Lajmet

Gashi për mosparaqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale: Tani është çështje e gjykatës

Published

on

Avokati Tomë Gashi ka komentuar mosparaqitjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dëshmitar në Prokurorinë Speciale.

Gashi ka theksuar se prokuroria mund ta merrte deklaratën e Kurtit në zyrën e tij, duke pasur parasysh ligjin dhe praktikat e mëparshme.

“Duhet të themi që prokuroria duhet ta përcaktojë se çfarë e ka prioritet nëse e ka për prioritet hetimin e këtij rasti për të cilën është thirr edhe Kurti në cilësi të dëshmitarët. Ligji e lejon nuk e ndalon që të shkoj dhe ta marrë këtë deklaratë në zyrën e kryeministrit për shkak se situata të tilla kanë ndodhur edhe më herët dhe një praktikë e tillë e prokurorisë nuk kishte me qenë jo ligjore që ta marrë deklaratën e tij në zyrën e tij. Albin Kurti ka dhënë deklarata publike dhe ka njoftuar zyrtarisht për datat ku mund të shkojnë dhe ta marrin atë deklaratë, datat duhet të harmonizohen me prokurorinë jo vetëm me kryeministrin”, ka thënë Gashi.

Gashi shtoi se, pavarësisht justifikimeve të Kurtit, për shkak të një ftese të vonuar, ai duhej të respektonte urdhrin e gjyqtarit dhe të jepte deklaratën.

“Rëndësia e hetimit prokuroria e vlerëson kështu që është një ngërç që nuk po na dërgon askund, nëse ne e shohim saktësisht nenin 132 prokuroria nuk mund të marrë asnjë masë ndëshkuese as ndaj Albin Kurtit, por as nga dikush tjetër. Për shkak se masat ndëshkuese mund t’i bëjë vetëm gjykata me kërkesë të prokurorisë, kjo e fundit ka dërguar një kërkesë ditëve të fundit, gjyqtari ka nxjerr një urdhëresë që e ka obliguar kryeministrin që të jap deklaratë, Albini nuk e ka bërë dhe deri në ditën e djeshme ka pasur justifikimi për shkak se diku nga mesi i dhjetorit ka marruar ftesë”, theksoi ai.

Sipas Gashit, tashmë është çështje e gjykatës dhe jo prokurorisë, pasi kjo e fundit nuk ka mjete për të marrë masa ndëshkuese ndaj Kurtit.

“Të dy palët kanë lëshimet e veta procedurale dhe është shndërruar një luftë politikë e panevojshme, deri ditën e martë mund të justifikohen deklarimet e Albin Kurtit, para zgjedhjeve ka thënë se mund të konsiderohet ndërhyrje në zgjedhje, zgjedhjet kanë kaluar Lëvizje Vetëvendosje ka fituar këto zgjedhje. Kështu që ditën e djeshme është dashur që ta respektojë urdhrin e gjyqtarit dhe të shkoj në prokurori ta jap këtë deklaratë, tani kemi punë me gjykatën dhe jo me prokurorinë. Prokuroria nuk ka mjete shtrënguese në kuptimin e shtrenjtimin e shqiptimin e gjobave apo çfarëdo masa tjetër, këtë mund ta bëjë gjykata me kërkesë të prokurorisë”, theksoi ai.

Avokati theksoi se prokuroria mund t’i drejtohet gjykatës për të shqiptuar një gjobë prej 250 euro për kryeministrin Albin Kurti, gjithashtu ai shtoi se mund të merret edhe vendim për arrestim.

 “Zyra e kryeministrit ka dërguar një përgjigje publike që është dërguar një kërkesë tek gjyqtari për të vepruar dhe për të sjellë masa konkrete, dhe duket që nuk janë marrë fare parasysh për arsye teknike ato të tjera që nuk jemi njoftuar. Kemi të bëjmë me rastin e rezervave shtetërore atëherë duhet të themi se edhe ministrja ka shkuar në prokurori dhe është keqinterpretuar tek mediat kinse është mbrojtur në heshtje, deklaratën e saj ajo e ka ofruar tek prokurori kompetentë që ka të bëjë me rastin e njëjtë”.

 “Nuk ka dënime, prokuroria mund t’i drejtohet gjykatës përsëri me një kërkesë të veçantë dhe gjykata mund të shqiptojë gjobë prej 250 euro, dhe në bazë të ligjit nuk është e përcaktuar se sa herë mundet gjykata të shqiptojë një gjobë të tillë. Masa drastike që mund të përdoret është edhe nxjerrja e vendimit për arrestimin e tij që besoj që nuk do të ndodh kurrë, ka ende kohë të mjaftueshme sepse nuk e di çfarë veprime do të bëjë kryeministri por nuk do të thotë që nuk do ta respektojë vendimin e gjykatës”, deklaroi avokati.

Ai shtoi se tani është çështje e gjykatës dhe jo prokurorisë, dhe se Kurti duhet të respektojë vendimin e gjykatës për të dhënë deklaratë në prokurori, për të mos bllokuar hetimin.

“Tani kemi të bëjë me vendimin e gjykatës jo të prokurorisë dhe meqenëse gjykata ka vendosur që ai të shkoj në zyrat e prokurorisë për të dhënë deklaratë është gjëja më normale që mund ta bëjë dhe jo që të mbetet një ngërç të hetimit të rastit, që prokuroria e konsideroj si prioritet. Por nëse prioritet hetimi nuk ka qenë e kundërligjshme me shkuar me marrë deklaratën prej kryeministrit në cilësinë e dëshmitarit dhe me u mbyll kjo çështje”, tha Gashi

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara