

Lajmet
Gashi mohon akuzat për sharje e ofendime
Gashi u akuzua nga kryeparlamentari Konjufca dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, për sharje e ofendime.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiShefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben Gashi ka mohuar kategorikisht se ka sharë e ofenduar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltarin e Glauk Konjufcës.
Gashi u akuzua nga kryeparlamentari Konjufca dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, për sharje e ofendime rreth kompensimit të shpenzimeve të derivateve për deputetë.
“Mbledhja dështoi se kryetari i kuvendit ka bërë shkelje. Shefi i kabinetit ka thënë të pavërteta. Pra ne si deputet jemi përgjegjës por nuk mundet që përfaqësuesi të shtrembëroj fakte. Unë kam pasur distancë dhe nuk është e vërtetë. Qe 4 mandate nuk marr shpenzime. Shefi i kabinetit nuk do të duhej të ishte në mbledhje të kryesisë”, tha Gashi.
Ai tha se 10 vite sa është deputet nuk ka marrë asnjë kompensim për këtë çështje.
Lajmet
Takimi Mickoski-Orban në Budapest, mbahet mbledhja e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë
Published
1 minute agoon
March 4, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban kanë zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ në Budapest, ku nga dje po qëndron një delegacion qeveritar me rastin e samitit hungarezo-maqedonas.
Pas takimit me Orbanin, kryeministri Mickoski në profilin e tij në X njoftoi se është biseduar për çështje kyçe me interes të përbashkët si dhe për “forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimet, energjinë, infrastrukturën dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë”.
Ai gjithashtu bëri të ditur se është mbajtur mbledhje e përbashkët mes qeverive të dy vendeve, duke shtuar se “janë shqyrtuar dhe është rënë dakord për çështje kyçe me interes të përbashkët”. Mbledhja u mbajt pas takimeve dypalëshe të ministrave përkatës, të cilat shërbyen si bazë për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit”.
“Ne nuk mund t’i mbrojmë njerëzit e Evropës nga migrimet ilegale pa mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor“, tha kryeministri hungarez Orban përmes X në një njoftim me rastin e fillimit të sotëm të samitit të dytë ndërqeveritar hungarezo-maqedonas.
“Maqedonia e Veriut është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në këtë drejtim“, tha ai, duke falënderuar kryeministrin Mickoski.
Pas takimeve është planifikuar konferencë e përbashkët për media.
Samiti ndërqeveritar filloi dje me takimin e ministrave të Politikës së Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski dhe Peter Szijjarto. Në takim, Szijjarto theksoi edhe një herë mbështetjen që Hungaria i jep Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Përndryshe, mbledhja e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë u mbajt vitin e kaluar në Ohër.
Lajmet
Keqpërdori detyrën u.d i drejtorit të shkollës, ngrihet aktakuzë
Published
4 minutes agoon
March 4, 2025By
UBTnews
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej marsit të vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar – si U.D. drejtor i njërës prej shkollave të mesme në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër.
“I pandehuri kontrakton investitor – firmën “E.B.” për servisimin dhe riparimin e kalldasë dhe radiatorëve të shkollës në shumën prej 995 €, firmën N.P.“E.” për gjelbërimin e shkollës me lule dhe fidanë në shumë prej 899.50 €, firmën N.T.Sh. “Q.” për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ollukëve të kulmit të shkollës në shumën prej 995.40 €, dhe operatorin DPT “I.” për furnizimin e shkollës me material për zyre në shumë prej 980 €, ashtu që ka realizuar pagesat në bazë të procesverbaleve, pa i pranuar shërbimet e operatorëve nga anëtarët e komisionit që figurojnë në procesverbalet të cilat kanë deklaruar se nënshkrimet nuk janë të atyre, dhe nuk i kanë pranuar këto mallra dhe shërbime, që kapin shumën 3.869,90 €, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal në Prizren. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së. Gjithashtu, i njëjti prej 26.07.2021 deri më 15.11.2021, në cilësinë e personit zyrtar – si U.D. drejtor i njërës prej shkollave të mesme në Prizren, ka falsifikuar dokumentet zyrtare, në atë mënyrë që ka përpiluar dhe lëshuar dokumentin në emër të anëtarëve të komisionit të shkollës të cilëve iu ka munguar vendimi se janë anëtarë të komisionit, duke i nënshkruar procesverbalet pa njohurinë e anëtarëve të komisionit dhe atë në emër të: A.B., E.S., E.N., R.M., Sh.M., A.D., A.I. dhe D.B., ku në bazë të këtyre procesverbaleve janë realizuar pagesa për operatorët e lartëcekur pa dijeninë, nënshkrimin dhe prezencën e anëtarëve të komisionit, të cilët kanë mohuar pranimin mallrave dhe shërbimeve për nevojat e shkollës. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve zyrare” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Lajmet
Aprovohet ankesa e VV-së, PZAP urdhëron që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme
Published
12 minutes agoon
March 4, 2025By
UBTnews
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e VV-së.
PZAP-ja urdhëroi që 21 fletëvotime nga qendra të votimit të vlerësohen si të vlefshme dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Partia në pushtet ishte ankuar për disa fletëvotime, duke thënë se janë shpallur të pavlefshme.
“Sipas parashtruesit të ankesës, theksohet se konkretisht bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, votuesi duhet vetë ta shtypë/printojë fletëvotimin nga faqja zyrtare e KQZ-së. Në fletëvotimet përkatëse, gjatë këtij procesi të printimit, vërehet se fletëvotimet nuk janë printuar si të plota, ndonëse vërehet qartë qëllimi i votuesit. Por, meqë ky nuk është rasti dhe votuesi fillimisht ka printuar fletëvotimin në kushte shtëpie, e diktuar ndonjëherë nga formati i dërguar e specifikat krejt teknike e teknologjike, duhet të kihet parasysh se qëllimi i votuesit ashtu siç e përcakton edhe Ligji”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Lajmet
Prishtina hap procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, Rama: Panele digjitale dhe Inteligjencë Artificiale për kushte më të mira edukative
Published
31 minutes agoon
March 4, 2025By
UBTnews
Komuna e Prishtinës ka nisur procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, me një ceremoninë të mbajtur në shkollën fillore “Dardania”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se deri në fund të vitit do të instalohet një sistem digjital në të gjitha klasat, duke përfshirë panele digjitale dhe qasje në kutikulën digjitale për studentët.
“Kemi filluar instalimin e paneleve digjitale, që të cilat tash po instalojmë në shkollë Dardania’, vazhdojmë të instalojmë në shtatë shkolla të tjera. Deri fund të vitit pretendojmë me instaluar nëpër të gjitha klasat, kjo është pjesë e zhvillimit të programit tonë. Të gjithë studentët tashmë kanë qasje në kutikulën digjitale që i lehtëson shumë edhe problemet që kanë pasur më parë, deklaroi kryetari”, tha ai.
Rama shtoi se procesi përfshin gjithashtu implementimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla dhe instalimin e sensorëve për monitorimin e cilësisë së ajrit, me qëllim që të sigurohen kushte optimale për nxënësit.
Ai e vlerësoi këtë projekt si një hap të rëndësishëm në avancimin e sistemit arsimor në kryeqytet.
“Kemi një sistem të avancuar në shkollat e kryeqytetit tashmë me panele të mençura, jemi duke punuar që ta implementojnë edhe Inteligjencën Artificiale si pjesë e zhvillimit edukimit në të gjitha shkollat e kryeqytetit. Në të gjitha shkollat synojmë që të instalojmë sensor që përveç këtyre zhvillimeve për nxënësit të kemi monitorimin edhe të ajrit që në të gjitha klasat të jetë në nivelit të duhur që me mundësuar të nxënësit të kenë kushtet sa më të mira”, ka theksuar Rama.

Takimi Mickoski-Orban në Budapest, mbahet mbledhja e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë

Keqpërdori detyrën u.d i drejtorit të shkollës, ngrihet aktakuzë

Aprovohet ankesa e VV-së, PZAP urdhëron që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme

“20,000 trupa nga vendet evropiane nuk janë të mjaftueshme” – Vance merr kritika pas deklaratave të tij për Ukrainën

Prishtina hap procesin e digjitalizimit nëpër shkolla, Rama: Panele digjitale dhe Inteligjencë Artificiale për kushte më të mira edukative

Regjistrohen disa raste me fruth në Kosovë – IKSHPK thirrje që të vaksinohen fëmijët

Konfirmohet gripi i shpendëve në Shqipëri, një fermë në karantinë, ndalohen vezët e mishi i saj

Vendoset gurthemeli i çerdhës së re në Gjilan, investim i MASHTI-t në vlerë prej rreth 855 mijë euro

Salla e Afrikës në Etiopi është riparuar për një epokë të re
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt