Sport

Gasperini mund të zëvendësojë Ranierin te Roma

Published

on

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës, është i mundshëm për të marrë drejtimin e Romës, sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”. Roma ka identifikuar 67-vjeçarin italian si pasuesin ideal të Claudio Ranierit, i cili do të kalojë në një rol administrativ pas këtij sezoni.

Drejtori sportiv i Romës, Florent Ghisolfi, ka pasur një takim me Gasperinin dhe i ka ofruar një kontratë trevjeçare, megjithatë, asnjë marrëveshje nuk është finalizuar ende. Gasperini është i kënaqur me interesimin, por ka kërkuar kohë për të reflektuar dhe për t’u konsultuar me drejtuesit e Atalantës, pasi ai ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratën e tij pas vitit 2026.

Gasperini po planifikon gjithashtu të shqyrtojë mundësitë e tjera nga klube si Napoli dhe Milan, të cilët janë të pasigurt për trajnerët e tyre për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, ai ka shprehur interesin për të marrë drejtimin e një klubi ambicioz që ofron mundësinë të ketë lirinë dhe kohën e nevojshme për të lënë gjurmë. Kjo tregon se ai kërkon një projekt të qëndrueshëm dhe afatgjatë, që do të mundësojë zhvillimin e tij dhe të skuadrës që ai do të drejtojë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Superliga e Kosovës sjell sot përballje të forta

Published

on

Superliga e Kosovës në futboll sot rikthehet me pesë duele interesante në kuadër të javës së gjashtë, ku nga ora 15:00 do të zhvillohen katër ndeshje.

Ndeshjet që do të zhvillohen janë: Dukagjini- Llapi, Ballkani-Drita, Gjilani-Drenica dhe Malisheva- Ferizaj.

Spektakli i futbollit sonte do të mbyllet në mbrëmje me derbin e kryeqytetit, ku nga ora 20:15 Prishtina do të përballet me Prishtinën e Re.

Këto përballje pritet të kenë ndikim të madh në renditjen e Superligës, duke shtuar rivalitetin në garën për kreun dhe mbijetesën.

Aktualisht, Prishtina është lidere e tabelës me 10 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e dytë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Arteta tregon kur rikthehet Havertz

Published

on

By

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dhënë një përditësim inkurajues për Kai Havertz, duke e përshkruar mesfushorin si një “shembull të ndryshëm” ndërsa vazhdon të punojë për të rifituar formën e tij të plotë fizike.

26-vjeçari ka qenë jashtë fushave që nga mesi i gushtit për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi në stërvitje, vetëm pak ditë pas fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Man United në ndeshjen e parë .

Havertz nuk pritet të rikthehet në fushë deri në fund të nëntorit, por Arteta ka thënë se ai mund të kthehet brenda “javëve” dhe jo brenda “muajve”.

“Me Kai-n, e dimë se do të jenë muaj me të. Nuk e di nëse mund të jenë javë, nuk i dihet kurrë sepse ky është Kai dhe ai është një ekzemplar tjetër”, u tha trajneri gazetarëve përpara ndeshjes së tyre në Kupën e Ligës me Port Vale.

“Na mungon vërtet. Shpresojmë që ai të kthehet, dhe do të kthehet edhe për një kohë të gjatë, kështu që është shumë e rëndësishme të kujdesemi për atë gju. Deri më tani, ai po përparon mjaft mirë.”

“Topçinjtë” do të luajnë ndeshjen e radhës kundër Newcastle të dielën, më 28 shtator./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Bashkimi arrin fitore historike kundër Anwil Wloclawek

Published

on

KB Bashkimi ka shënuar një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj, duke mposhtur gjigantin polak Anwil Włocławek me rezultat 80-75 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të para-kualifikimeve të FIBA Europe Cup dhe solli një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna, ku tifozët verdhezi krijuan një mbështetje të zjarrtë për skuadrën e tyre.

Basketbollistët e Bashkimit treguan karakter të madh, duke kontrolluar lojën në momentet vendimtare dhe duke mos lejuar që përvoja dhe emri i madh i skuadrës polake të ndikonte në rrjedhën e takimit.

Me këtë triumf, skuadra prizrenase dëshmoi se është e gatshme të përballet denjësisht me kundërshtarë të mëdhenj evropianë dhe të ëndërrojë për një kualifikim historik.

Kjo fitore pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve, jo vetëm si një rezultat i madh sportiv, por edhe si një dëshmi se basketbolli kosovar po bën hapa të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. /S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria pa Marash Kumbullën në ndeshjen me Serbinë

Published

on

Marash Kumbulla do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushës sipas raportimeve të fundit nga Spanja, e që tregojnë se mbrojtësi do të jetë sërish i gatshëm për Majorkën pas pushimit të kombëtareve.

25-vjeçari pësoi një dëmtim muskulor në sfidën e fundit të 21 shtatorit, që Majorka luajti përballë Atletiko Madrid.

Kumbulla la fushën e lojës në minutën e 36-të dhe vendin e tij e mori Pablo Torre.

Ndeshjet e radhës që Majorka do të luajë pa Kumbullën do të jenë me Real Sociedad, Alavesh dhe Atletik Bilbaon. Nëse gjithçka shkon sipas planit, rikthimi do të jetë ndaj Seviljes, më 18 tetor.

Kumbulla do të qëndrojë kështu jashtë listës së Silvinjos edhe për sfidat e tetorit.

Kombëtarja do të sfidojë Serbinë në transfertë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe më pas Jordaninë në miqësore./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara