Lajmet
Furnizimi me tekste shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve
Sipas saj, numri i përfituesve është mbi 81 mijë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMinistrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se sot kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materuale mësimore.
Sipas saj, numri i përfituesve është mbi 81 mijë. Nagavci ka bërë me dije se numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë, derisa ka thënë se pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.
“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme. Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka shkruar Nagavci.
Lajmet
Ditar: Çfarë ngjarjesh shënuan datën 14 maj 1993-1998?
Published
6 minutes agoon
May 14, 2026By
UBTNews
Lajmet e datës 14 maj pasqyrojnë jetën reale në Kosovë, në këtë periudhë shumë të rëndë. Nga represioni përditshëm në fillimvitet e nëntëdhjeta deri te lufta e vitit 1998.
(Foto: Rahoveci, epiqendër e sulmeve serbe më 14 maj 1998)
14 maj 1993
Konferencë për gazetarë e dr.Ibrahim Rugovës, kryetar i Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet që Kosova të përjashtohet nga bllokada e tashme ekonomike
Bajram Kosumi: Partitë politike ende e kanë situatën nën kontroll
Shtëpia e Bardhë: Aleatët evropianë kërkojnë që SHBA-të të dërgojnë trupa në Kosovë
Klintoni nuk dëshiron përhapjen e konfliktit në Shqipëri, Greqi dhe Turqi
Blerim Shala doli nga burgu
Policia rrahu një grup nxënësish të Malishevës
Policia shtiu në Shtimje
Policia bastisi dy familje në fshatin Gmicë të Kamenicës
Përfaqësuesja e UNICEF-it bisedoi me përfaqësuesit e instaluar nga Beogradi në Kosovë
14 maj 1994
Uoren Kristofer: Çështja e Kosovës shqyrtohet në kuadër të përpjekjeve për pengimin e konfliktit
Policia plagosi një të ri në Ferizaj
Në oborrin e SHF “Azem Bejta” në Dubovc të Vushtrrisë u gjetën tri bomba të paaktivizuara
Jan Oberg: Rugova ka arritur shumë nëse kihen parasysh relacionet ndërkombëtare
Dr.Fehmi Agani: Në emër të qasjes “realiste” shpesh nxirren konkluzione kapituluese
Në Prishtinë po mbahet Mitingu i Poezisë
Paratë e dasmës i dha për Fondin e Qeverisë së Kosovës
- Klepsh: Çështja e Kosovës do të shqyrtohet në konferencë ndërkombëtare
Beogradi me praninë ushtarake qetëson serbët në Kosovë
Pas bastisjes së mijëra familjeve, policia serbe njofton se ka konfiskuar 507 armë
Xh. Ajël: Autonomitë kanë kuptim vetëm në vendet ku respektohet ligji
Për shticung – kallëzim penal kundër 17 vetave
Për armë – 6 vjet burg
Njoftohet se Drama Shqiptare merr pjesë në takimet “Joakim Vujiq”
Represioni në Kosovë
Prishtinë: – Mbrëmë, rreth orës 21, policia bastisi shtëpinë e Qamil Fazliut në lagjen Kolovica e Re në Prishtinë.
Policia nuk e gjeti në shtëpi kryefamiljarin, por me këtë rast maltretoi anëtarët tjerë të familjes, me kërcënim se po qe se Qamil Fazliu nuk paraqitet në polici sot, familja do të pësojë edhe më keq.
Me policinë ishte Vojo Vuksanoviq nga Kolovica e Vjetër, për të cilin kohët e fundit thuhet se po bën presion të madh në banorët e kësaj lagjeje. Merret vesh se Vojo Vuksanovi më parë banorëve të lagjes Kolovica e Re u kishte shitur troje.
Skënderaj: – Më 12 maj, në fshatin Kopiliq, me pretekst të kërkimit të armëve, u bastisën familjet e Qerim e Nebih Rexhës, Qazim Hajrës dhe të Avdyl Rexhep Shalës. Nga Qerim Rexha policia kërkoi një revole dhe djalin e tij Ramadanin, kurse nga Nebih Rexha kërkoi që të dorëzojë dy çifte dhe një revole.
Pas dërgimit në stacionin e policisë, Nebihu u lirua, por me kusht që pas dy ditësh të paraqitet në polici.
Viti: – Në fshatin Beguncë, më 12 maj, policia arrestoi Islam Shemën, kryetar i Aktivit të LDK-së në fshat dhe u dërgua në vuajtjen e dënimit prej 40 ditësh.
Merret vesh se Islam Shema vitin që shkoi u dënua me 40 ditë burg me akuzë se nuk paska kërkuar lejen e policisë për mbajtjen e një mbledhje të Aktivit të LDK-së.
14 maj 1997
Olbrajt: SHBA-të vlerësojnë vendimin e presidentit Rugova për shtyrjen e zgjedhjeve
Adem Demaçi u takua me kryetarin e PPDSH-së
Përfaqësuesit e FM të UP në në Kongresin e studentëve në Stamboll
Përfaqësuesit e KK të Kosovës vizituan Zyrën e FNKK dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Dy incidente në kufirin shqiptaro-maqedon
Në shkollat e mesme regjistrohen të Prishtinës 3. 404 nxënës
Grevë e përgjithshme e punëtorëve të shendetësisë në Serbi
Grevë edhe në klinikat e spitalit të Prishtinës
Si pasojë e kriminaliteti të shtuar – prej vitit 1992 në Serbi u vranë rreth 1000 veta
Tash 12 muaj pa rroga – 122 punëtorë të fabrikës së ujtive në Ferizaj
Organet serbe uzurpuan edhe objektin e Entit Pedagogjik dhe të Bashkësisë së Arsimit
KKF i Podujevës planin tremujor e realizoi në vetëm 65 për qind
Në burgun “Dubrava” në Istog të burgosurit shqiptarë po keqtrajtohen fizikisht
14 maj 1998
Ora 11:30:
Forcat serbe po granatojnë disa fshatra të Rahovecit
NATO: Në fuqi mbeten të gjitha opcionet kundër Beogradit
- Majer: Ekziston rreziku që misioni i Hollbrukut të dekorohet me kompromiset shqiptare
Në morgun e spitalit të Plavës gjendet trupi i pajetë i Fatmir Gashit nga Prishtina
Të shtëna gjatë natës në Smolicë e në Ponoshec
Persona të panjohur dëmtuan dyqanin e një shqiptari në Bresje të Fushë Kosovës
Ora 14:00:
Vazhdon granatimi i fshatrave Gexhë e Radostë të komunës së Rahovecit
Forcat serbe sulmuan sërish Baballoqin
Policia po kontrollon të gjithë kalimtarët në Gllamnik të Podujevës
Manifestimet protestuese në Kosonë në ditën e tridhjetepestë
Në Gjilan u themelua Këshilli për përcjelljen dhe mbikëqyrjen e protestave
Vushtrri: Policia keqtrajtoi rëndë një nxënës shqiptarë
Jovica Stanishiqi shef i shtabit policor në Kosovë
Dje në fshatin Dollc të Klinës u plagos një polic serb
Ora 16:00:
Vazhdon sulmi në fshatrat e Rahovecit – druhet për viktima dhe dëme
Të shtunën mbahet protesta gjithëpopullore me kërkesat e punëtorëve shëndetësorë
Policë të vrarë në postbllokun e Dollcit të Klinës
Deklarata të kryetarëve, ministrave për takimin Rugova-Milosheviq
Papoviqi prapë u zgjodh rektor i Universitetit serb të Prishtinës
Ora 18:00:
Rahovec: Vazhdon granatimi i Gexhës, Gradishit, Radostës e Ratkocit
Delegacioni i FG të LDK-së, dëshmitar i sulmit serb në fshatrat e Rahovecit
Vazhdon gjendja e rëndë në Kijevë
U varros Agron Rrahmani
Në Prizren u keqtrajtohen nxënësit nga Malisheva
Ora 20:15:
Fushatë e gjerë e dhunës serbe ndaj shqiptarëve në anë të ndyshme të Kosovës
Lajmet
Tri mbrëmje gala në El Salvador, Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen me “Carmina Burana”
Published
1 hour agoon
May 14, 2026By
UBT News
Tri mbrëmje gala të mbushura me emocione dhe art janë mbajtur në El Salvador, ku është realizuar një bashkëpunim i veçantë ndërmjet Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Baleti Kombëtar i El Salvadorit në skenën e Teatri Kombëtar i El Salvadorit.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi kulturor, Baleti Kombëtar i El Salvadorit u prezantua me veprën “El Rastro Invisible”, ndërsa Baleti Kombëtar i Kosovës interpretoi veprën e njohur “Carmina Burana”, duke sjellë një performancë të fuqishme artistike për publikun vendas.
Shfaqjet janë pritur me interes të madh nga publiku salvadorian dhe janë vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve. Organizatorët kanë theksuar se këto tri netë gala shërbyen si një urë lidhëse mes dy kulturave, duke dëshmuar fuqinë e artit në afrimin e popujve dhe forcimin e marrëdhënieve kulturore ndërkombëtare.
Gjithashtu është shprehur mirënjohje për artistët dhe institucionet e përfshira në realizimin e këtij projekti, si dhe për mikpritjen e publikut në El Salvador gjatë gjithë ngjarjes.
Lajmet
Nis projekti për zhvendosjen e rezervuarit të ujit nga Kalaja e Prizrenit
Published
1 hour agoon
May 14, 2026By
UBT News
Kalaja e Prizrenit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të rëndësishme infrastrukturore, me qëllim ruajtjen afatgjate të këtij monumenti të trashëgimisë kulturore.
Gjatë një vizite në Kala, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli, u bë e ditur se është dakorduar financimi i projektit për zhvendosjen e rezervuarit të ujit jashtë mureve të Kalasë së Prizrenit.
Sipas njoftimit, rezervuari, i vendosur në këtë hapësirë që nga viti 1939, ka shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme të ujit brenda mureve të Kalasë, duke dëmtuar gradualisht strukturat e lokalitetit dhe duke paraqitur rrezik edhe për vizitorët. Projekti për zhvendosjen e rezervuarit tashmë është hartuar dhe kap vlerën prej rreth 500 mijë eurosh, ndërsa procedurat për realizimin e tij pritet të nisin së shpejti.
Kjo ndërhyrje po konsiderohet si një hap i domosdoshëm për mbrojtjen dhe konservimin e një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Lajmet
KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës pas finales dramatike ndaj Prishtinës
Published
1 hour agoon
May 14, 2026By
UBT News
KFF Dukagjini ka triumfuar në Kupën e Kosovës në futboll për vajza, pasi mposhti KFV Prishtina pas penalltive me rezultat 5:4, në një finale të mbushur me emocione dhe rivalitet sportiv.
Koha e rregullt përfundoi 1:1. Skuadra nga Klina kaloi në epërsi që në minutën e katërt me golin e Olsa Kuçit, ndërsa Prishtina barazoi në minutën e 86-të përmes Rreze Gashit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime. Edhe pas 120 minutave lojë nuk pati fitues, ndërsa penalltitë vendosën triumfin e Dukagjinit, që siguroi trofeun për të dytin vit radhazi.
Finalja u vlerësua për nivelin e lartë sportiv dhe emocionet që solli, duke dëshmuar edhe njëherë rritjen e vazhdueshme të futbollit të vajzave në Kosovë.
Ditar: Çfarë ngjarjesh shënuan datën 14 maj 1993-1998?
Dënohet me dy vjet burg një prej të përfshirëve në vdekjen e Matthew Perry
Ndërron jetë aktori nigerian Alexx Ekubo pas betejës me kancerin
Tri mbrëmje gala në El Salvador, Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen me “Carmina Burana”
Nis projekti për zhvendosjen e rezervuarit të ujit nga Kalaja e Prizrenit
KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës pas finales dramatike ndaj Prishtinës
Takimi Trump-Xi dhe çështja e Tajvanit
Arrestohet një zyrtar në Kamenicë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Hetim mbi vdekjen e një foshnjeje në Malishevë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
-
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
