Lajmet

Gashi: Kjo Qeveri ka dështuar lidhur me investimet kapitale

Sipas tij, kërkesa për raportin 6-mujor u vonua për shkak të mungesës së efikasitetit të punës së Kuvendit.

Published

on

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022, është shtyrë me kërkesë të Lidhjës Demokratike, e cila ishte partia që e kishte iniciuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kërkesa që është bërë në muajin gusht për ta shqyrtuar raportin 6-mujor të Qeverisë, ka ardhur sot për shkak të mungesës së efikasitetit të punës së Kuvendit.

Prandaj, ai e ka konsideruar se si LDK do të bëjnë kërkesë që të shqyrtohet raporti vjetori i investimeve kapitale.

“Kjo kërkesë është bërë në fund të muajit gusht për të shqyrtuar raportin 6 mujor të investimeve kapitale si rezultat i mungesës së efikasitetit të punës së Kuvendit kjo nuk ka ardhur në shqyrtim në seancë deri sot prandaj ka humbur aktualitetin dhe ne si grup parlamentar do ta paraqesim kërkesën për ta shqyrtuar raportin vjetor të qeverisë lidhur me investimet kapitale…Aty do të koncentrohem dhe të shohim se si kjo qeveria ka dështuar në të gjitha projektet kapitale dhe se si vendi ka hyrë në vitin e 3 buxhetore të kësaj qeverisje dhe rezultatet në investimet kapitale dhe infrastrukturën shtetërore dhe zhvillimin ekonomik janë impakte negative”, ka thënë ai.

Lajmet

“Die Fledermaus” rikthehet në skenën e TKOBAP-së më 25, 26 dhe 27 shtator

Published

on

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të sjellë në skenë operetën e njohur “Die Fledermaus” të kompozitorit Johann Strauss II, më 25, 26 dhe 27 shtator.

E cilësuar si një nga veprat më të dashura të repertorit të operetës, “Die Fledermaus” sjell një histori plot keqkuptime, identitete të rreme, flirt, sekrete dhe situata komike.

Ngjarjet zhvillohen rreth një feste me maska, ku një hakmarrje shndërrohet në një seri episodesh të papritura, të shoqëruara nga ritmet karakteristike të valsit vjenez.

Me humor, elegancë dhe atmosferë festive, shfaqja premton muzikë dhe argëtim, ndërsa maskat bien njëra pas tjetrës dhe sekretet dalin në dritë.

Biletat mund të blihen pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna deri të dielën, në oraret 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00. Në ditët e shfaqjeve, biletaria do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga 16:00 deri në 19:30.

“Die Fledermaus” fton publikun të përjetojë një festë ku asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku, deri në fund, askujt nuk mund t’i besohet plotësisht./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justin Bieber feston tetëvjetorin e martesës me Hailey-n: “Tetë vjet deri në pafundësi”

Published

on

Justin Bieber ka shënuar tetëvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, duke ndarë një seri fotografish romantike në Instagram.

Këngëtari 32-vjeçar publikoi momente të ndryshme me Hailey-n, duke përfshirë pamje teksa luajnë bilardo, përqafohen dhe puthen.

“Tetë vjet deri në pafundësi. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin”, shkroi Bieber në përshkrimin e postimit, të cilin e ndau me ndjekësit e tij në Instagram.

Edhe Hailey reagoi me humor ndaj postimit të bashkëshortit. “Tetë vjet që luajta në bilardo, për fat të keq”, shkroi ajo në koment, duke shoqëruar fjalët me emoji puthjesh. Më pas, ajo e shpërndau postimin e Justin-it edhe në story.

Çifti u martua në shtator të vitit 2018, vetëm disa muaj pasi u fejuan. Justin i kishte propozuar Hailey-t gjatë një udhëtimi në Bahamas.

Dyshja njiheshin prej vitesh përpara se lidhja e tyre të bëhej romantike. Mediat nisën t’i lidhin për herë të parë në vitin 2014, ndërsa marrëdhënia e tyre kaloi në disa faza para se të riktheheshin bashkë në vitin 2018.

Në maj të vitit 2024, Justin dhe Hailey njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bënë publik përmes fotografive dhe një videoje nga rinovimi i premtimeve të tyre në Hawaii, ku Hailey shfaqej shtatzënë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë, konfiskohen pistoleta dhe municion

Published

on

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar gjatë 13 shtatorit në Obiliq, Prishtinë, Prizren dhe Suharekë, ndërsa Policia ka konfiskuar armë, municion dhe mjete të tjera.

Në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Rrethin e Fontanës në Prishtinë, një person tjetër është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 14 fishekë. Pas intervistimit, ai është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë, dy shufra metali të dëmtuara, tri thika dhe tre mulli për bluarjen e narkotikëve. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Lubizhdë, në një rast tjetër, gjatë bastisjes së një shtëpie policia ka gjetur një pistoletë dhe 24 fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në fshatin Shirokë të Suharekës, dy persona janë përleshur fizikisht dhe kanë pësuar lëndime. Njërit prej tyre i është konfiskuar një thikë, ndërsa të dy janë liruar pas intervistimit.

Në fshatin Rracaj të Gjakovës, një person është arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka përdorur sprej ndaj një personi tjetër. Spreji është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gruaja nga Shqipëria arrestohet në Aeroportin e Prishtinës për dokument të falsifikuar

Published

on

Një grua, shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 12:40.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është sekuestruar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara