Lajmet

​Gashi: Koordinimi me Radoiçiqin është fatkeqësi për Kosovën

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se koordinimi me terroristin Milan Radojiçiq është fatkeqësi për Kosovën. Në deklarimin e tij pas kërkesës për debat parlamentar nga PDK, Gashi deklaroi se kryeterroristi Radoiçiq ka kryer terrorist ndaj shtetit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se debati publik ka arritur në pikën e degjenerimit, për çka shtoi se është fatkeqësi për Kosovën.

Është për keqardhje se ku ka arrit debati publik në Kosovë. Debati publik sot në Kosovë ka arritur në pikën e degjenerimit të vet se sa është i përfshirë terroristi Millan Radoiçiq në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës. Kjo është fatkeqësi për Kosovën, fatkeqësi e cila e dëmton sakrificën e secilit qytetar të Kosovës. E dëmton besimin e secilit qytetar të Kosovës. Sot çfarë po dëgjojmë këtu dhe ajo çka pamë dje është në vazhdën e logjikës të cilën LVV e ka ndërtuar si logjikë e përbaltjes dukje qenë vet e zhytur deri në fyt me kriminelë si Millan Radojiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çfarë përcaktimi është ky? Çfarë përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e tyre e grupit tyre parlamentar akuzon para, mbrapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tëra anët dhe këta entuziazmohen”, deklaroi ai.

Gashi shtoi se mentaliteti që është ndërtuar në këtë qeverisje është i gabuar dhe se interesi i Kosovës nuk është koordinimi me Millan Radoiçiqin.

Çfarë është ky entuziazëm? Kush po gëzohet? Për çka po gëzohet? Po gëzoheni se kush është më tradhtar se tjetri? Po gëzoheni se kush i ka shërbyer më shumë Serbisë se tjetri, çka po gëzoheni, çka po duartrokitni? Kush kujt po i duartroket këtu? Ai është një terrorist i cili ka kryer akt terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Ai terrorist ka vrarë një polic të Kosovës. Dhe ju dilni këtu sot dhe pa pikën e pafytyrësisë dhe mburreni”, shtoi Gashi.

Gjatë deklarimit të tij, ka pasur reagime të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për çka janë përfshirë edhe bashkëpartiakët e Gashit.

Koordinimi me një terrorist është fatkeqësi kombëtarë, në rastin më të lehtë nëse jo koordinim për tradhti kombëtare. Dhe nuk duhet t’i duartrokitet një fatkeqësie kombëtare”, përfundoi Gashi.

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara