Lajmet

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Greqisë, në mesin e viktimave dy fëmijë

Published

on

Katër persona, duke përfshirë dy fëmijë, vdiqën të martën në ishullin grek të Kos në një aksident që përfshinte një varkë emigrantësh që kalonte nga Turqia e afërt, thanë autoritetet greke.

Një deklaratë e rojes bregdetare tha se 27 persona u shpëtuan dhe askush nuk figuronte si i zhdukur. Në deklaratë thuhet se sipas të mbijetuarve, aksidenti ndodhi kur personi që drejtonte varkën e vogël bëri një manovër të ngathët pak larg Kosit.

Dhjetë pasagjerë ranë në ujë dhe dy gra dhe dy fëmijë vdiqën, tha roja bregdetare. Të mbijetuarit u morën nga anijet e rojes bregdetare, raporton Associated Press.

Autoritetet greke po përgatiten për një rritje të mundshme të ardhjeve të emigrantëve për shkak të luftimeve të vazhdueshme në Liban dhe Gaza.

Më herët të martën, një zyrtar paralajmëroi se luftërat në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, të kombinuara me efektet e ndryshimeve klimatike, do ta vënë Evropën nën presion të vazhdueshëm afatgjatë nga imigracioni.

Bota

Ukraina sulmohet nga 130 dronë rusë

Published

on

Të mërkurën, më 16 tetor 2024, Ukraina u përball me një nga sulmet më të mëdha nga Rusia gjatë muajve të fundit, duke u shënjestruar sidomos Kievi dhe qytete të tjera. Zyrtarët ukrainas raportuan se sulmi përfshinte 136 dronë, duke shkaktuar zjarr në një objekt industrial në rajonin perëndimor të Ternopilit.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se arritën të rrëzojnë 52 nga dronët e përdorur në këtë sulm masiv. Sipas burimeve, 20 dronë ishin ende në ajër në momentin e raportimit, ndërsa për 60 të tjerë nuk kishte informacion të qartë, duke sugjeruar se ndoshta ishin neutralizuar nga sistemet e luftës elektronike.

Administrata ushtarake e Ternopilit njoftoi se rreth 50 zjarrfikës ishin angazhuar për të shuar një “zjarr të shkallës së madhe” që shpërtheu në objektin industrial. Sipas të dhënave të deritanishme, nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.

Përveç dronëve, forcat ajrore ukrainase raportuan se Rusia kishte lëshuar gjithashtu dy raketa në rajonin verior të Chernihiv dhe atë lindor të Donetsk, por detaje të mëtejshme mbi pasojat e këtyre raketave nuk janë dhënë.

Ky sulm i fundit nga Rusia nënvizon intensifikimin e përpjekjeve ushtarake ndaj Ukrainës, duke e bërë situatën në rajon edhe më të tensionuar. Ukraina vazhdon të përballojë sfida të mëdha për të mbrojtur territorin e saj dhe qytetarët e saj në një kontekst të vazhdueshëm lufte./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Tusk: Migrimi përmes Bjellorusisë organizohet në mënyrë paraushtarake

Published

on

By

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, e ka mbrojtur planin e shtetit të tij kundër migrantëve në kufi me në.

Në kufirin lindor të Polonisë, refugjatët nuk shfaqen në mënyrë spontane, ka thënë Tusk të mërkurën për të përditshmen Gazeta Wyborcza.

Këto veprime janë të organizuara në mënyrë paraushtarake, dhe ne po vëzhgojmë nga afër se në Siri dhe Iran, grupet janë duke u organizuar, jo vetëm për kalime ilegale të kufirit, por edhe për një qasje që ne në NATO duhet ta klasifikojmë si të rrezikshme”, ka thënë Tusk.

Sipas tij, ekziston një sistem i tërë i rekrutimeve përmes përfaqësuesve rusë dhe bjellorusë në shumë shtete.

Kryeministri polak ka thënë se ekzistojnë dëshmi që në Siri ka kriminelë dhe njerëz me lidhje me organizatat terroriste që po lirohen nga burgjet dhe po sillen në kufirin polako-bjellorus, i cili përbën edhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Polonia synon të miratojë një ligj të ri për të pezulluar përkohësisht të drejtën për azil për migrantët që kalojnë ilegalisht kufirin me Bjellorusinë. Projektligji pritet të jetë i gatshëm brenda javësh.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë presidentin rus, Vladimir Putin dhe aleatin e tij bjellorus, Alexander Lukashenka, për krijimin e krizës me migrantë në kufijtë e jashtëm të BE-së, me qëllim të rritjes së presionit ndaj Perëndimit.

Pavarësisht ndërtimit të një muri me gjemba, mbi pesë metra të larta, dhe një sistemi elektronik të vëzhgimit, migrantët vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të kaluar kufirin.

Prej fillimit të vitit, rojet kufitare kanë vërejtur rreth 28.000 tentime të këtilla./REL/

 

Continue Reading

Lajmet

​Lekaj për Kurtin dhe Mihalin: Të gjitha mund t’i bëjnë por ta dinë se iu ka hyrë uji përfundi

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj, ka akuzuar koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali se ka ndal transmetimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për borxhet e ambalazhuesve të ujit.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti por edhe Dejona Mihali mundet të mendojnë se i bëjnë të gjitha, por shtoi se të njëjtëve iu ka hyrë uji përfundi.

Dejona sot e ka ndal transmetimin në RTK. Në televizionin publik që financohet nga Kuvendi i Kosovës dhe i përgjigjet vertikalisht Kuvendit. Dejona nuk di se si se ka ndal edhe energjinë këtu në Kuvend. Dejona se di se si nuk e ka ndal edhe ngrohjen në këtë Kuvend. I themi Dejonës dhe Kurtit se mundet të gjitha t’i bëjë, por ju ka hy uji përfundi dhe nuk e di ku iu dërgon”, theksoi Lekaj.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Kjo qeveri varfëroi qytetarët, pasuroi xhepat e tyre

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjithë mekanizmat institucional ligjor dhe kushtetues për të zbardhur deri në fund të gjitha rastet e krimit korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë qeveri.

Kështu ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës e cila është ftuar nga opozita.

Zemaj theksoi se kjo qeverisje nuk i ka duart e pastra, siç u shpreh ai janë të zhytur thellë në korrupsion.

Hafizi nuk është ndonjë person i parëndësishëm, ai është njeri i afërt me Kurtin, ndërsa Dejona është vetë Kurti. Të dy rastet tregojnë se kjo qeveri është e zhytur në korrupsion, këta njerëz janë shkurt e shqip struktura kriminale, pyetjet që kërkojnë përgjigje për ne dhe qytetarët duhet të dimë si ka mundësi njeri i quajtur Naser Hafizi me pagën më shumë se 700 euro të blej katër banesa, prona e vetëm në shkurt të këtij viti të ketë qarkullim bankar mbi 400 mijë euro. Pse nuk janë alarmuar me kohë institucionet për dispozicionin e madh në krahasim me të hyrat e tij. A deri këtu e ka kapur shtetin kjo qeveri e cila edhe sot del dhe I mbron njerëzit e korruptuar dhe atë pa fije turpi? A mund të dimë se pse një person I quajtur Dejona Mihali pa asnjë pozitë në qeveri vendos kur duhet të nalet rryma, çfarë të komunikohet dhe si të komunikohet për punë, punësime dhe zhvillim. Kësaj nuk mund t’i themi tjetër veçse organizim I një skeme kriminale pa frikën e përgjegjësisë dhe pa brengën e llogaridhënies. Kjo skemë e krimit financiar mirë e organizuar fatkëqsisht e strukturuar në qeveri e kontrolluar nga parapolitika e krimit duhet doemos të zbardhet nga organet e drejtësisë“, tha ai.

Tutje, deputeti nga radhët e LDK-së, Zemaj u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje premtoi parajsë për qytetarët, por vetëm i varfëroi ata.

Këta njerëz premtuan parajsë dhe përfunduan duke varfëruar qytetarët e pasuruar xhepin e tyre. LDK do të shfrytëzoj të gjithë mekanizmat institucional ligjor dhe kushtetues për të zbardhur deri në fund të gjitha rastet e krimit korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë qeveri”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara