Lajmet

Gashi: Dejona Mihali ka ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme në menaxhimin e KEK-ut

Published

on

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga opozita, ku po diskutohet për “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Në seancën që po kryesohet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, nuk po marrin pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kjo seancë është e domosdoshme për situatën, siç e quajti ai, alarmante të shkaktuar nga keqmenaxhimi dhe ndërhyrjet e jashtëligjshme.

Ai ka prezantuar rezolutën shtatë-pikëshe, për çka kërkohet hetim “për skandalet e KEK-ut”.

Kuvendi i Kosovës kërkon nga organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet e KEK-ut, duke përfshirë keqmenaxhimin e tenderëve një-burimor dhe mungesën e konkurrencës në prokurimin publik. Të gjitha shkeljet e konstatuara të ndiqen penalisht. Dy, Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe bordi i KEK-ut që të raportojnë për kontratën e shitblerjes së energjisë elektrike gjatë periudhës 2001-2024, duke përfshirë kushtet e favorshme për palët e treta dhe ndikimin financiar në financat publike. Kuvendi obligon organet përkatëse që të rishikojnë këto kontrata dhe të mbrojnë interesin publik dhe të ndjekin dhe të eliminojnë secilën parregullsi. Kuvendi kërkon nga organet kompetente që të hetojnë ndërhyrjen e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen e KEK-ut, veçanërisht në lidhje me dhënien e tenderëve, tregtinë e energjisë dhe proceset e punësimeve”, u shpreh ai.

Sipas kësaj rezolute, Gashi tha se Kuvendi kërkon nga autoritet kompetente që të hetojnë ndërhyrjen e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen e KEK-ut dhe hetim për Dejona Mihalin.

Kjo seancë është e domosdoshme për zhvillimin e një debati të gjerë parlamentar lidhur me situatën alarmante të shkaktuar nga keqmenaxhimi dhe ndërhyrjet e jashtëligjshme në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, të cilat ndërhyrje kanë dëmtuar funksionimin dhe integritetin e kësaj ndërmarrje jetike për vendin. Kjo seancë ka për qëllim që Kuvendi të adresojë këto shqetësime dhe të zhvillojë një debat të hapur për masat që duhet të merren për të përmirësuar menaxhimin në KEK, për të rritur transparencën dhe për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme. Kuvendi duhet të sigurojë që KEK të operojë sipas standardeve të larta profesionale dhe të respektojë ligjet e Republikës së Kosovës”, deklaroi Gashi.

Proceset e tenderimit, siç tha Gashi, kanë treguar keqmenaxhim dhe ndërhyrje të jashtëligjshme. Sipas tij, çështjet specifike që kërkojnë trajtim janë skandalet me tenderët një-burimor dhe mungesa e konkurrencës në prokurimin publik. Ai shtoi se çështja e dytë e cila duhet të diskutohet është shitblerja e energjisë elektrike dhe ndikimi financiar në buxhetin e vendit. Gashi tha se raportet tregojnë se KEK ka lidhur kontrata jo të favorshme të cilat kanë dëmtuar stabilitetin financiar të korporatës.

Raportet tregojnë se individët pa asnjë rol formal në KEK kanë ndikuar në dhënien e tenderëve, punësimin dhe tregtinë me energji. Duke shkaktuar favorizime dhe shkatërruar integritetin institucional. Një çështje tjetër që duhet të diskutohet dhe për të cilat Kuvendi i Kosovës duhet të marrë qëndrimin e vet është përfshirja e personit të quajtur Dejona Mihali si koordinatore e LVV-së dhe ndërhyrjet e paligjshme në KEK, përfshirë punësimet e paligjshme. Sipas raportimeve publike, personi i quajtur Dejona Mihali me titullin ‘koordinatore e LVV-së, ka ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme në menaxhimin e KEK-ut duke ndikuar në dhënien e tenderëve, në tregtimin e energjisë elektrike si dhe duke shkaktuar një valë të punësimeve të jashtëligjshme të cilat ka edhe kallëzim penal nga LDK”, përfundoi Gashi.

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara