Sport

​“Futbolli është një proces që do kohë”, Nuhiu: Jam këtu për ta ngritur Gjilanin

Published

on

Në prag të fillimit të sezonit të ri 2024/25 të Superligës së Kosovës, trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu është paraqitur sot në një konferencë para mediave.

Nuhiu tha se puna dhe disiplina do të jenë shtyllat kryesore të këtij cikli të ri, ndërsa synohet ngritja e Gjilanit në nivelet më të larta.

Projekti është shumë i qartë dhe mënyra e komunikimit së bashku me drejtuesit janë faktori kryesor dhe faktori bindës që unë jam këtu për të udhëhequr këtë projekt. Ne së bashku me stafin teknik kemi një plan të cilin synojmë ta implementojmë nga viti në vit, në mënyrë që kjo skuadër të ngritet në nivelet më të larta, së bashku me presidentin dhe drejtuesit të cilët do të punojnë maksimalisht në këtë drejtim”, tha Nuhiu.

Nuhiu foli për ofertën e Gjilanit për të, ndërsa ka edhe një mesazh për presidentin e klubit, futbollistët e tifozët.

Oferta ishte shumë e pastër, shumë korrekte dhe shumë e menduar mirë nga drejtuesit, duke përcaktuar udhëheqësit e këtij projekti. Sa i përket pjesës së kaluarës time, unë gëzoj respekt gjithmonë për ish-drejtuesit, për tifozët dhe vetë klubin. Por, tani jam këtu, bashkërisht me stafin tim për të punuar për Gjilanin. President, drejtues, futbollist dhe tifoz duhet të bëhemi të gjithë një për të shkruar historinë”, tha Nuhiu.

Ish-trajneri i Dritës zbuloi objektivat që i ka me Gjilanin, duke thënë ndër të tjera që “futbolli është një proces që do kohë”.

Ideja e vitit të parë është ndërtimi i skuadrës me një organizim të madh, do të kërkohen edhe objektiva, mirëpo jo me çdo kusht. Futbolli është një proces që don kohë, në përbërje do të kemi shumë ndryshime dhe ne nuk e kemi shkopin magjik për ta bërë atë menjëherë. Do mundohemi me stafin që t’i përcjellim idetë tona te futbollistët, në mënyrë që të ambientohen sa më shpejtë. Do mundohemi të ngrisim ekipin në të gjitha nivelet. Nuk do premtojmë që do të marrim këtë sukses, apo atë sukses, por do të punojmë për të arritur atë sukses, pasi që për këtë arsye jemi këtu”, tha Nuhiu.

Nuhiu tha se ambiciet e përbashkëta me drejtuesit e Gjilanit kanë qenë ndër faktorët kyç që ai ta marrë drejtimin e kuqebardhëve.

Ambiciet na kanë bashkuar me drejtuesit. Duhet të jemi me këmbë në tokë, më shumë të punojmë se sa të flasim. Duhet të ja lëmë gjithçka kohës. Premtoj shumë punë dhe disiplinë, si nga ana ime, po ashtu edhe nga ana e stafit tim. Do të analizojmë çdo detaj më të vogël, në mënyrë që ekipi të ec në mënyrën më të drejtë. Besoj fuqishëm në punën tone dhe besoj që do të arrijmë sukseset nga puna jonë. Normalisht që fokusin do ta kemi edhe nga futbollistët e rinj. Do të shikojmë se çfarë mund të afrojmë nga ekipi i 21 vjeçarëve, por do t’i ndjekim ndeshjet edhe të moshave të tjera”, tha Nuhiu.

Lajmet

Vdes në moshën 74-vjeçare boksieri Nazif Gashi

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vite, dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Sergio Ramos drejt gjigantit anglez

Published

on

Sergio Ramos nuk do të vazhdojë kontratën me Rayados de Monterrey dhe pritet të kthehet në Evropë gjatë merkatos së dimrit.

Megjithëse edhe pse ka pasur interesim nga Boca Juniors, mbajtja pranë familjes dhe dëshira për të luajtur në nivel të lartë e bëjnë Manchester United destinacionin e mundshëm për të.

Sipas mediave angleze, Man Utd i ka ofruar një kontratë afatshkurtër me role kyçe dhe pagesë të kënaqshme, duke e parë Ramos si një udhëheqës të nevojshëm për mbrojtjen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Published

on

Barcelona sonte do t’i bëjë konak Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Takimi do të jetë i veçantë edhe në një aspekt tjetër, pasi Barcelona rikthehet të luajë një ndeshje evropiane në shtëpinë e saj, pas një kohe të gjatë.

Barça luan në “Camp Nou” pas saktësisht 1140 ditësh, nga ora 21:00

Herën e fundit luante ndaj Bayern Munchenit në kuadër të fazës së grupeve të sezonit 2022/23.

Barcelona mposhtej 3-0, me golat që i shënonin Sadio Mane, Eric Maxim Chuopo-Moting dhe Benjamin Pavard./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara