Lajmet

G7: Fotografi të bukura – vendime të paqarta

Takimi i G7 në Cornwall shfaqi pPamje piktoreske por doli pa vendime të qarta.

Published

on

Pamje piktoreske, shumë tema dhe vendime të paqarta: kjo është ajo që mbetet nga samiti i G7 në Cornwall. Shtetet e Bashkuara janë përsëri në tryezë, por vetëm kjo nuk i zgjidh problemet me klimën ose me Kinën.

Kishte shumë fotografi të bukura. Drita e diellit dhe peizazhi piktoresk i Cornwall-it ishin një mjedis i mirë për atë që ishte ndoshta sinjali më i rëndësishëm i takimit: SHBA është kthyer: “Amerika është kthyer” në vend të “Amerika e para”.

Multilateralizmi është përsëri i mundur. Joe Biden-i është një President i Shteteve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë që mbështet Marrëveshjen e Klimës së Parisit, mbështet reformën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe dëshiron të përcaktojë një politikë të përbashkët të G7-ës për Kinën. Në konferencën e saj të shtypit, kancelarja Merkel e përmblodhi këtë me pak fjalë: “Me zgjedhjen e Joe Bidenit si president, nuk është se bota u bë e tillë që të mos ketë më probleme. Por ne mund të punojmë për zgjidhjen e këtyre problemeve me entuziazëm të ri.”

England | G7 Gipfel 2021 | Angela Merkel

Nuk ka datë për braktisjen e qymyrit

Sidoqoftë, deklarata përfundimtare e samitit të G7-ës e bën të qartë se vendimet për shumë pika mbeten të paqarta. Pas ditëve me diell në Cornwall, mund të pasojë zhgënjimi: mallkimi i fotove të bukura është premtimi i parealizuar.

SHBA është përsëri në bord kur bëhet fjalë për mbrojtjen e klimës. Ish-Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar daljen nga marrëveshja e klimës në Paris. Tani është bërë e qartë se G7 dëshiron t’i përmbahet qëllimit për të ulur ngrohjen globale me 1.5 gradë, nëse është e mundur. Kjo në të vërtetë nuk është shumë, sepse kjo është pikërisht ajo që parashikonin vendimet e vitit 2015, dhe masat që morën më pas shumë shtete nuk mjaftuan.

Kjo është arsyeja pse përfaqësues nga mbi 190 vende do të takohen në nëntor në Glasgow, për të bërë marrëveshje më largvajtëse. Dhe çështja do të jetë nëse vendimet e G7-ës mund të dërgojnë një sinjal të qartë për negociata të mëtejshme. Krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dot dakord për një datë të përbashkët për të braktisur përfundimisht qymyrin. Premtimet për të ndihmuar financiarisht vendet e varfëra dhe ato në zhvillim për ndryshimin strukturor u përsëritën.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm për pandeminë

Në luftën kundër pandemisë, krerët e shteteve dhe qeverive ranë dakord për një sistem paralajmërimi të hershëm. Të dhënat nga e gjithë bota do të bashkohen për të analizuar shpejt kërcënimet dhe për të zhvilluar më shpejt vaksinat dhe kapacitetet e testimit.

England | G7 Gipfel 2021

Përveç kësaj, shtatë vendet kryesore industriale vënë në dispozicion shumë para dhe veçanërisht doza vaksinash – më shumë se 2.3 miliardë. Organizatat joqeveritare kritikojnë se kjo shifër nuk mjafton as për së afërmi. Për imunizimin bazë nevojiten të paktën tetë miliardë doza vaksinash.

Për më tepër, për programet e vaksinimit duhet të krijohet në shumë vende infrastruktura mjekësore. Qeveria gjermane po i reziston heqjes së patentave, të cilat shumë organizata ndihmëse po i kërkojnë si parakusht për një program të fuqishëm vaksinimi në të gjithë botën.

Kundërpeshë ndaj Kinës, kritika ndaj Rusisë

Krerët e shteteve dhe qeverive gjithashtu kanë vendosur të fillojnë një program investimesh për vendet me zhvillim të shpejtë ekonomik dhe ato në zhvillim. Ai ka për qëllim të vihet përballë investimeve globale të Kinës, të cilat shpesh u nënshtrohen kushteve të rrepta dhe kanë objektiva gjeopolitikë. Vendimet janë të paqarta dhe ende jo të prekshme.

Çështja e të drejtave të njeriut tematizohet qartë në deklaratën përfundimtare dhe përmendet Kina. G7 duan t’i vënë përpara vlerat e tyre, thotë komunikata përfundimtare, “kjo përfshin thirrje ndaj Kinës për të njohur të drejtat e njeriut, veçanërisht në rajonin e Xinjiangut (…) dhe të drejtat e autonomisë për Hong Kong-un (…)” . Për më tepër, shtetet e G7-ës dëshirojnë të sigurojnë që zinxhirët e furnizimit të jenë aq të sigurtë sa të përjashtohen shkeljet e të drejtave të njeriut.

Johnsoni dhe problemi i tij me BE

Për mikpritësin Boris Johnson, bilanci i samitit është i përzierë. Ai donte të prodhonte fotografi të bukura me veten në mes. Një sinjal për votuesit e saj: Shikoni këtu, Britania e Madhe po formëson politikën e jashtme. Sidoqoftë, Johnsoni nuk arrin dakordësim me Bashkimin Evropian për Protokollin e Irlandës së Veriut dhe paralajmërohet qartë për këtë edhe nga SHBA. Ai dëshiron të lidhë marrëveshje tregtare me të gjithë botën dhe po dështon në BE, është përshtypja e krijuar. Për të në veçanti vlen: politikan vetëm në një mjedis piktoresk nuk është metodë e suksesit politik.

Rusia përmendet gjithashtu në deklaratën përfundimtare me 25 faqe. Vendi duhet të ndalojë luftën kundër mediave të pavarura dhe shoqërisë civile dhe të parandalojë sulmet kibernetike që kryhen nga territori i saj.

Lajmet

Mbi 100 prokurorë do të mbikëqyrin zgjedhjet e 7 qershorit

Published

on

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të angazhohen për mbikëqyrjen e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, me qëllim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe për sigurimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe transparent.

“Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, Prokurori i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe organizatave që të raportojnë çdo rast të dyshuar për keqpërdorim apo manipulim të votës.

“Ftojmë qytetarët dhe të gjitha palët e përfshira që të denoncojnë çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre”, theksohet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Aktori i Hollywood-it James Handy vdes në moshën 81-vjeçare pas sulmit me thikë

Published

on

Aktori veteran i Hollywood-it, James Handy, ka vdekur në moshën 81-vjeçare pasi u sulmua me thikë për vdekje në shtëpinë e tij në Tarzana të Los Angelesit, ka raportuar The Guardian.

Sipas Policisë së Los Angelesit (LAPD), Handy është gjetur pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij me plagë të shumta në kraharor.

Për rastin është arrestuar 44-vjeçari Michael Gledhill, djali i partneres së aktorit, i cili jetonte në të njëjtën shtëpi me nënën e tij dhe viktimën. Ai po hetohet për vrasje.

Sipas autoriteteve, personi që kishte telefonuar në numrin emergjent 911 ka deklaruar: “Unë jam biri i njeriut, sapo e vrava njeriun e mëkatit”. Ndërkohë, i dyshuari më vonë u ka thënë policëve: “Jam personi që po kërkoni”, kur ata mbërritën në vendngjarje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari banonte në këtë adresë së bashku me nënën e tij, e cila ishte partnerja e viktimës.

James Handy ka lindur në New York dhe ka ndërtuar një karrierë që ka zgjatur pothuajse pesë dekada. Ai është bërë i njohur për role në filma si “Jumanji”, “Logan” dhe “Top Gun: Maverick”, si dhe në seriale të njohura si “Law & Order”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Criminal Minds”.

Karrierën e nisi në vitin 1977 me serialin “Ryan’s Hope”, ndërsa paraqitja e tij e fundit në film ishte në vitin 2022 me “Top Gun: Maverick”.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se hetimet për motivin e ngjarjes vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, u takua me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babish, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë Kosovës në shtetndërtim, në proceset euroatlantike dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, duke theksuar se avancimi i përfaqësimit diplomatik me ambasadorë të plotë pasqyron nivelin e bashkëpunimit dhe besimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Presidenca njoftoi se në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës dhe për rëndësinë e një procesi të besueshëm të zgjerimit.

Haxhiu kërkoi mbështetjen e Çekisë edhe për hapat e ardhshëm të Kosovës, përfshirë dërgimin e Pyetësorit të Komisionit Evropian dhe ecjen drejt statusit të vendit kandidat.

“U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se Kosova e sheh Çekinë si partnere të rëndësishme edhe në fushën ekonomike, me mundësi të reja bashkëpunimi në energji, teknologji të gjelbra, inovacion, digjitalizim, shëndetësi, infrastrukturë dhe industri të avancuar”, u njoftua nga zyra.

Continue Reading

Lajmet

FSK realizon ushtrimin fushor “Ujku i Pamposhtur 01” në Gjakovë dhe Babaj të Bokës

Published

on

Në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komanda e Forcave Tokësore dhe njësi të kombinuara, përfshirë togun e IVR-së, Kompaninë Mbështetëse të RML-së, togjet e Komandës së Logjistikës dhe Policisë Ushtarake, kanë realizuar ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.

Ushtrimi është zhvilluar në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës.

FSK ka publikuar edhe fotografi nga ushtrimi përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, qëllimi i ushtrimit ishte validimi i aftësive operacionale, rritja e gatishmërisë luftarake, forcimi i koordinimit ndërmjet njësive si dhe zhvillimi i kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në përputhje me standardet më të larta profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara