Sport

Futbollisti kosovar merr rrugën e gyrbetit: Po iku në Gjermani, jo nga qefi por sistemi mi mbylli dyert

Published

on

Futbollisti kosovar, Merxhan Halilaj ka marr sot rrugën e gyrbetit. Futbollisti i KF Arbanës në Ligën e Dytë ka dhënë njoftimin prekës duke thënë se nuk po ikë në Gjermani nga dëshira, por nga dëshpërimi.

“Largohem… por jo nga dashuria për vendin tim, por nga mungesa e mundësive.  Sot po largohem nga Kosova – jo sepse e dua më pak, por sepse këtu nuk m’u dha mundësia që e meritova me përkushtim, punë e dije.

E përfundova shkollimin si infermier me nota të shkëlqyera, me shumë dashuri për profesionin e me dëshirë për të ndihmuar njerëzit e vendit tim. Por fatkeqësisht, sistemi këtu nuk më hapi dyert. Më mbyllën mundësitë – jo pse nuk isha i aftë, por sepse shumë herë, vlerësimi nuk vjen për ata që e meritojnë, por për ata që kanë “dikë” për ata që kanë „“.

Ai më tutje shprehet se është i zhgënjyer, por jo i thyer, sepse beson se diku tjetër puna do t’i vlerësohet.

“Me përulësi dhe shpresë, po nis një kapitull të ri në Gjermani, ku do të punoj me dinjitet si infermier, për të bërë atë që di më së miri: të kujdesem për jetën e të tjerëve. Kosovë, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time.
Por të rinjtë e tu meritojnë më shumë. Më shumë mundësi. Më shumë drejtësi. Kjo nuk është fundi, por fillimi i një rruge ku, shpresoj, një ditë të rikthehem e të jem i dobishëm për ty – ashtu siç desha të jem që në fillim. E marr me vete dashurinë, përkrahjen dhe kujtimet që më keni dhënë – dhe i ruaj si pasurinë më të çmuar.Faleminderit të gjithëve që më keni qëndruar pranë në çdo hap. Do të më mungoni shumë, por zemra ime do të mbetet gjithmonë me ju dhe me vendin tim. Kjo nuk është “lamtumirë”, është vetëm “mirupafshim”” shkruan Halili në njoftim.

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Luis Enrique drejt historisë: Fiton Superkupën e 3-të evropiane

Published

on

By

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Aston Villës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, një sukses ky që po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja në futbollin botëror.

Në këtë përballje, Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave për parisienët, Brian Madjo barazoi përkohësisht shifrat për Aston Villën, ndërsa goditja e saktë nga Désiré Doué siguroi fitoren 2-1 dhe trofeun për kampionët në fuqi.

Për timonierin e PSG-së, ky është trofeu i 13-të në krye të gjigantit francez që prej marrjes së drejtimit në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli ka fituar nga tri herë kampionatin dhe Superkupën e Francës, nga dy herë Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Me triumfin e fundit, Enrique arrin kuotën e gjashtë trofeve evropianë në karrierën e tij si trajner (tri Superkupa Evropiane dhe tri Liga të Kampionëve).

Sipas rrjetit të statistikave Opta, me gjashtë trofe evropianë, Luis Enrique u është afruar vetëm dy emrave që qëndrojnë mbi të në historinë e futbollit evropian: Pep Guardiolës me 7 trofe dhe Carlo Ancelottit me 10 sosh. /E.A/

Continue Reading

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Të kërkuara