Teknologji

Fundi i rrjeteve sociale siç i njohim ne?

Disa analiza vënë në dukje se një tranzicion drejt një mënyre të zhvillimit të jetës së dikujt në internet.

Published

on

Për rreth një dekadë, midis fundit të viteve 2000 dhe gjatë viteve 2010, Facebook ishte emblema e asaj që dukej se dëshironin nga interneti shumica e përdoruesve:një hapësirë ​​në të cilën mund të ndaheshin në një mënyrë pak a shumë të sinqertë dhe të pa interesuar mendimet, përvojat dhe emocionet me një rrjet njerëzish.

Shumica e tyre ishin miq dhe të afërm, ose të paktën të njohur. Natyrisht, u ndoqën edhe faqet e artistëve, politikanëve dhe personazheve të tjerë publikë. Dhe mund të ndodhte që njëri të bëhej një figurë shumë e njohur për mendimet e veta. Por për shumë vite premtimi i rrjeteve sociale, ka qenë të lejojë cilindo që të jetë i përditësuar rregullisht edhe mbi jetën e njerëzve,që në rrethana të tjera do të kishin humbur nga sytë,

Mirëpo kohët e fundit, ky premtim po e humbet joshjen e tij si tek brezat e rinj, të cilët nuk e kanë kuptuar asnjëherë bukurinë e tij, ashtu edhe tek ata që kanë qenë që në fillim pjesë e Facebook, Instagram apo Twitter, dhe që kanë gjithnjë e më pak dëshirë për t’i përdorur ato në mënyrë pasive.

Kjo tendencë, e shoqëruar me pushime masive nga puna në sektorin e teknologjisë, dhe ndjesinë se Twitter mund të bëhet një platformë shumë ndryshe që kur u ble nga Elon Musk, po nxit shumë analistë të flasin mbi fundin e epokës së rrjeteve sociale. Të paktën siç i njohim ne sot.

Disa analiza vënë në dukje se një tranzicion drejt një mënyre të zhvillimit të jetës së dikujt në internet, e cila është e ndryshme nga ajo me të cilën ishim mësuar në vitet 2010, ka nisur prej kohësh. Çarli Uarzel, i cili shkruan prej vitesh mbi kulturën e internetit, deklaroi së fundmi se “media sociale po vdes, vetëm nëse përkufizohet si një burim publik plot me gjëra që kanë postuar miqtë tuaj”.

Sepse duket se ato janë në prag të zhdukjes, pjesërisht të zëvendësuara nga burime të kuruara nga algoritmet. Dhe sipas një eksperti tjetër të tendencave trë rrjeteve sociale, gazetarit Rajan Broderik, media sociale e modeluar sipas Facebook gjatë viteve 2010, po vuan pasojat e dy tendencave paralele.

E para është zgjerimi i platformave të mbushura me përmbajtje të krijuar nga krijuesit, por të cilën shumica e përdoruesve e konsumojnë atë në mënyrë pasive, si të ishte Netflix apo njëtelevizion tradicional. Kjo kategori përfshin TikTok, Twitch dhe YouTube, në të cilat ju “lundroni për disa orë, dhe ndoshta dëshironi të bëni një video ose një projekt të vogël, por do të habiteni shumë nëse gjeni një postim nga gjyshja juaj, sidomos nëse ajo është elezetshme”.

Kjo teori mbështetet nga të dhënat:në TikTok, që prej kohësh e ka përcaktuar veten si një platformë argëtimi dhe jo një rrjet social, 66 për qind e përdoruesve nuk krijojnë video, por kufizohen nga angazhimi si spektatorë. Në Twitch, vlerësohet se për çdo “transmetues” – pra përdoruesit që përdorin platformën për të bërë video live – ka 28 shikues pasivë.

Gjatë vitit të kaluar TikTok i ka dyfishuar të ardhurat që fiton përmes reklamave, gjë që e shtyu Meta (kompaninë e njohur më parë si Facebook) të transformonte platformat e saj kryesore – Instagram dhe Facebook – për ta imituar disi: duke ndryshuar dizajnin dhe duke i dhënë rëndësi më të madhe përmbajtjeve të krijuar nga të huajt, që gjithsesi sipas algoritmit, mund të pëlqehen nga përdoruesi.

Shumë njerëz që e kanë përdorur pak a shumë Instagramin që në fillim, kanë reaguar shumë keq ndaj kësaj tentative “tiktokizimi”. Tendenca e dytë e përshkruar nga Broderik, dhe që sipas tij po i ndryshon rrjetet sociale siç ishin strukturuar deri në dekadën e fundit, e ka zhvendosur atë lloj përmbajtjeje më private që dikur ndahej me një rreth miqsh drejt asaj

që ai e quan “interneti juaj lokal, dhe ku ndikoi përbërja e bisedave në grup, aplikacionet emega mesazheve si WhatsApp dhe Telegram, si dhe platforma të përmbajtjeve kalimtare si Snapchat ose Instagram Stories.

Brenda kësaj prirjeje mund të përfshihet edhe BeReal, rrjeti social që ndryshon në mënyrë të rastësishme çdo ditë, dhe që u kërkon përdoruesve të publikojnë se çfarë po bëjnë në atë moment. Por edhe Discord, një aplikacion komunikimi, në të cilin ne takohemi bazuar kryesisht në interesat e përbashkëta.

Arsyet e këtij ndryshimi janë të shumta:skandalet e shumta që lidhen me privatësinë dhe moderimin e përmbajtjes që kanë përfshirë Facebook që nga viti 2016, kanë ndikuar pjesërisht dhe kanë bërë që shumë njerëz ta humbin dëshirën për ta përdorur këtë platformë. Por ekziston gjithashtu një ndjenjë lodhjeje dhe shqetësim i përgjithshëm në vazhdimin, pas vitesh në internet, për të publikuar përditësime mbi jetën private brenda platformave që kanë evoluar më shumë për t’u bërë vitrina për kompanitë dhe influencuesit, sesa për të vazhduar të frekuentohen nga çdo qenie njerëzore.

“Unë jam e sigurt se nuk jam përdoruesja e vetme që jam distancuar nga zakoni publik, pompoz dhe i lodhshëm, për të postuar përditësime të rregullta në Facebook dhe Instagram”-shkroi gazetarja Loren Gud në “Wired“.

Dhe madje edhe krijuesit shumë të njohur të përmbajtjeve, të cilët dikur do ta kishin lidhur karrierën e tyre me rrjetet e mëdha sociale, po e zhvendosin komunitetin e tyre në shërbime ku është më e lehtë të flasësh drejtpërdrejt, dhe me një ndjenjë më të madhe privatësie me ndjekësit e tyre, si Discord, Substack, Telegram dhe Geneva.

“Në disa aspekte, biseda në grup duket si një rikthim në epokën e lumtur të Messenger-it, që ishte dikur mënyra më popullore për të bërë shaka me miqtë tuaj në internet. Por në jetën time, bisedat në grup – qoftë në iMessage, WhatsApp, Slack, Instagram, Twitter, Facebook Messenger apo ndonjë aplikacion apo platformë tjetër – nuk janë thjesht një mënyrë shtesë për t’u socializuar.

Ata janë një zëvendësues i vërtetë i mënyrës përcaktuese të organizimit social në internet të dekadës së fundit:i rrjetit social të bazuar tek platformat dhe burimet”- shkroi kritiku Max Read në New York Magazine. “Të paktën për mua, grupet e bisedave nuk janë i Messenger-i i ri. Unë jam Facebook–u i ri”- thekson ai. / Il Post – Bota.al

Teknologji

OpenAI lanson modelet zërore “GPT-Live” që dëgjojnë dhe flasin njëkohësisht

Published

on

By

Kompania OpenAI ka lansuar të mërkurën “GPT-Live”, një familje të re të modeleve zërore, të cilat janë të kapshme të dëgjojnë dhe të flasin në të njëjtën kohë në kohë reale.

Startup-i i inteligjencës artificiale, i cili po përgatitet për të dalë në bursë (IPO), njoftoi se do të nxjerrë në treg dy versione të këtij modeli – GPT-Live-1 dhe GPT-Live-1 mini – për përdoruesit në mbarë botën po të mërkurën.

Në maj, OpenAI prezantoi tre modele audio për platformën e saj të zhvilluesve, me qëllim që t’i bëjë agjentët softuerikë të bazuar në zë më bashkëbisedues dhe më të aftë për të kryer detyra në kohë reale. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Teknologji

Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund ta riorganizoni profilin sipas dëshirës

Published

on

Instagram ka prezantuar zyrtarisht funksionin e ri që u mundëson përdoruesve të riorganizojnë postimet në profilin e tyre, pa marrë parasysh se kur janë publikuar.

Pas një pritjeje të gjatë, përdoruesit tani mund të ndryshojnë renditjen e fotografive dhe videove në rrjetën e profilit, duke krijuar estetikën dhe paraqitjen që dëshirojnë.

Funksioni ishte paralajmëruar vitin e kaluar nga kreu i Instagramit, Adam Mosseri, ndërsa tani është i disponueshëm globalisht. Për ta përdorur, mjafton të mbani të shtypur një postim në profil dhe të zgjidhni opsionin “Riorganizo rrjetin”, ku më pas mund të lëvizni postimet sipas preferencës.

Meta ka bërë të ditur se kjo ka qenë një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit e Instagramit, duke shtuar se është punuar gjatë për ta sjellë funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, postimet e fiksuara (pinned posts) do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të profilit dhe nuk do të shfaqen në opsionin për riorganizimin e rrjetës.

/A.K/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ndalon përdorimin e AI-së për mbikëqyrje ndaj amerikanëve pas reagimeve publike

Published

on

By

OpenAI ka njoftuar ndryshime në marrëveshjen që kishte lidhur me qeverinë amerikane për përdorimin e teknologjisë së saj në operacione të klasifikuara ushtarake, pas reagimeve të ashpra nga përdoruesit dhe publikimi i marrëveshjes fillestare.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se marrëveshja do të përfshijë gjuhë që ndalon shprehimisht përdorimin e sistemeve të kompanisë për mbikëqyrje të brendshme ndaj shtetasve amerikanë. Ndryshimet gjithashtu parashikojnë që agjencitë e inteligjencës, si NSA, nuk do të mund të përdorin sistemet e OpenAI pa modifikime të mëtejshme të kontratës.

Marrëveshja fillestare kishte nxitur debate pasi rivalja e OpenAI, Anthropic, u përplas me Departamentin e Mbrojtjes për përdorimin e modelit të saj Claude për mbikëqyrje masive dhe armë autonome. OpenAI pranoi se nxituan me njoftimin e së premtes, duke e cilësuar atë “opportunist dhe të nxituar”.

Reagimet e përdoruesve ishin të menjëhershme: sipas Sensor Tower, numri i çinstalimeve të ChatGPT u rrit 200% nga norma e zakonshme që nga momenti i njoftimit. Ndërkohë, modeli Claude i Anthropics u radhit në vendin e parë në App Store të Apple.

AI përdoret nga ushtria për të thjeshtuar logjistikën dhe përpunuar shpejt informacion të madh. Shtetet si SHBA, Ukraina dhe NATO përdorin teknologji të Palantir për inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione ushtarake, ndërsa ekspertët theksojnë rëndësinë e mbikëqyrjes njerëzore mbi vendimet e AI-së.

Profesoresha Mariarosaria Taddeo nga Universiteti i Oksfordit paralajmëroi se largimi i Anthropics nga Pentagoni do të lërë një “mungesë të aktorit më të kujdesshëm për sigurinë” në përdorimin e AI-së për qëllime ushtarake, duke e konsideruar këtë një problem serioz.

Ky lajm tregon tensionin dhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në operacionet ushtarake dhe kontrollin e saj nga qeveritë dhe kompanitë private. /BBC/

Continue Reading

Teknologji

Google paralajmëron përdoruesit e WhatsApp për këtë funksion

Published

on

By

Së fundmi u zbulua një dobësi serioze e sigurisë në WhatsApp. Qendër e problemit ishte një funksion që shumë përdorues e kishin aktivizuar pa e ditur.

Ne shpjegojmë pse shkarkimet automatike janë të rrezikshme dhe si mund të mbroheni tani. Sulmi përmes grupeve të WhatsApp.

Sipas shërbimit të sigurisë IT Malwarebytes dhe zbulimeve të Project Zero të Google, sulmuesit shtuan viktimat e tyre pa paralajmërim në grupe WhatsApp dhe dërguan aty skedarë të manipuluar.

Meqë WhatsApp shkarkon mediat automatikisht si parazgjedhje, këta skedarë u ruajtën menjëherë në telefonat e viktimave. Veçanërisht të prekur ishin pajisjet Android, raporton gazeta gjermane Bild

Problem i madh: Nuk shfaqej asnjë pyetje sigurie ose paralajmërim. Kështu, malware ishte tashmë në telefon, pa pëlqimin aktiv të përdoruesit. Gjithçka që nevojitej nga sulmuesit ishte numri i telefonit i viktimës.

Skedari duhej të hapej për të shkaktuar dëmin, por sipas ekspertëve, sulmuesit përdorën edhe truke psikologjike – si thirrje ose mesazhe që të bindnin përdoruesin ta hapte skedarin.

Update-i nuk mjafton gjithmonë Kompania Meta publikoi një përditësim për të mbyllur dobësinë. Google e vlerësoi fillimisht këtë patch si të paplotë. Tani ekziston një fix i plotë.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që të mos mbështeteni vetëm te përditësimet, por të merrni vetë masa mbrojtëse. Këto masa duhet të merrni tani: Çaktivizoni shkarkimet automatike Hapni WhatsApp Shkoni te “Cilësimet” Zgjidhni “Ruajtja dhe të dhënat” Tek “Shkarkimi automatik i mediave” hiqni të gjitha shenjat tek të gjitha llojet e skedarëve Në iOS: tek të gjitha mediat vendosni “Kurrë” Shënim: Fotot dhe videot nuk do ruhen më automatikisht edhe në biseda individuale.

Parandaloni ruajtjen në galeri Hapni cilësimet e WhatsApp Shkoni te “Bisedat” Çaktivizoni “Shfaqjen e mediave” Në iOS: çaktivizoni “Ruaj në Foto” Shënim: Mediat do të shkarkohen ende, por nuk do ruhen ose shpërndahen automatikisht. Kufizoni ftesat për grupe Në cilësime shkoni te “Privatësia” Zgjidhni “Grupet” Në vend të “Të gjithë”, vendosni “Kontakte të mia” ose “Kontakte të mia përveç …” Përjashtoni kontaktet e panjohura ose të dyshimta /Bild/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara