Lajmet

Fundjava erdhi, ja si ta kaloni pa stres dhe në mënyrë fantastike

Published

on

Shumë njerëz jetojnë për fundjavën, se është koha kur mund të shijojnë ditën e pushimit. Edhe pse është e trishtë kur mendon se të gjithë janë të mbingarkuar me punë, nuk besoj se kjo gjë do të ndryshojë ndonjëherë.

Prandaj duhet të bëni maksimumin për të shijuar këto dy ditë pushim.

Sapo kalon e premtja, keni vetëm 48 orë deri sa mëngjesi i të hënës të vijë sërish. Ndoshta kjo është një mënyrë dramatike për ta parë situatën, por të gjithë e ndiejnë presionin e fundjavës. Është koha për të takuar miqtë, familjen, të dilni në takim, të gatuani e të kujdeseni për veten nëpërmjet disa ushtrimeve fizike. Ose dhe të rrini dhe të mos bëni asgjë, kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u relaksuar.

Këto janë disa këshilla se çfarë mund të bëni gjatë fundjavës:

Mos kontrolloni email-in tuaj, shmangiuni punës – Sapo keni një moment qetësie, merrni telefonin e filloni kontrolloni email-et tuaja. Është zakon i fiksuar gjatë javës, por në fundjavë duhet eliminuar. Lëreni mënjanë punën e fokusohuni në momentin e qetësisë.

Shmangiuni listës së gjërave që duhet të bëni – Një nga gjërat më të mërzitshme të të qenit i rritur është organizmi i ditës. Qoftë një ditë në shkollë apo në orar të plotë pune, e keni parasysh çfarë do ndodhë në çdo ditë të javës. Në fundjavë mund ta hidhni këtë listë. Nuk ka më punë, detyra për të bërë apo takime. Jini vetja juaj dhe rrini në pizhama për sa kohë doni.

Festoni të premten – Qëllimi kryesor i fundjavës është të bëni qejf, por edhe të shplodheni. Për t’i realizuar, dilni e festoni të premten në mbrëmje dhe gjatë fundjavës do të keni mundësi të merrni veten. Kështu, për të hënën do të jeni tërësisht të freskët.

Dilni nga shtëpia dhe shikoni çfarë ndodh – Nuk ka rëndësi nëse nuk keni asnjë plan apo takim të organizuar, mund të dilni të bëni diçka për të cilën nuk keni planifikuar asgjë. Kur jeni me pushime, cilat janë ditët më të mira? Janë ato që s’keni asnjë plan. Mjafton ta kaloni ditën duke lëvizur në qytet, duke parë se çfarë do t’ju ofrojë.

Kaloni një kohë të gjatë me miqtë tuaj – A ka ndonjë gjë më të adhurueshme se sa një grup shoqeror që ju ndihmon të relaksoheni por edhe të kaloni momente fantastike plot të qeshura dhe harmoni? Nuk ka, prandaj sapo të mbaroni ato që kishit për të bërë në shtëpi, dilni dhe takoni shoqet/shokët tuaj. Mjafton të dilni edhe për një kafe, pa pasur shumë harxhime. Do e shikoni që ja vlen.

Mos përhapni panik kur vjen mbrëmja e së dielës – Asnjë nuk e pëlqen të dielën sepse është e vështirë të mendosh se një javë tjetër e vështirë e me punë të pret. Por, pse ta harxhoni jetën duke menduar për të ardhmen? Mos e mendoni dhe shijoni kohën e lirë që keni. E shtuna dhe e diela janë ditët kur mund të jeni vetvetja, të pushoni dhe të bëni diçka të bukur. /UBT News/

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi serb dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Një shtetas i Serbisë është intervistuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi dyshohet se gjatë kalimit të kufirit nga Kosova drejt Serbisë kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2026, rreth orës 17:40. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara