Kulturë
Gabimi më i madh në një letër motivimi
Letrat e motivimit kanë më shumë kuptim kur dërgohen me email.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiGabimi më i madh në një letër motivimi është rëndësia që i kushtohet asaj. Zakonisht punëkërkuesit krijojnë një CV në të cilën thjesht përmendin arritjet e tyre në karrierë dhe e dërgojnë atë tek të gjitha punët ku kanë aplikuar. Më pas letrën e motivimit e shfrytëzojnë që të bëjnë përshtatjen me punëdhënës të ndryshëm. Në letrën e motivimit shkruhen gjëra më specifike për arritjet, si mund të përshtaten aftësitë me pozicionin në fjalë dhe shprehet dëshira për të punuar specifikisht me atë kompani.
Letrat e motivimit kanë më shumë kuptim kur dërgohen me email dhe kur i drejtohen menaxherit të punësimit. Në ditët e sotme, për një pozicion pune mund të bëhen 100 aplikime, kështu që rekrutuesit e kanë të pamundur që brenda një kohe të caktuar të lexojnë 100 letra motivimi.
Nëse CV-ja juaj përmban fjalët e duhura, rekrutuesi vetëm me anë të një shikimi arrin të kuptojë aftësitë dhe eksperiencat që ai realisht po kërkon. Më pas ajo CV listohet si një nga CV-të kandidatët e të cilave do të telefonohen për intervistë.
Pra çështja është se:
- Nëse personi i ka aftësitë e duhura dhe CV-ja duket në rregull, atëherë pse duhet të shqetësohemi për të lexuar letrën e motivimit. Mund ta telefonojmë kandidatin për një intervistë.
- Nëse ata nuk i kanë aftësitë e duhura dhe CV-ja nuk duket e përshtashme për këtë rol, atëherë pse duhet ta lexojmë letrën e motivimit. Ai aplikant nuk duhet të pranohet.
Dhe ky është paradoksi i një letre motivimi. Nëse do të shkruani një letër të tillë, ajo duhet të përmbajë informacione më të zhvilluara se CV-ja përndryshe, nëse informacioni i shkruar do të ishte i njëjtë, ç’kuptim do të kishte shkrimi i letrës së motivimit.
Nëse mendoni se është më mirë të mos e dërgoni fare një letër motivimi, ky është gabimi i dytë. Mund të dukeni si dembel dhe kjo i zvogëlon mundësitë për të fituar pozicionin e punës. Kështu pra duhet të shkruani një letër motivimi dhe duhet që ajo të jetë e mirë-organizuar, por gjithsesi kushtojini më shumë rëndësi CV-së. Ajo duhet të përfshijë gjërat më të rëndësishme.
You may like
Kulturë
Shfaqja për fëmijë “Picërraku” vjen këtë të shtunë në Teatri Dodona
Published
22 hours agoon
March 6, 2026By
UBTNews
Shfaqja për fëmijë “Picërraku”, me tekst të autorit Karel Novak dhe regji nga Melihate Qena, do të jepet këtë të shtunë, më 7 mars, në dy termine: ora 12:00 dhe 13:00 në Teatri Dodona.
Në këtë shfaqje marrin pjesë aktorët: Roza Berisha, Njomëza Tmava, Allmir Suhodolli, Avni Hoti dhe Molikë Maxhuni.
Kukullat janë realizuar nga Boris Qershkov, muzika nga Naim Krasniqi, ndërsa skenografia dhe kostumet nga Merita Behluli. Për ndriçimin kujdeset Skënder Latifi, ndërsa producent i shfaqjes është Armond Morina.
Rezervimet mund të bëhen çdo ditë pune nga ora 12:00 deri në 15:00 në numrin +383 (0)38 230 623, ndërsa ditën e shtunë nuk bëhen rezervime.
Shfaqja është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.
Kulturë
7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe historia e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë
Published
1 day agoon
March 6, 2026By
UBTNews
Kulturë
Premiera e shfaqjes “Nemesis” nga Teatri ODA
Published
2 days agoon
March 5, 2026By
UBTNews
Teatri ODA ka prezantuar premierën e shfaqjes më të re, “Nemesis”, me regji të Florent Mehmetit. Premierën e parë e ndoqën spektatorët më 3 mars, ndërsa repriza e parë u zhvillua më 4 mars. Repriza tjetër do të mbahet më 7 mars, ora 20:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë.
Shfaqja trajton rrugëtimet dhe fatet e pushtetit dhe forcës, duke i paraqitur ato si katalizatorë të degradimeve të personalitetit. “Nemesis” ndërthur referenca historike të njerëzimit, të përshkruara nga Herodoti, me studime të neurokimisë dhe ndryshimeve funksionale në trurin e njeriut, duke eksploruar ndikimin e pushtetit, pasurive dhe trashëgimisë në sjelljen dhe mendjen njerëzore.
Në skenë luajnë: Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj, Art Pasha, ndërsa asistente regjie është Ardiana Mehmeti. Skenografia është punuar nga Enes Sahiti, muzika nga Lis Boshtrakaj, dhe videografia nga Gëzim Hasani. Koordinatore e produksionit është Renea Begolli, me asistente të produksionit Sabi Paqarizi dhe Delvina Bytyqi. Ndriçimi është realizuar nga Mursel dhe Bujar Bekteshi, ndërsa fotografitë dhe dizajni nga Zana Begolli. Produksioni është i Teatrit ODA.
Biletat për reprizën e 7 marsit mund të rezervohen duke dërguar SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në: 044 430 693.
“Nemesis” ofron një përvojë teatrale unike, ku historia, arti dhe shkenca bashkohen për të eksploruar pushtetin, forcën dhe ndikimin e tyre mbi njerëzit dhe shoqërinë.
UBT International Smart Schools shënoi 7 Marsin dhe Ditën e Shkollës me një program festiv dhe artistik
UBT mbështet Institutin për Krimet e Luftës me teknologji dhe ekspertizë për digjitalizimin e arkivës
UBT uron mësuesit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
“Nga salla e operacionit në dokumentimin e historisë” – Kirurgu Salih Krasniqi rrëfen përvojat e luftës në Podcast-in e UBT-së
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 mars, nga viti 1993-1999
Osmani: Sakrifica e Jasharëve është udhërrëfyesi ynë për shtetin
UBT bëhet institucioni i parë dhe i vetëm në Kosovë dhe në rajon që merr akreditim prestigjioz nga British Accreditation Council
11 projekte arkitekturore që do të formësojnë botën në 2026
Shfaqja për fëmijë “Picërraku” vjen këtë të shtunë në Teatri Dodona
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
