Shumë prindër e kanë përjetuar atë situatën e pakëndshme kur ata kuptojnë se sjellja e fëmijës së tyre ka ndryshuar, por pa e ditur se nga ka ardhur ky problem.
Ne kemi gjetur disa përgjigje nga të cilat të gjithë prindërit do të jenë në gjendje të mësojnë diçka.
Nëse fëmija juaj është i fshehtë dhe nuk ka besim, kjo mund të jetë për shkak të irracionit tuaj të tepërt.
Nëse fëmija juaj është tepër i ndrojtur dhe i pavendosur, ndoshta është sepse ju përpiqeni ta ndihmoni atë edhe me gjërat me të cilat mund të përballet dhe vetë.
Nëse i bleni gjithçka që ajo dëshiron, por ajo gjithmonë merr lodrat e fëmijëve të tjerë, kjo do të thotë që ju nuk i jepni asaj të drejtën për të zgjedhur.
Nëse fëmija juaj shpesh tregon zili dhe xhelozi, mund të ndodhë sepse e krahasoni shumë shpesh me dikë tjetër.
Një fëmijë mund të jetë i pasjellshëm sepse ata mund të ndjekin shembullin e prindërve të tyre ose të një anëtari të familjes.
Nëse një fëmijë është nervoz dhe nxehet shpejt, mund të jetë për shkak të mungesës së vëmendjes. Ai/ajo thjesht nuk di një mënyrë tjetër për t’u vënë re.
Nëse fëmija juaj ju gënjen, mund të jetë për shkak se keni reaguar shumë ashpër ndaj gabimit të mëparshëm.
Nëse fëmija juaj nuk i respekton të tjerët, mund të jetë për shkak se ju i tregoni atyre se çfarë duhet të bëjnë pa marrë parasysh se çfarë ndjejnë ata.
Nëse fëmija juaj nuk mund ta mbrojë veten në situata të vështira, kjo mund të ndodhë sepse ju e keni qortuar atë në sy të të jerëve. Ju kurrë nuk duhet ta bëni këtë, madje as para vëllezërve apo motrave së tij/saj.
Ja pse është e rëndësishme të pohoni unikalitetin e fëmijës dhe të merrni në konsideratë dëshirat e tyre.
Sot është ndarë nga jeta akademiku, shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Rexhep Qosja.
Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vuthaj dhe në Guci, ndërsa në Prishtinë përfundoi Shkollën Normale dhe më pas studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik.
Karrierën akademike e nisi në vitin 1967 si asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa më 1971 mbrojti doktoratën për jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Gjatë viteve në vijim, ai u ngrit në një nga figurat më të rëndësishme të studimeve albanologjike, duke qenë profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik në periudhën 1972-1981.
Qosja është autor i mbi tridhjetë librave nga fusha e kritikës letrare, studimeve shkencore, si dhe prozës artistike, përfshirë romane, tregime dhe drama. Ai ka botuar gjithashtu qindra artikuj, ese dhe studime, duke dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe letërsisë shqipe.
Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me Shpërblimin e qytetit të Prishtinës më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj.
Në mars të vitit 2025 Qosja u nderua me çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës, si njëri prej ndikuesve më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Është marrë edhe me veprimtari politike. Në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për kulturën, shkencën dhe mbarë kombin shqiptar.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka bërë thirrje publike drejtuar institucioneve të artit dhe kulturës, institucioneve akademike, organizatave joqeveritare si dhe akterëve relevantë, që të propozojnë kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arteve.
Këshilli do të përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të vijnë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Mandati i tyre do të zgjasë 5 vite, ndërsa çdo institucion ka të drejtë të propozojë deri në tre kandidatë. Kandidatët e propozuar duhet të kenë përvojë profesionale në fushën e artit dhe kulturës, integritet të lartë moral si dhe kontribut të dëshmuar në zhvillimin e skenës kulturore.
Afati për aplikim është 21 ditë nga data e publikimit të ftesës publike. Aplikimet dorëzohen në Arkivin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Prishtinë.
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Koordinatorin për Zhvillim në Kosovë të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, së bashku me përfaqësues të agjencive të OKB-së në vend. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mundësitë e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
Sipas njoftimit, të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe për koordinimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, me synim avancimin e sektorëve përkatës dhe rritjen e ndikimit të projekteve zhvillimore në vend.
Sot, më 23 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, një datë që synon të nxisë leximin, të promovojë krijimtarinë dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve.
Kjo ditë e veçantë ka origjinën nga tradita e Katalonisë në Spanjë, ku lexuesve që blinin libra u dhurohej edhe një trëndafil – një simbol i bukur i dashurisë për librin dhe dijen.
Data 23 prill nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo lidhet me jetën dhe veprën e disa prej figurave më të mëdha të letërsisë botërore, si William Shakespeare, Maurice Druon, Halldór Laxness, Vladimir Nabokov dhe Josep Pla. Që nga viti 1995, UNESCO e ka shpallur zyrtarisht këtë datë si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që kanë librat dhe krijuesit në zhvillimin kulturor dhe shoqëror.
Në shumë vende të botës organizohen aktivitete të ndryshme si panaire libri, lexime publike, diskutime letrare dhe fushata ndërgjegjësuese, të cilat synojnë të rikujtojnë rëndësinë e leximit dhe mbështetjes së autorëve.
Dita e sotme shërben si një thirrje për të gjithë që të afrohen më shumë me librin – një burim i pashtershëm dijeje, imagjinate dhe zhvillimi personal.