

Shëndet
Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës
Published
2 months agoon
By
UBT NewsNëse ndiheni të drobitur e nuk pushoni siç duhet, apo jeni të predispozuar të ftoheni shpejt, duhet të kombinoni Eliksirin e Jetës.
Në shumë vende të botës, kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës konsiderohet si ‘Eliksiri i Jetës’, si mjalti ashtu edhe Aloe Vera janë të pasur në vlera dhe njihen si suplementë të shkëlqyer ushqimorë.
Mjalti dhe Aloe Vera janë përdorur prej shekujsh, duke përforcuar idenë se ushqimi mund të jetë mjekim.
Kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës është i vlefshëm për njeriun
Organizmi ka nevojë për lëngje që përftohen nga uji, por nëse shtoni Aloe Verën e mjaltin do të pasuroni ushqimin tuaj, lëngu i Aloe Verës e mjaltit përmban pak kalori dhe sheqerna në krahasim me lëngjet e tjera.
Përpos kësaj, ky lëng përmban vitamina dhe fitoushqyes që i bëjnë mirë shëndetit.
Pak kalori, shumë vitaminë C
Lëngu i Aloe Verës me mjaltin përmban pak kalori, në 250 mililitra lëng gjeni 120 kalori, një gotë me lëng përmban 60 kalori që e bën alternativën më të mirë në krahasim me lëngjet e tjera. P.sh lëngjet e mollës dhe portokallit kanë 114 dhe 112 kalori për çdo racion.
Në çdo racion të lëngut Aloe e mjaltit gjenden sasi domethënëse të vitaminës C, antioksidant dhe ushqyes i rëndësishëm, që ka aftësinë të luftojë radikalet e lira të cilat konsiderohen shkaktarë të sëmundjeve kronike dhe plakjes.
Vitamina C promovon prodhimin e kolagjenit, kaq i nevojshëm për lëkurë elastike, aktivizon enzimat e nevojshme për funksionin e qelizave e mbështet metabolizmin. Në 250 mililitra të lëngut të Aloe Verës dhe mjaltit gjenden 30 përqind të dozës ditore të vitaminës C.
Përfitimet e tjera të Aloe Verës
Përfshirja e Aloe Verës ofron vlera shëndetsore fito ushqyes si është barbaloina që luan rolin e antioksidantit. Aloe Vera rregullon nivelin e sheqerit në gjak, është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Si ta përgatisni:
1 filxhan xhel Aloe Vera;
1 filxhan mjaltë.
Përzieni në mikses derisa të formohet një masë kompakte.
Shëndet
Cilat janë përfitimet e konsumimit të arrave të zhytura në ujë?
Published
2 hours agoon
September 30, 2025By
UBT News
Nutricionistë të shumtë rekomandojnë zhytjen e arrave në ujë para konsumit, sepse kjo metodë ul përmbajtjen e acidit fitik dhe frenuesve të enzimave, duke e bërë tretjen më të lehtë dhe duke rritur përthithjen e mineraleve si magnezi, zinku dhe hekurit.
Arrat e zhytura gjithashtu e ruajnë ndjesinë e ngopjes për më gjatë, gjë që mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës.
Yndyrnat e shëndetshme dhe fibrat e tyre ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, duke parandaluar rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak, ndërsa acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbështesin shëndetin e zemrës.
Arrat e zhytura janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina B, që mbrojnë qelizat nervore dhe përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin.
Polifenolet dhe vitaminat neutralizojnë radikalet e lira, zvogëlojnë stresin oksidativ dhe ngadalësojnë procesin e plakjes, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kronike.
Mineralet si magnezi, fosfori dhe kalciumi kontribuojnë në forcimin e kockave, ndërsa vetitë anti-inflamatore lehtësojnë artritin dhe dhimbjet e kyçeve.
Përfshirja e arrave të zhytura në ujë në mëngjes ose si meze të lehtë mund të sjellë përfitime për shëndetin trupor. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Nga mëngjesi në darkë, udhëzuesi i saktë për konsumin e ujit
Published
2 hours agoon
September 30, 2025By
UBT News
8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet tregojnë se njerëzit që pijnë ujë kur janë të etur janë mjaftueshëm të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet gjithashtu kontribuojnë në marrjen e ujit.
Megjithatë, pini me masë, sepse konsumimi i tepërt mund të shkaktojë overdozë uji, një gjendje e rrezikshme për organizmin.
Veza dëmton zemrën? Jo. Konsumi i dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vezët përmbajnë omega-3 dhe aminoacide të rëndësishme për shëndetin kardiak. Ato janë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme.
Ajri i ftohtë shkakton sëmundje? Jo domosdoshmërisht. Qëndrimi në temperatura të ulëta nuk shkakton ftohje apo grip. Në fakt, njerëzit që kalojnë kohë jashtë shpesh janë më të shëndetshëm, pasi bakteret zakonisht lulëzojnë në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura.
Multivitamina çdo ditë? Multivitaminat duhet të merren vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë vitaminat dhe mineralet që merrni nga ushqimet e shëndetshme si fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri.
Mëngjesi ndihmon për humbje peshe? Mëngjesi mund të ndihmojë të kontrolloni urinë gjatë ditës, por nuk garanton humbje peshe. Efekti varet nga zgjedhja e ushqimeve dhe nga dieta gjatë gjithë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe fibra, mund të ndihmojë kontrollin e oreksit.
Sheqeri bën fëmijët hiperaktivë? Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë. Sheqeri është i dëmshëm në sasi të mëdha, por nuk shkakton hiperaktivitet tek fëmijët. Shpesh prindërit interpretojnë sjelljen normale të fëmijëve si hiperaktivitet pas konsumimit të ëmbëlsirave.
Kërcitja e gishtave shkakton artrit? Jo. Zhurma vjen nga gazrat që formohen në nyje dhe nuk shkakton artrit. Megjithatë, kërcitja e tepruar mund të çojë në ënjtje ose pak shqetësim në duar, por nuk ka lidhje me sëmundjet kronike të kyçeve. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këshilla të thjeshta për parandalimin e ndryshimeve hormonale
Published
15 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Ndryshimet hormonale nuk janë vetëm çështje e grave, ato ndikojnë gjithashtu edhe tek burrat. Hormonet kontrollojnë humorin, energjinë, tretjen dhe madje paraqitjen e jashtme.
Kujdesi ndaj shëndetit hormonal nis me largimin e stresit, aktivitet fizik dhe ushqyerje të shëndetshme.
Ushqyesit kryesorë për ekuilibrin hormonal:
Vitaminat B: Të domosdoshme për funksionin normal të hormoneve dhe pastrimin e organizmit nga toksinat. Suplementët më të lehtë për t’u përthithur janë më të efektshëm.
Acidet yndyrore Omega-3: Ndihmojnë kundër inflamacionit kronik dhe ruajnë ekuilibrin hormonal. Gjenden tek salmoni, sardelet, farat e linit dhe chia, ose në suplementë.
Probiotikët: Mbajnë florën intestinale të balancuar, përmirësojnë tretjen dhe pengojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga stres dhe përdorimi i antibiotikëve. Ato prodhojnë vitamina dhe mbrojnë sistemin imunitar.
Dieta e pasur me këta ushqyes, me një stil jete të shëndetshëm, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. /A.Z/UBT News/
Shëndet
A është e sigurt të ruani ushqimet në letër alumini?
Published
18 hours agoon
September 29, 2025By
UBT News
Shumica prej nesh e përdorin letrën e aluminit për të mbështjellë mbetjet e ushqimit ose për të paketuar ushqime për t’u marrë me vete.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është gjithmonë mënyra më e sigurt për të ruajtur ushqimin.
Ndryshe nga enët plastike ose qelqi që mund të mbyllen hermetikisht, letra e aluminit nuk e mbron ushqimin nga ajri.
Kjo shkakton prishje më të shpejtë e rritje të baktereve të dëmshme. Lagështia nga ushqimi mund të ndikojë në shijen dhe strukturën e tij.
Ushqimet acidike ose të kripura mund të reagojnë me aluminin, duke ndryshuar aromën dhe shijen e tyre dhe duke krijuar rreziqe të mundshme shëndetësore.
Nuk rekomandohet të mbështillni ushqimin e nxehtë direkt në letër alumini; është më mirë të prisni që të ftohet në temperaturën e dhomës dhe ta ruani vetëm për një ose dy ditë.
Për ruajtje më të sigurt dhe më të gjatë, përdorni enë qelqi ose plastike me kapak. Këto zgjidhje mbrojnë ushqimin më mirë dhe e ruajnë freskinë e tij për më shumë kohë. /A.Z/UBT News/

Zyrtare: Merret vendimi për stadiumin ikonik “Giuseppe Meazza”

“House of Guinness” – seriali i ri historik i Netflix nga autori i “Peaky Blinders” bëhet hit

Miley Cyrus drejt rikthimit në shtëpinë e saj të rindërtuar në Malibu

Kryeministri Kurti takoi kongresistin amerikan James McGovern

Udhëheqësit në Lindjen e Mesme dhe Evropë mirëpresin planin e paqes për Gazën

Cilat janë përfitimet e konsumimit të arrave të zhytura në ujë?

Dinamo Zagreb mposht Slaven Belupon, shkëlqen Arbër Hoxha

Ismajli ulet në fushë dhe kërkon zëvendësim në Kombëtaren e Shqipërisë

Hamasi: Rezistenca e armatosur, e drejta jonë pa shtet
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 weeks ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën