Lajmet

Gashi: Çmimi i ri i rrymës në Kosovë më i lartë se në Francë

Ai foli për pasojat e shtrenjtimit të rrymës.

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se sipas propozimit të ZRRE-së i bie që çmimi i rrymës në Kosovë pas rritjes të jetë më i lartë sesa në Francë. Sipas tij, Kosova barazon çmimin e rrymës më Italinë.

“Kryeministër i refuzove të gjitha projektet me ujë, solare, thëngjill, gazin amerikane. Po ankohesh se qeveritë e tjera e kanë fajin. Pajtohna me ty që e kanë pjesërisht fajin. Kosova me çmimin e rritur të rrymës shkon baras me Italinë. Nga 6 cent sa është tash 22 cent për kilovat. E lë pas edhe Francën”, tregoi ai.

Ai foli për pasojat e shtrenjtimit të rrymës.

“Thëngjilli ka me i myt qytetarët. Ka me i mbyt kanceri. Kanë mu zhvesh malet e Kosovës. Diqysh duhet me u nxe. Luks me u ngroh u bë”, u shpreh ai.

Lajmet

Zyrtare: Gjenerali Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit

Published

on

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe sipas dokumenteve zyrtare, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.

Gjenerali amerikan Clark ishte personi që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të Ish-Jugosllavisë, organizoi dhe mbikëqyri fushatën ajrore të NATO’s që filloi më 24 mars 1999, e cila kishte në synim t’i jepte fund represionit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

Fushata e drejtuar nga Clark detyroi ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999, duke i hapur rrugë vendosjes së trupave të KFOR-it, mision i NATO’s, si dhe kthimit të refugjatëve.

Paraqitja e Clark si dëshmitar i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së po konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në procesin gjyqësor të Hagës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Muriqi mund të thyejë disa rekorde këtë edicion te Mallorca

Published

on

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka pasur startin e tij më të mirë me klubin e Mallorcas që nga ardhja në vitin 2022.

Sulmuesi i Mallorcas po kalon sezonin e tij të pestë në klub dhe me një total prej pesë golash, “Pirati” ka vendosur rekord për shënimin e golave në tetë ndeshjet e para të këtij edicioni në ishull që nga transferimi i tij zyrtar në sezonin 2022/2023.

Muriqi, kujtojmë se nuk ka shënuar më herët pesë gola në tetë ndeshjet e tij të para për Mallorcan.

Sezoni i tij më i mirë në Mallorca

Në sezonin 2022/2023, Vedat Muriqi luajti sezonin e tij të parë të plotë me fanellën e Mallorcas. Atë kohë, me të madhin Lee Kang-in në sulm, kosovari regjistroi rekordin e tij më të mirë personal që nga koha e tij te Fenerbahçe, me 15 gola dhe tre asistime në kampionat.

Nga këto 15 golat, Muriqi ndihmoi Mallorcan të fitonte nga tre pikë në shtatë raste në një sezon në të cilin skuadra përfundoi në vendin e nëntë me 50 pikë. Deri më tani dhe padyshim ky është sezoni i tij më i mirë me fanellën e kuqe.

Por edhe atëherë, ai nuk arriti të shënonte pesë gola në tetë ndeshjet e para.

Në fakt, goli i tij i katërt i sezonit u realizua në javën e tetë, dhe vetëm në javën e 11-të ai shënoi golin e tij të pestë, pasi kishte humbur dy ndeshjet e mëparshme për shkak të pezullimit. Pra, nëse vazhdon në trajektoren e tij aktuale, Muriqi mund të tejkalojë edhe rekordin e tij personal- 17 gola, një shifër që e ka arritur në tre raste të ndryshme.

Muriqi mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas.

Nëse shkojmë edhe më tej për atë që Vedat Muriqi mund të arrijë këtë sezon, shohim se kalimi në vendin e dytë për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Mallorcas është i arritshëm, dhe në fakt, thjesht çështje kohe.

Me 38 gola në 117 ndeshje në La Liga, Muriqi është gjashtë gola prapa Juan Arangos, i cili shënoi 45 gola në 183 ndeshje në La Liga. Një shifër krejtësisht e arritshme në muajt në vijim që mund ta kalojë legjendën e klubit.

Rekordin për gola të shënuar e mban Samuel Eto’o i cili ka shënuar 53 gola në 133 ndeshje.

Megjithatë, me një kontratë deri në vitin 2029, duket gjithashtu se është çështje kohe para se “Pirati kosovar” të bëhet sulmuesi me më së shumti gola në historinë e ekipit elitar të Spanjës./S.K/EO

Continue Reading

Lajmet

Shkëndija, skuadra e parë në RMV që arrin fitore në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Published

on

Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka arritur të shkruajë historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar fitoren e parë dhe tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra kuqezi triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj ekipit irlandez Shelburn, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Goli vendimtar erdhi në minutat shtesë, pas një goditjeje të fortë të Ronaldo Webster, që u devijua nga Patrik Barnet, duke përfunduar në rrjetën e skuadrës mysafire.

Me këtë fitore, Shkëndija jo vetëm që regjistroi triumfin e parë në historinë e saj në fazën e grupeve të një gare evropiane, por gjithashtu u bë skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut që arrin një sukses të tillë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Në UBT po zhvillohet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive

Published

on

Në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan ka nisur sot Konferenca e parë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (IC-SM 2025). Si mysafirë specialë në konferencë që po marrin pjesë janë Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), Prof. Dr. Fabio Pigozzi nga Italia, Prof. Dr. Norbert Bachl nga Austria, Annika Hangleiter, nga Gjermania, Gobert von Skrbensky nha Austria e mysafirë të tjerët të shumtë vendorë e ndërkombëtarë.

Rektori UBT-së, prof.dr.Edmond Hajrizi, në fjalën hapëse të konferencës përkujtoi se UBT, që nga themelimi i saj, ka qenë e përkushtuar ndaj dijes, inovacionit dhe krijimit të një shoqërie të zgjuar, ku shkenca, teknologjia dhe praktika bashkohen për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në shoqëri.

Mjekësia sportive, tha ai, është një nga fushat që mishëron më së miri këtë filozofi- duke bashkuar shëndetin, edukimin, performancën dhe inovacionin teknologjik.

Ai theksoi se UBT, përmes themelimit të Qendrës për Mjekësi Sportive në UBT, ka hapur një kapitull të ri në zhvillimin e kësaj fushe në Kosovë.

Hajrizi tha se falë kësaj nisme, Kosova është anëtarësuar për herë të parë në Federatën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), përmes Shoqatës së Mjekësisë Sportive dhe Ushtrimeve të Kosovës (KASEM) – një arritje historike që e rendit vendin tonë përkrah më shumë se 117 shteteve anëtare të kësaj organizate prestigjioze.

Me një fjalë rasti, në hapje, konferencës iu drejtua edhe Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), Prof. Dr. Fabio Pigozzi. Ai foli për rëndësinë e Mjekësisë Sportive në nivel global, si dhe theksoi rëndësinë e diskutimeve në këtë fushë, gjithnjë me interes për publikun.

Konferenca IC-SM 2025 do të shërbejë si një platformë ndërkombëtare për bashkëpunim dhe ndarje të përvojave profesionale, prezantim të trendeve dhe inovacioneve më të fundit në mjekësinë sportive, nxitje të kërkimit shkencor dhe praktikave të rehabilitimit, si dhe ndërtim të rrjeteve ndërkombëtare në fushën e sportit dhe shëndetit.

Konferenca organizohet nga UBT, me mbështetjen e: Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM); International Federation of Sports Medicine (FIMS); Komiteti Olimpik i Kosovës; Sport, Health, and the People – A Western Balkan University Network (SHAPE Project)./S.K/UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara