Teknologji

Galaxy Watch8 sjell dizajn të ri dhe sensorë më të avancuar

Published

on

Samsung ka prezantuar zyrtarisht modelin më të ri të orës inteligjente, Galaxy Watch8, e cila sjell disa përmirësime në dizajn, performancë dhe veçori shëndetësore. Me një qasje më të integruar ndaj nevojave të përdoruesve, Watch8 synon të ofrojë një përvojë të plotë në ndjekjen e aktivitetit ditor, organizimin personal dhe monitorimin e mirëqenies.

Dizajni i ri me formën “jastëk” dhe teknologjia Dynamic Lug System është ndërtuar për të ofruar më shumë rehati gjatë mbajtjes, duke e bërë orën të përshtatshme për përdorim të përditshëm, pavarësisht aktivitetit. Përmirësimet teknike përfshijnë një procesor 3 nm dhe bateri të optimizuar, që sigurojnë përdorim afatgjatë dhe performancë të qëndrueshme, edhe kur ekrani Always-On është aktiv.

Një nga risitë kryesore është GPS-i me dy frekuenca (L1 + L5), i cili ndihmon në gjurmim më të saktë të vendndodhjes edhe në mjedise sfiduese si qendrat urbane ose zonat me shumë pemë.

Për përdoruesit që janë të interesuar për stërvitje, Running Coach ofron plane të personalizuara pas një testimi fillestar dhe udhëzime në kohë reale gjatë ushtrimeve. Pajisja përfshin gjithashtu funksione për analizën e gjumit, përmes të cilave përdoruesit marrin sugjerime për përmirësimin e rutinës së pushimit.

Ndër metrikat e reja të shëndetit janë Ngarkesa Vaskulare dhe Indeksi i Antioksidantëve, që ofrojnë të dhëna mbi gjendjen fizike dhe reagimin e trupit ndaj stresit apo lodhjes. Të gjitha informacionet grumbullohen përmes funksioneve të reja si Energy Score, ndërsa Galaxy AI ndihmon në interpretimin e tyre në mënyrë të thjeshtuar.

Ora përfshin gjithashtu ekran Super AMOLED me ndriçim deri në 3000 nit, duke ruajtur qartësinë edhe në ambiente me ndriçim të fortë. Ndërfaqja e re One UI 8 dhe integrimi me Google Gemini sjellin një mënyrë më të thjeshtë të përdorimit dhe ndërveprimit me orën, pa qenë e nevojshme të përdoret telefoni.

Galaxy Watch8 është i përshtatshëm edhe për përdorues që nuk zotërojnë pajisje Galaxy. Përmes platformës trygalaxy.com, përdoruesit mund të testojnë përvojën që ofron ekosistemi Galaxy, përfshirë funksione si Përkthimi i Drejtpërdrejtë, Ndihma për Biseda, apo Ndihma për Foto, përmes një simulimi direkt në telefonin e tyre.

Aktualitet

Trajnime praktike dhe certifikime ndërkombëtare në UBT, nga shtatori deri në nëntor

Published

on

UBT ka njoftuar nisjen e një cikli të gjerë trajnimesh profesionale dhe praktike për periudhën Shtator–Tetor–Nëntor 2025, të hapura për studentë, profesionistë dhe të gjithë të interesuarit për zhvillim të aftësive. Sipas njoftimit, çdo muaj do të hapen grupe të reja, duke ofruar fleksibilitet në orar dhe mundësi për t’iu përshtatur angazhimeve të pjesëmarrësve.

Programi mbulon fusha kyçe të menaxhimit të projekteve, IT-së, analizës së të dhënave dhe aftësive të buta, me fokus në standarde ndërkombëtare dhe punë praktike në laboratorë modernë të UBT-së.

Trajnimet e planifikuara:

  • PRINCE2 – 24 orë
  • ITIL Foundation – 24 orë
  • Analiza e të Dhënave me SPSS – 24 orë
  • MS Project – 18 orë
  • Hyrje në Programim – 30 orë
  • MS Excel i Avancuar – 24 orë
  • Marketingu Digjital – 24 orë
  • Shitja & Kujdesi ndaj Klientëve – 2 muaj
  • Instalues Elektrik – 3 muaj
  • Zhvillues i Aplikacioneve me AI – 2 vite

Trajnimet do të zhvillohen në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Pjesëmarrësit përfitojnë nga ligjërues të certifikuar, mjedise laboratorike të avancuara, certifikatë pjesëmarrjeje dhe kompetence, si dhe mundësi certifikimi ndërkombëtar për programet PRINCE2 dhe ITIL.

Aplikimet kryhen online: APLIKO TANI!

Continue Reading

Aktualitet

Edhe pak vende të lira në programin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT

Published

on

UBT njofton se kanë mbetur edhe pak vende të lira për programin Inxhinieri e Mekatronikës, një nga drejtimet më inovative dhe të kërkuara nga të rinjtë në fushën e inxhinierisë.

Ky program ndërthur mekanikën, elektroniken dhe teknologjinë digjitale, duke përgatitur studentët për të qenë pjesë e transformimit teknologjik në fushat e automatizimit, robotikës dhe sistemeve të mençura.

Studentët e këtij programi përfitojnë nga laboratorë të avancuar, ligjërues me eksperiencë ndërkombëtare dhe projekte praktike, duke ndërtuar kompetenca të plota për tregun e punës. Përmes këtij kombinimi, ata përgatiten të udhëheqin zhvillimet më moderne në industri dhe teknologji.

Aplikimet janë ende të hapura dhe mund të bëhen online në linkun: APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Teknologji

Elon Musk padit Apple dhe OpenAI: Akuzon për pengim të konkurrencës në Inteligjencën Artificiale

Published

on

By

Elon Musk ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për bashkëpunim në dëm të konkurrencës në fushën e Inteligjencës Artificiale. Padia prej 61 faqesh, e depozituar në një gjykatë federale në Teksas, vjen pas deklaratave të mëparshme publike të Musk, ku ai kishte shprehur shqetësimin për mënyrën se si Apple, sipas tij, favorizon OpenAI në dyqanin e aplikacioneve të iPhone.

Musk pretendon se Apple po ndihmon në mënyrë të padrejtë OpenAI, duke i dhënë përparësi ChatGPT-së në renditjen e aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale, në dëm të konkurrentëve si Grok – chatbot-i i zhvilluar nga kompania e tij xAI.

Përmes padisë, e cila është paraqitur nga xAI dhe entitete të tjera korporative të Musk, ai kërkon dëmshpërblim financiar dhe ndërhyrje nga gjykata për të ndaluar praktikat që i konsideron të paligjshme.

Në dokumentin ligjor, Apple përshkruhet si një kompani që e sheh zhvillimin e Inteligjencës Artificiale si një kërcënim potencial për dominimin e saj në treg, veçanërisht për iPhone-in, produktin më fitimprurës të saj. Sipas padisë, ky perceptim ka nxitur Apple të afrohet më tej me OpenAI për të ruajtur avantazhin e saj tregtar.

As Apple dhe as OpenAI nuk kanë komentuar ende publikisht mbi padinë.

Continue Reading

Aktualitet

Master në UBT – Zhvillo aftësitë që kërkon tregu global në programin Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment

Published

on

UBT ofron programin e nivelit master Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment, program ky që ofron zgjidhje adekuate për të ardhmen tuaj profesionale, në ndërlidhjen unike që ka bërë ky fakultet mes biznesit dhe teknologjisë.

Përmes këtij programi, studentët e UBT-së do të kenë mundësi të perfeksionojnë njohuritë e tyre të fushës së sistemeve të informacionit, duke përfshirë ato për biznes, biblioteka dhe arkivim, siguri dhe privatësi të informacionit, sistemet gjeografike të informacionit, statistika, si dhe procesim i të dhënave dhe simulimi.

Infrastruktura moderne dhe laboratorët me pajisjet më inovative të teknologjisë së fundit, studentëve të këtij programi iu japin mundësi që të realizojnë punën praktike krahas asaj teorike përgjatë vitit akademik.

Të diplomuarit e këtij programi studimi janë kërkesë e tregut, në saje të zhvillimit të strategjisë së UBT-së për programet më unike që janë trend në gjithë botën, nga ku nivelin e punësimit të studentëve të UBT-së e ka ngritur në 98%.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara