“Para prezantimit ofertues nga ana e shoqatës tonë, për Qeverinë e Kosovës, po kthehemi me datën 8 shkurt ku kemi realizuar në zyret tona takime me përfaqësuesit e LVV, dhe një prej pikave që janë diskutuar ka qenë edhe bashkëpunimi në vendimet e ardhshme që mund të prekin interesat e sektorit të gastronomisë, kjo ka të bëjë me masat ekonomike dhe mos përhapjen e Covid-19. Dhe krejt kjo nuk është në rregull me paralajmërimete njëanshme ku thirren për ashpërsim të masave, e kuptojmë shumë mirë gjendjen me pandeminë por duhet të kemi parasysh që edhe ata nuk patën kujdes gjatë kohës së fushatave”, përfundoi Vranica.
Arian Vranica, do të thënë që nëse sërish shkohet në një mbyllje totale në nivel vendi, do të dëmtohet ky sektori i gastronomisë.
Tutje, Vranica thotë se qasja e njëanshme nga qeveria nuk mund të arrijë tek një marrje e vendimit të saktë, madje ai tha që nuk kanë preferenca për asnjë subjekt politik.
“Natyrisht që do të na dëmtonte shumë duke marrë parasysh edhe mos ekulibrititetin e pakove që janë marrë gjatë pandemisë, dhe nuk janë zbatuar në tërësi, siç është pakoja prej 290 eurove për puntorët tek bizneset të cilat ndahen, pra nuk kemi përmbushje të aspektit ligjor nga vendimet që janë marrë, dhe nga kjo qasje e njëanshme e Qeverisë nuk mund të arrijnë tek një marrje e vendimit të saktë në kuptim të mos krijimit të pasojave pastaj edhe më të rënda nëpër sektorë të ndryshëm, në kuadër të ekonomisë së përgjithshme”, tha ai.
“Ne kemi uruar Qeverisë së re dhe kryeministrit detyrën e re, dhe duke shpresuar që të mos përsëriten referencat e dikurshme dhe vendimet të merren në mënyrë të njëanshme. Duhet të kemi qasje më të kujdesshme për veprimet tutje sepse jemi shumë të revoltuar dhe nuk kemi preferenca për asnjë subjekt politik, dhe nëse do ketë prapë një qasje të tillë do përdorim format tona pa përjashtuar këtu edhe protestat”, u shpreh tutje Vranica.
11 mijë është numri i punëtorëve që kanë humbur punën, sipas Vranicës i cili tregon që kjo është një humbje e madhe dhe dëmet që janë shkaktuar në këtë sektor nuk kanë arritur t’i mbulojnë as 3 milionshi i pakos që është ndarë nga qeveria.
Ai këtë pako e quan qesharake.
“Ne kemi pasur një hulumtim, dhe ka pasur dinamikë edhe të shëndetit ekonomik dhe atij publik. Në të dhënat e fundit del që tre mujorin e dytë kemi pasur rënie prej 64%, pra diku rreth 20 milionë humbje të shkaktuar në sektorin e gastronomisë, tani i kemi edhe vlerësimin e pakove që janë ndarë për rimëkëmbje, ku është ndarë një 3 milionë qesharak dhe nuk afrohet me humbjen që kemi pasur. Po ashtu dëme ka pasur edhe në tregun e punës, ku nga të dhënat publike nga 363 mijë punëtorë, i bie që ka pasur rënie rreth 11 mijë puntorë që kanë humbur punën”, deklaroi ai.
lajme
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Published
8 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.
Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.
Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Lajmet
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Published
9 hours agoon
March 16, 2026By
ubtnews
Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.
Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.
Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online




Vendi
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Published
10 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor të fokusuar në arrestimin e disa personave si të dyshuar për fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.
Gjatë këtij aksioni, i cili përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit, është arrestuar një person me inicialet B.K., ndërsa katër të dyshuar të tjerë (GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.) ndodhen ende në kërkim policor.
Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ky grup dyshohet se ka shkaktuar një dëm fillestar prej rreth 700,000 eurosh ndaj viktimës, duke kërkuar edhe 450,000 euro të tjera në emër të kamatave të larta.
Në komunikatën zyrtarë thuhet se: “Të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që operacioni për lokalizimin e personave të tjerë po vazhdon me intensitet të lartë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se: “Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Botë
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Published
10 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.
Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.
“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.
Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.
Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”
Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.
“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.
I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Starmer: Po punojmë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës
REL: Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh
Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
