Lajmet

​Garda Skoceze ekspozon armët dhe pajisjet ushtarake në Kosovë

Published

on

Komandanti i misionit të KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani udhëhequr nga NATO, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kampin Bondsteel, ku u prit nga Komandanti i Komandës Rajonale Lindje (RC-E), Kolonel Jonathan Lloyd.

Gjatë vizitës, Barduani mori një informim të detajuar mbi operacionet dhe aktivitetet e përditshme të RC-E, duke u njohur nga afër me përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave në terren.

Në kuadër të vizitës, u zhvillua edhe një shfaqje armësh dhe pajisjesh ushtarake, e organizuar nga Garda Skoceze, e cila është e vendosur në Kosovë si pjesë e Forcës Rezervë të NATO-s për qëllime stërvitore.

Kjo ekspozitë ofroi një pasqyrë mbi kapacitetet moderne që KFOR-i ka në dispozicion.

“Profesionalizmi, përkushtimi dhe kompetenca juaj janë thelbësore për misionin tonë,” u shpreh gjeneralmajor Barduani, duke falënderuar personelin për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë.

KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Klinë, pas mosmarrëveshjes verbale i dyshuari sulmon fizikisht motrën

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Klinë.

Sipas raportit të policisë, një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshje paraprake, transmeton KosovaPress.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Klinë 16.10.2025, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e KosovaPress një kamion duket se ka dalë nga rruga.

Bazuar në pamje shihet se në aksident janë përfshirë dy kamionë

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima nga ky aksident.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje./KP

Continue Reading

Lajmet

​Rritet importi i energjisë elektrike, bie prodhimi i thëngjillit në Kosovë

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjatë muajit gusht të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 502.12 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 411.92 GWh ose 1.29 për qind më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.78 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se importi i energjisë elektrike në gusht të këtij viti është rritur 69.95 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas ASK-së ka shënuar rënie prodhimi bruto nga termocentralet në KEK.

ASK njofton po ashtu se importi i energjisë elektrike në gusht të vitit 2025 ishte 360.623 GWh, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi ishte 212,197 GWh ose 148. 432 GWh më shumë.

Kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 243.28 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasitë e transmisionit).

Ndërsa, sipas ASK-së prodhimi i thëngjillit për muajin gusht 2025 ishte rreth 495.66 mijë ton, që paraqet një rënie prej 18.68 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar./KP

Continue Reading

Lajmet

Gjermania konfiskon 720 milionë euro nga asetet e ngrira të bankës ruse

Published

on

By

Gjykata e Lartë gjermane synon të konfiskojë rreth 720 milionë euro nga asetet e ngrira të një institucioni financiar rus, njoftoi sot sistemi gjyqësor në landin qendror Hesen.

Sipas autoriteteve, janë hapur procedura të posaçme me kërkesë të Zyrës Federale të Prokurorit të Përgjithshëm, raporton ATSH.

Banka ishte përfshirë në listën e embargos së Bashkimit Evropian ndaj Rusisë në qershor të vitit 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të atij viti, thuhet në një deklaratë.

Si pasojë, të gjitha pasuritë e kompanisë në institucionet financiare dhe kreditore evropiane u ngrinë në përgjigje të sulmit ndaj Ukrainës.

Pak pas vendosjes së sanksioneve, persona të panjohur në bankë thuhet se kanë tentuar të tërheqin fondet, por urdhri përkatës elektronik i transferimit nuk është ekzekutuar.

Sipas procedurave, paratë do të konfiskohen në favor të arkës shtetërore./KP

Continue Reading

Të kërkuara