Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Ross E O’Hara
Kohët e fundit vrapova në Maratonën e Detroitit, dhe me këtë pjesëmarrje mblodha para për organizatën “Community Cat Rescue”në Detroit. Një ditë pas garës, u shkrova letra të shkurtra falënderimi të gjithë atyre që dhuruan para.
E dija që mamasë sime do t’i pëlqente si gjest, por mu duk paksa e çuditshme që po i shkruaja shokëve nga liga e basketbollit ku jam i angazhuar prej vitesh. Duke kërkuar donacione për miqtë e mirë të preferuar – kotelet – kisha zbuluar disa gjëra të reja tek vetja – ndaj shqetësohesha se mos falënderimet e shkruara me dorë do të ishin një tjetër shkelje e normave mashkullore.
Në fakt e kisha shumë gabim. Shprehja e mirënjohjes për miqtë dhe shokët e mi, dhe jo vetëm për dhurimet e tyre, por edhe për shoqërinë e tyre me mua, ishte diçka shumë e gjetur. Në fakt, studimet mbi mirënjohjen na tregojnë se të gjithë, ashtu si unë, e mbivlerësojnë vështirësinë e shprehjes së kësaj ndjenje, dhe nga ana tjetër e nënvlerësojnë befasinë dhe efektin pozitiv që do të sjellë ajo tek të tjerët. Tani unë ndihem më i lidhur me ata djem se kurrë më parë.
Teksa po i afrohemi fundit të këtij viti, një kohë kur shumë njerëz falënderojnë Zotin dhe njerëzit përreth për gjërat e mira në jetën e tyre, unë mendova se do të ishte mundësia e përsosur për të shkruar mbi mirënjohjen.
Mirënjohja është momenti kur ne vlerësojmë një person tjetër që na jep qëllimisht dhe në mënyrë altruiste diçka me një vlerë personale. Pas maratonës, unë i jam mirënjohës miqve dhe familjes, si për përfitimin e dukshëm të donacioneve në para, por edhe për mbështetjen e padukshme sociale që përfaqësonin donacionet e tyre.
Por mirënjohja është më shumë sesa një akt mirësjellje, apo një strategji e llogaritur për të marrë dhuratat. Të qenit mirënjohës lidhet me nivele më të larta të kënaqësisë nga jeta, optimizmit, vitalitetit, ndjeshmërisë, faljes dhe qasje pozitive.
Mirënjohja e zgjeron perspektivën tonë mbi jetën, duke na nxitur të jemi më kreativë dhe më reflektivë. Po ashtu mirënjohja redukton ndjenjat e zilisë, negativitetit, depresionit dhe ankthit. Disa studime kanë argumentuar se mirënjohja është thelbësore për marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë, dhe për përvojën njerëzore në tërësi.
Një nga këngët e famshme të Krishtlindjeve është në thelb historia e shndërrimit të dikujt nga mosmirënjohës në një person mirënjohës. Çarls Dikens kishte të drejtë kur shkroi se mirënjohja mund të mësohet, Por shumica nga ne do të zgjidhnin të mos vizitoheshin nga fantazmat gjatë gjithë natës.
Fatmirësisht, psikologët kanë shpikur disa mënyra për t’i mësuar të rinjtë të jenë më mirënjohës, dhe për t’i nxitur të rriturit që të shprehin mirënjohjen. Këto praktika përfshijnë ditarin e mirënjohjes (një formë tjetër e shkrimit shprehës), letrat e mirënjohjes, fillimin e bisedave të mirënjohjes apo thjesht adoptimin çdo ditë të një mendësie mirënjohëse.
Në një studim, mbi 200 nxënës të shkollave të mesme urbane përdorën aplikacionin “GiveThx”, që u ofroi përdoruesve një hapësirë për ditarin e mirënjohjes dhe falënderimin privat ndaj nxënësve të tjerë. Krahasuar me grupin e kontrollit, përdoruesit e “GiveThx”raportuan se ishin më mirënjohës, dhe kishin një pikëpamje më pozitive për jetën dhe botën, më pak ankth dhe më shumë kënaqësi me miqësitë dhe jetën e tyre.
Po ashtu ata patën rezultate më të larta në disa teste të të mësuarit socio-emocional, përfshirë rregullimin e emocioneve, altruizmin dhe motivimin e arritjeve. Një studim tjetër përdori mesazhet për t’i inkurajuar studentët e kolegjit që të jenë mirënjohës.
Përgjatë 7 javëve, studentëve iu dërguan mesazhe përkujtuese javore për të zgjedhur një qëndrim mirënjohës, për të shprehur falënderimet ndaj bashkëmoshatarëve apo profesorëve të tyre, dhe për të reflektuar mbi 3-5 bekime nga java e kaluar.
Studentët që praktikuan mirënjohjen raportuan se ishin më të qetë, më pak të stresuar, më të fokusuar tek mësimet, më të motivuar dhe më rezistentë përballë sfidave akademike.
Këto studime tregojnë dy gjëra të rëndësishme për mirënjohjen. Së pari, studentët mund të përfitojnë nga praktikimi i mirënjohjes gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm gjatë një sezoni të caktuar. Së dyti, teknologjia është një mënyrë e shkëlqyer për të inkurajuar studentët të falënderojnë të tjerët dhe t’i ndajnë ato ndjenja. Në punën time në “Persistence Plus”, ne i nxisim rregullisht nxënësit të shprehin mirënjohje për ata që i ndihmojnë. / “Psychology Today” – Bota.al
You may like
Lajmet
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren
Published
2 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një burri rreth 70-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren, saktësisht pranë banesave të ish-TMK-së.
Sipas njoftimit zyrtar, mjekët ligjorë kanë konstatuar se vdekja ka ndodhur rreth 2-3 orë para mbërritjes së ekipeve në vendngjarje.
“Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së. Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekjeje të dhunshme”, thuhet në njoftimin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e krim-teknikës dhe prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia u bën thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacione mbi identitetin e viktimës të lajmërohen në stacionin më të afërt ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.
Lajmet
Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane
Published
6 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Izraeli thotë se ka vrarë shefin e marinës së Iranit, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.
Alireza Tangsiri u emërua komandant i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në vitin 2018, ndërsa më parë kishte shërbyer si zëvendëskomandant i kësaj marine që nga viti 2010.
Një llogari në rrjetin social X, që i atribuohet atij, ka qenë aktive që nga 10 marsi i këtij viti, me mediat iraniane që citonin postimet e tij. Në këto postime, ai kishte shkruar disa herë për Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.
Tangsiri njihej si një komandant i ashpër, i cili në të kaluarën kishte bërë deklarata të shumta kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, ai kishte kërcënuar se do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit nëse pengoheshin eksportet e naftës së Iranit. Tangsiri u sanksionua nga Thesari i SHBA-së bashkë me komandantë të tjerë të IRGC-së në vitin 2019, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës./BBC/
Lajmet
Një moment kthese për rrjetet sociale: Çfarë e pret teknologjinë pas vendimit historik për varësinë?
Published
7 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Një juri në Los Anxhelos ka dhënë një vendim dënues për dy nga platformat digjitale më të njohura në botë, Instagram dhe YouTube, duke konfirmuar se këto aplikacione janë krijues varësie dhe janë projektuar qëllimisht në atë mënyrë.
Gjykata doli në përfundimin se pronarët e tyre kanë qenë neglizhentë në mbrojtjen e fëmijëve që i përdorin ato, duke shënuar një moment të rëndë për Silicon Valley me implikime globale. Gjigantët teknologjikë në këtë rast, Meta dhe Google, tani duhet të paguajnë 6 milionë dollarë dëmshpërblim për një grua të re të njohur si Kaley, viktima në qendër të këtij rasti, e cila pohoi se platformat i shkaktuan dismorfi trupore, depresion dhe mendime vetëvrasëse.
Megjithëse të dyja kompanitë synojnë të apelojnë — me Metën që pretendon se një aplikacion i vetëm nuk mund të jetë përgjegjës për krizën e shëndetit mendor te adoleshentët dhe Google që thotë se YouTube nuk është rrjet social — vendimi do të thotë se “epoka e pandëshkueshmërisë ka mbaruar”, sipas Dr. Mary Franks, profesore e ligjit në Universitetin George Washington.
Ky vendim konsiderohet si një moment kthese që do të ripërcaktojë peizazhin e mediave sociale dhe mund të jetë fillimi i fundit të kësaj epoke ashtu siç e njohim ne. Ndërsa përdoruesit e rregullt mund të mos jenë tronditur, kompanitë teknologjike duket se u kapën në befasi, duke shpenzuar shuma marramendëse për tarifa ligjore.
Dy kompanitë e tjera në gjyq, TikTok dhe Snap, pronar i Snapchat, zgjodhën të bënin marrëveshje jashtë gjykatës para se të niste procesi, mes zërave se nuk mund ta përballonin dot këtë betejë. Pavarësisht prezantimeve të shumta nga rrjetet sociale mbi mjetet që ofrojnë për prindërit për të mbrojtur fëmijët, gjykata vendosi se këto masa nuk ishin të mjaftueshme.
Arturo Bejar, i cili dikur punonte në Instagram, deklaroi se e kishte paralajmëruar Mark Zuckerbergun për rreziqet që u kanoseshin fëmijëve vite më parë, duke thënë se aplikacioni ndryshoi nga “një produkt që e përdorni ju, në një produkt që ju përdor juve”.
Ekspertët e kanë përshkruar këtë vendim si momentin “Big Tobacco” të teknologjisë, duke bërë analogji me industrinë e duhanit, gjë që mund të çojë në paralajmërime shëndetësore në ekrane apo kufizime të reklamave.
Aktualisht, këto kompani mbrohen ligjërisht në SHBA nga “Neni 230”, i cili i liron nga përgjegjësia për përmbajtjen që publikohet në to — një mburojë pa të cilën shpesh thuhet se industria nuk do të mbijetonte. Megjithatë, skeptikët ndaj kësaj mbrojtjeje po shtohen, sidomos pas dëgjimit të fundit në Komitetin e Tregtisë të Senatit të mërkurën. /BBC/
Lajmet
Nga Veterniku në Vushtrri: Detajet e operacionit “Delivery” ku u zbulua edhe një “Call Center” i dyshimtë
Published
9 hours agoon
March 26, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, ka realizuar me sukses operacionin e koduar “Delivery”, i cili rezultoi me arrestimin e pesë personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës dhe pajisjeve teknologjike.
Sipas njoftimit, aksioni nisi pas një pune intensive operative që identifikoi dy persona të dyshuar për shpërndarjen e marihuanës dhe kokainës në kryeqytet.
Gjatë zbatimit të planit taktik mesditën e së mërkurës në Veternik, të dyshuarit, të cilët po lëviznin me një veturë Golf 8, tentuan t’i shmangen policisë duke nisur një ndjekje me shpejtësi të lartë që përshkoi Fushë-Kosovën, Podujevën dhe përfundoi në hyrje të Vushtrrisë, ku edhe u prangosën nga njësitet policore.
Gjatë kontrollit të veturës dhe përgjatë rrugës ku të dyshuarit kishin hedhur pako me lëndë narkotike gjatë ikjes, policia sekuestroi mbi 3.3 kilogramë marihuanë dhe sasi të kokainës të ndarë në 25 qese.
Operacioni u zgjerua me bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku u gjetën edhe dy peshore digjitale, mbi 4 mijë euro para të gatshme, valuta të huaja, dy vetura dhe katër telefona celularë.
Sipas komunikatës, forenzika rajonale ka dokumentuar të gjitha provat në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.
Një detaj i rëndësishëm i këtij operacioni ishte zbulimi i një hapësire të modifikuar si “Call Center” në njërin nga lokacionet e bastisura, ku u sekuestruan pesë laptopë. Për shkak të dyshimeve për krime kibernetike, në rast u përfshinë edhe hetuesit e specializuar të kësaj fushe, të cilët ndaluan një person të pestë të përfshirë në këtë aktivitet.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa Policia e Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin e saj në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të moshuari që u gjet pa shenja jete në Prizren
Izraeli raporton vrasjen e komandantit të marinës iraniane
HBO lanson trailerin e parë të serialit “ Harry Potter”
Një moment kthese për rrjetet sociale: Çfarë e pret teknologjinë pas vendimit historik për varësinë?
Kosova pa Demakun e Sadriun në gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë
Nga Veterniku në Vushtrri: Detajet e operacionit “Delivery” ku u zbulua edhe një “Call Center” i dyshimtë
Rita Ora uron Kosovën dhe Shqipërinë para gjysmëfinaleve të Botërorit
Gruaja nga Florida akuzohet për tentim vrasje ndaj Rihannës
Mungesa të mëdha për Sllovakinë: David Duris dhe Milan Skriniar jashtë përballë Kosovës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
