Kulturë

“Fustani” poezia e Ardita Jatrus për sakrificat e një nëne

Poezia ka në qendër figurën e nënës dhe sakrificat e saj për t’ia dalë mbanë së pari për fëmijët, dhe më pas për veten.

Published

on

“Fustani” është një poezi e veçantë nga shkrimtarja Ardita Jatru. Poezia ka në qendër figurën e nënës dhe sakrificat e saj për t’ia dalë mbanë së pari për fëmijët, dhe më pas për veten. Poetja mban në kujtesë imazhin e nënës së saj me një fustan, ndërkohë që vetëm kur rritet arrin ta kuptojë se pse ajo nuk blinte një fustan tjetër. 

Fustani është thjesht një simbol, por që përmbledh gjithë gjërat, për të cilat një nënë sakrifikon nga vetja, vetëm për të parë fëmijët më mirë. Ajo lë veten mënjanë, në mënyrë që të sigurojë gjithçka që u duhet fëmijëve. Poezia është si një himn kushtuar nënave dhe sakrificave që ato bëjnë në përditshmëri tek vetja, ama me kushtin që fëmijëve të mos u mungojë gjë.

“Fustani”
Nëna ime kishte vetëm një fustan
E lante natën dhe e thante pranë furnelës.
Ditën e vishte me aromë të re
Nuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytë
Nuk desha të kishte një të dytë
Unë ashtu e njoha
me fustanin me lule rozë,
deri te gjunjët.
Kur bleu një këmishë mëndafshi të verdhë
e preva copash natën me gërshërë
dhe mbusha xhepat.
Nëna heshti dy ditë
e unë gëzohesha nga brenda
që ajo vishte prapë të njjëjtin fustan
dhe i përsërisja vetes,
sa dua t’i ngjaj.
Tani kam filluar të kuptoj nënën.
Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,
nga dalin ofshamat
kam filluar të kuptoj
dhe vetëm pse copëtohej,
pse luftonte vetëm.
Fundja pse duhej të kishte një fustan.
Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,
rritem dhe i ngjaj asaj
por me fustane të ndryshme
luftoj vetë i dytë
dhe stinët e mia thinjen para pasqyrës./bota.al

Continue Reading

Lajmet

Nis filmi shqiptar “Run”, projekt i ri i kinematografisë vendore

Published

on

Kanë nisur zyrtarisht xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Run”, me regji nga Florist Bajgora dhe producent Andi Bajgora. Projekti është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi sjell një rrëfim intim, ku një kamerë e zhgroposur nis të mbledhë kujtime të reja. Në mes të skenave me fytyra të lumtura, shfaqet personazhi Selvia me një lajm që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, duke sjellë momentin e fundit të regjistrimit përpara një largimi të dytë.

Filmi synon të sjellë një qasje intime dhe emocionale përmes një narrative të veçantë vizuale, duke u bërë pjesë e skenës së filmit të shkurtër vendor.

Continue Reading

Kulturë

287 kandidatë në garë për Çmimin Nobel për Paqen 2026

Published

on

Rreth 287 kandidatë janë marrë në konsideratë për Çmimin Nobel për Paqen 2026, prej tyre 208 individë dhe 79 organizata, duke shënuar një rritje të nominimeve dhe emrave të rinj.

Sekretari i Komitetit Norvegjez, Kristian Berg Harpviken, theksoi se lista ndryshon çdo vit dhe vjen në një kohë sfidash globale, por me angazhim të vazhdueshëm për paqe. Ndër emrat e përfolur për nominim është edhe Donald Trump, megjithatë nominimet mbeten sekrete për 50 vjet dhe nuk mund të konfirmohen zyrtarisht.

Fituesi i çmimit do të shpallet më 9 tetor, ndërsa ceremonia e ndarjes do të mbahet më 10 dhjetor.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Lajmet

Muzeu i Artit Bashkëkohor anëtarësohet në rrjete ndërkombëtare

Published

on

Muzeu i Artit Bashkëkohor i Kosovës është anëtarësuar në NEMO dhe Balkan Museum Network, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërkombëtar.

Si institucion i ri publik, muzeu synon promovimin e artit bashkëkohor, edukimin dhe hulumtimin. Ai do të vendoset në ndërtesën “Rilindja” në Prishtinë, e cila pritet të rinovohet.

Anëtarësimi në këto rrjete i hap muzeut mundësi për bashkëpunime dhe zhvillim profesional që në fazat e para.

Continue Reading

Të kërkuara