Kulturë

Gabimet që ju plakin më shpejt

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

Published

on

Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes. Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit. Sipas studimeve konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet. Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia E Mishit
Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme. Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe. Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime. Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta Pasive
Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme. Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind. Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.

Ëmbëlsirat Dhe Të Gazuarat
Sipas të dhënave, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës. Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Çaji Jeshil
Çaji jeshil është i dobishëm në shkrirjen e yndyrnave të akumuluara dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon në shmangien e vdekjes së parakohshme, ishemisë dhe sklerozës.

Drithërat E Bardha
Të gjithë drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasur me fibër dhe ushqyes dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit. Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat e të tjerë prishin ekuilibrat e baktereve në stomak. Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë e natyrale.

Gjumi
Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit. Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Shumë Pak Peshk
Peshqit janë ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë. Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin. Gabimi i mos të ngrënit peshk rregullisht 2 herë në javë, u kushton disa vite jetë.

Stresi, Alkoli Dhe Kafja
Sipas të dhënave stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë. Kafja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit por edhe në kohëzgjatjen e tij. Pirja e tepërt e alkolit dhe e pijeve të tjerë të gazuar dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.

Yndyrnat Dhe Të Skuqurat
Yndyrnat trans që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidratojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave. Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyrna nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit. Të skuqurat nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizën. Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme.

Ekspozimi Në Diell
Ekspozimi i lartë dhe i pambrojtur në diell nxit jo vetëm rrudhat por shkakton dëme të konsiderueshme në lëkurë dhe në paraqitjen tuaj. Këshillohet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës për të përfituar maksimalsisht nga vlerat e tyre ushqyese dhe për të qëndruar të shëndetshëm gjithashtu./AgroWeb

Lajmet

Përurohet “Oda e Zejtarëve” në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës

Published

on

Në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës është përuruar “Oda e Zejtarëve”, një projekt i dedikuar promovimit të zejeve tradicionale dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka vlerësuar rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin kulturor dhe turistik të komunës.

“Sot, në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, përuruam Odën e Zejtarëve – një projekt i veçantë për qytetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, ka deklaruar Gjini.

Sipas tij, projekti do t’u shërbejë zejtarëve lokalë si një hapësirë e dedikuar për promovimin e zejeve tradicionale, ndërsa të rinjtë dhe vizitorët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Investimi është realizuar në kuadër të projektit “Ndërlidhja e turizmit përmes trashëgimisë kulturore dhe zgjidhjeve inteligjente në Lezhë dhe Gjakovë”, i financuar nga Programi IPA Cross-Border Shqipëri–Kosovë.

Kryetari Gjini ka theksuar se zhvillimi i turizmit dhe fuqizimi i ofertës kulturore të Gjakovës mbeten ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Siparantum Kids sjell mbrëmje artistike në Prishtinë për Festën Ndërkombëtare të Muzikës

Published

on

Në kuadër të Festës Ndërkombëtare të Muzikës, Siparantum Kids organizoi një mbrëmje të veçantë artistike në zemër të Prishtinës, duke sjellë para publikut performanca të zërave të rinj.

Me një program të përzgjedhur muzikor, fëmijët interpretuan këngë korale dhe përcollën mesazhe bashkimi, gëzimi dhe shprese, duke dëshmuar fuqinë e muzikës si një gjuhë universale që lidh njerëzit përtej kufijve.

Sipas Ambasadës Franceze në Kosovë, e cila ka mbështetur këtë aktivitet kulturor, çdo tingull, buzëqeshje dhe duartrokitje e mbrëmjes ishte një festë e talentit, kreativitetit dhe dashurisë për artin.

Ngjarja mblodhi artdashës dhe qytetarë të shumtë, duke e kthyer Prishtinën në një hapësirë feste dhe promovimi të kulturës përmes muzikës.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mbyllet edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Prishtinë

Published

on

Pas gjashtë ditësh me aktivitete letrare, dje është mbyllur edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Prishtinë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Panairi mblodhi dhjetëra shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe treva të tjera shqiptare, duke sjellë mijëra tituj librash, promovime dhe takime me autorë. Mysafir nderi i këtij edicioni ishte shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.

Një ditë para mbylljes, u ndanë edhe çmimet tradicionale të panairit, me të cilat u vlerësuan autorë, përkthyes, studiues dhe vepra të spikatura të vitit.

Përfaqësues të shtëpive botuese vlerësuan interesimin e lexuesve, por theksuan se ndryshimi i datave të organizimit ka ndikuar në numrin më të vogël të vizitorëve krahasuar me vitet e kaluara.

Në kuadër të panairit, lexuesit patën mundësi të përfitojnë nga oferta të shumta, tituj të rinj dhe zbritje të konsiderueshme, ndërsa interesim të veçantë pati për librat akademikë, teknologjinë, inteligjencën artificiale, si dhe literaturën për fëmijë.

Panairin e Librit “Prishtina 2026” e vizitoi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci./rtk/

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mbrëmje përkujtimore në Bernë për 95-vjetorin e Dritëro Agollit

Published

on

Ambasada e Shqipërisë në Bernë organizoi në bibliotekën Kornhausbibliothek një mbrëmje të veçantë kushtuar 95-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimtarit shqiptar Dritëro Agolli.

Në aktivitet morën pjesë nxënës shqiptarë, mësues dhe dashamirës të kulturës shqiptare në Zvicër, të cilët u njohën me jetën dhe veprën e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe.

Ambasadori Ermal Dredha e vlerësoi Agollin si një krijues që e shndërroi përvojën e njeriut të zakonshëm në art, duke theksuar se veprat e tij mbeten aktuale për shkak të trajtimit të vlerave universale si dinjiteti njerëzor, dashuria dhe raporti i njeriut me kohën.

Mbrëmja u pasurua me recitime nga nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër, interpretime muzikore nga Mimoza Nazarko dhe nxënësit, si dhe me materiale filmike dhe incizime nga zëri i vetë Agollit.

Ambasada falënderoi Brikela Andera, bibliotekën Kornhausbibliothek dhe Muzeu Kadare–Agolli për kontributin në realizimin e aktivitetit, i cili mundësoi ekspozimin e dorëshkrimeve dhe materialeve krijuese të autorit.

Pas Bernës, aktivitetet e Vitit të Agollit dhe Kadaresë do të vazhdojnë në Gjenevë, ku gjatë vjeshtës pritet të organizohet një veprimtari kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara