Lajmet

Gabimet që bëni gjatë udhëtimeve të gjata me avion

Published

on

Në listën e mënyrave sesi njerëzit duan ta kalojnë kohën e tyre, sidomos gjatë një udhëtimi të largët dhe ulur për orë të tëra në avion, ka shumë gjëra. Disa prej gjërave që bëjmë gabim po i rendisim si më poshtë:

Vishni rroba të papërshtatshme – Fakti që do të rrini ulur gjashtë apo tetë orë në avion, do të thotë që duhet të ndiheni sa më rehat. Shmangni veshjet e trasha apo të ngushta dhe në vend të tyre zgjidhni pëlhura të buta dhe elastike për rehati maksimale.

hikoni shpesh orën – Nëse e bëni shpesh këtë, do ju duket sikur koha kalon shumë ngadalë, sidomos gjatë një fluturimi të gjatë me avion.

Udhëtoni pa gjërat e nevojshme për gjumë – Kufje për veshët, ta izoloni veten nga çdo zhurmë e mundshme. Përveç kësaj, një maskë për sytë dhe një gjumë i mirë janë gjithçka që rekomandohet për t’u ndjerë rehat në avion.

Nuk shkarkoni filma apo muzikë të mirë – Para fluturimit, shkarkoni filma, muzikë në pajisjet elektronike si telefoni, iPad ose laptopi dhe sigurohuni që ato të jenë të karikuara para se të udhëtoni, që të keni mundësi për t’u argëtuar gjatë orëve të gjata në avion.

Udhëtoni pa një plan për gjumin – Është e rëndësishme të kuptosh çfarë do të bësh në fluturim, a është qëllimi juaj të dilni nga avioni me sy të kuq? Mundohuni të flini gjatë udhëtimit kur është natë, shmangni kafeinën para se të hipni në avion dhe shijoni fluturimin.

Ndiheni të detyruar të flisni gjithë kohës – Kur udhëtoni me kolegët, nuk keni pse të uleni pranë tyre, pasi nuk është e nevojshme t’ju shohin si flini apo si gërhisni gjatë gjumit. Zgjidhni një vend ku të ndiheni rehat,

Hani vetëm ushqimin e avionit – Nëse nuk jeni ulur në business class, nuk keni shumë opsione vaktesh, ndaj është mirë të hani diçka pak para fluturimit që të mos ndiheni me stomakun bosh.

Neglizhoni kujdesin ndaj vetes – Të jesh në fluturim të gjatë mund të duket si lloj realiteti alternativ ku koha e rregullat nuk zbatohen, është e rëndësishme të kujdesesh për veten. Mos harroni të qëndroni të hidratuar dhe të merrni vitaminat e duhura. /UBT News/

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Tre të mitur arrestohen në Pejë pas përleshjes, një person dyshohet se u ther me thikë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre të mitur meshkuj janë arrestuar në Pejë pas një përleshjeje, gjatë së cilës një person dyshohet se është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Qela”. Sipas Policisë, gjatë përleshjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime nga therja me thikë, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentoi të grabiste një market në Prishtinë, nxori mjetin e mprehtë ndaj punëtores

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i Algjerisë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje grabitqare në një market.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 19:15. Sipas Policisë, i dyshuari gjatë incidentit ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, ndërsa njëri prej telefonave dyshohet se rezulton të jetë i vjedhur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje në Gllogoc, Fushë Kosovë, Leposaviq e Mitrovicë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër raste të dhunës në familje janë raportuar më 18 gusht në Gllogoc, Fushë Kosovë, Leposaviq dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Gllogoc, sipas Policisë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas inicimit të rastit, ajo së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, Policia ka raportuar se një grua dyshohet se në vazhdimësi ka përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Belucë të Leposaviqit, sipas raportit policor, një person dyshohet se ka shfaqur sjellje agresive dhe ka demoluar disa gjësende në shtëpi. Policia ka bërë të ditur se dyshohet se ai ka probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin.

Ndërsa në Mitrovicë të Jugut, Policia ka raportuar se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara