Shëndet

Fuqia e lëngut të kumbullës për tretjen e mirë dhe shëndetin e stomakut

Published

on

Lëngu i kumbullave të thata ka bërë për vete shumë njerëz në botë falë aftësisë që ka për të zgjidhur problemin e mundimshëm të konstipacionit.

Ky lëng ngjyrë vjollcë është i pasur me antioksidantë dhe substanca të tjera që përmirësojnë shëndetin nga këmbët tek koka.

Nëse jeni në kërkim të një mënyrë natyrale për të përmirësuar tretjen, dendësinë kockore, zorrën e trashë, shëndetin e zemrës e të tjerë, atëherë duhet të konsumoni më shumë nga ky lëng.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për të gjitha vlerat që ofron lëngu i kumbullave të thata.

Si përgatitet lëngu i kumbullave të thata

Nxjerrja e lëngut nis pas tharjes së kumbullave.

Në fillim ato vendosen në ujë të nxehtë dhe valohen deri sa frutat të nisin e të shpërbëhen.

Më pas e gjithë masa filtrohet dhe pjesa e mbetur është një lëng i shijshëm dhe i pasur me fibër dhe përbërës të tjerë.

Vitaminat dhe mineralet

Një gotë e vetme nga ky lëng përmban shumë vitamina, minerale dhe polifenolë.

Kumbullat e thata përmbajnë në veçanti shumë magnez, kalium, fosfor, selenium, mangan dhe zink.

Ato janë të pasura edhe me vitaminë C, thiaminë, vitaminë B-6, vitaminë A, E dhe K.

Vlerat e lëngut të kumbullave të thata
Kundër konstipacionit

Ky lëng përmban shumë fibër dhe një përbërës natyral të quajtur sorbitol që ndihmon për jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjen e zorrëve.

Për më tepër, ky lëng ofron zgjidhje afatgjatë kundër konstipacionit.

Kocka të forta

Antioksidantët tek frutat dhe perimet luftojnë radikalet e lira që gërryejnë kockat dhe përshpejtojnë frakturat dhe thyerjet.

Lëngu i kumbullave të thata përmirëson dendësinë kockore dhe i bën ato më të forta sepse përmban shumë kalçium, magnez dhe vitaminë K.

Shëndeti i zorrës së trashë

Studimet shkencore janë të pamjaftueshme, megjithatë ato konfirmojnë se lëngu në fjalë nxit rritjen e shëndetshme të qelizave të zorrës së trashë.

Shëndeti i stomakut

Fibra tek lëngu i kumbullave të thata përmban shumë fibër.

Kjo e fundit ofron ushqyes të dobishëm për florën bakteriale në stomak dhe rrjedhimisht ofron ekuilibrat e duhur të baktereve.

Shëndeti i zemrës

Lëngu i kumbullave të thata ka një ndikim pozitiv në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

Konsumi i 12 kumbullave të thata në ditë mund të ulë ndjeshëm kolesterolin duke përmirësuar shëndetin e zemrës.

Mirëmbajtja e peshës

Shumë studime kanë nxjerrë në pah se kumbullat e thata nuk e rrisin menjëherë glukozën në gjak dhe se ulin nivelin e sheqernave në gjak.

Kumbulla e thatë përmban sorbitol, një substancë që përdoret si një alternativë e sheqerit për diabetikët.

Shëndeti i mëlçisë

Ekspertët konfirmojnë se kumbullat e thata kanë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin e mëlçisë.

Ato munden të parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore të këtij organi.

Si ta përgatisni në shtëpi
Përbërësit

1 filxhan çaji me kumbulla të thata

5 filxhanë çaji me ujë të pijshëm.

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni ujin në zjarr dhe pasi të ketë marrë valë hidheni në një kavanoz qelqi ku keni shtuar më parë kumbullat e thata dhe pa bërthamë.

Mbulojini kumbullat me ujë dhe lërini të qëndrojnë për 24 orë.

Më pas futeni përmbajtjen e kavanozit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt.

Përdorni një napë dhe filtrojeni.

Nëse keni nevojë për më shumë ëmbëlsi përdorni mjaltë.

Kujdes

Konsumi i tepërt i këtij lëngu shkakton diare dhe gazra të tepërt por edhe urth./AgroWeb.org

Shëndet

Bima që shpesh e nënvlerësojmë, por mbron fuqishëm mëlçinë

Published

on

Thistle, ose në shqip gjembaç është një bimë e klasit të parë që mbron mëlçinë nga toksiciteti kimik.

Ajo stimulon fazën I dhe fazën II të rrugëve enzimatike të detoksifikimit të mëlçisë, është shumë e efektshme në parandalimin e kancerit dhe ndihmon njerëzit që janë duke marrë kimioterapi ose duke marrë ilaçe të tjera toksike.

Silymarin, përbërësi aktiv te gjembi është treguar të jetë një nga substancat më të fuqishme për mbrojtjen e mëlçisë .

Gjembi është aprovuar për përdorim në dëmtimin e mëlçisë sepse është treguar se stimulon sintezën e hepatociteve të reja që zëvendësojnë ato të vjetra të dëmtuara.

Përdorimi i gjembaçit për disa javë është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që pinë shpesh alkool, konsumojnë ushqime të yndyrshme, kanë nivele të larta të lipideve në gjak ose marrin mjekime të rregullta.

Shumë studime kanë gjetur rolin mbrojtës të kësaj barishte kundër kancerit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj

Published

on

Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.

Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.

Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.

Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.

Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.

Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.

Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.

Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin

Published

on

Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.

Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.

Disa nga më të efektshmet: bajamet, që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.

Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.

Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.

Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?

Published

on

Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.

Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.

Simptomat kryesore:

Dhimbje dhe gurgulim barku

Fryerje dhe gazra

Përzierje, diarre

Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit

Shkaqet:

Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.

Diagnoza:

Test i qumështit (sfida e qumështit)

Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen

Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla

Si të lehtësohet?

Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)

Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara