Lajmet

FSShK i drejtohet Qeverisë me disa kërkesa

Published

on

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i është drejtuar Qeverisë me disa kërkesa, ndër to rritja e shtesave si dhe miratimi i Ligjit mbi paga.

Nga FSShK thonë se nëse nuk marrin përgjigje deri më 13 shtator, do të ndërmarrin veprime sindikale.

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 02.09.2021 pas diskutimit në lidhje me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19 dhe vendimeve të Qeverisë të marra me datë 25.08.2021 në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik të indinjuar thellë parashtrojnë këto kërkesa:

1. Shtesat mbi pagë të rishqyrtohen dhe të mirret vendim për rritjen e shtesave të cilat duhet të paguhen në mënyrë retroaktive nga muaji Qershor 2021 deri në përfundimin e Pandemisë, jo më e ulët se 300 euro në të kundërtën pason Padia për shkelje të Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës;

2. Urgjentisht të procedohet Ligji mbi pagat (ju rikujtojmë se në Planin Legjislativ për vitin 2021 është paraparë të aprovohet në Qeveri me datë 29.10.2021) dhe të ftohen përfaqësuesit e punëtorëve shëndetësor;

3. Ligji i Pagave të aprovohet brenda këtij viti dhe të fillojë së implementuari nga muaji janar i vitit 2022;

4. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pret përgjigje deri me datë 13.09.2021 nga Kryeministri duke respektuar situatën me Pandeminë COVID-19;

5. Nëse Kryeministri nuk reflekton FSSHK do të ftojë të gjitha organizatat simotra që të na bashkëngjiten në manifestimin tonë sindikal.

6. Duke i shprehur ngushëllime të gjitha familjarëve të viktimave nga COVID-19 dhe të gjithë infektuarve shërim të shpejtë si pasojë e keqmenaxhimit, i lutemi popullatës që të vaksinohen dhe të na mirëkuptojnë sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje.

lajme

UBT hap regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin ndërkombëtar që konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha akademike dhe shkencore në Evropë.

I planifikuar të mbahet gjatë muajit korrik, festivali do të mbledhë studentë, profesorë, hulumtues dhe profesionistë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë të gjerë për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim profesional.

Në kuadër të Global UBT Fest 2026 do të organizohen mbi 40 shkolla verore ndërkombëtare, konferenca shkencore, forume, samite, gara profesionale, si dhe aktivitete kulturore e artistike.

Ky festivali synon të krijojë një hapësirë unike për mësim, inovacion dhe rrjetëzim profesional, duke bashkuar ekspertë dhe pjesëmarrës nga fusha të ndryshme akademike dhe profesionale.

Global UBT Fest tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në rajon, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve nga e gjithë bota.

Regjistrimet për pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Demokrat Nuha përfaqëson UBT-në në “3rd Net4Brain Annual Meeting” në Stamboll

Published

on

By

Profesori Demokrat Nuha nga UBT mori pjesë në “3rd Net4Brain Annual Meeting”, i mbajtur në Stamboll, Turqi, nga 1 deri më 3 qershor 2026, në kuadër të aktiviteteve shkencore ndërkombëtare të rrjetit Net4Brain.

Gjatë këtij takimi shkencor, ai prezantoi punimin me titull: “Design and Biological Evaluation of Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Substituted Azole Derivatives with Enzyme Modulation Activity Against Neurodegeneration-Related Targets”.

Punimi trajton dizajnimin dhe vlerësimin biologjik të derivateve azole të substituuara me grupe klorofenile dhe klorofenoksi, duke analizuar potencialin e tyre për modulimin e enzimave që lidhen me sëmundjet neurodegjenerative.

Pjesëmarrja e Prof. Nuhës në këtë ngjarje ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e rezultateve kërkimore të UBT-së, shkëmbimin e njohurive me studiues nga vende të ndryshme dhe zgjerimin e bashkëpunimeve shkencore në fushat e neuroshkencës, kimisë mjekësore dhe zhvillimit të molekulave të reja bioaktive.

Përmes angazhimit aktiv të stafit akademik dhe hulumtues, UBT vazhdon të forcojë praninë e tij në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Continue Reading

Vendi

PE miraton raportin për Kosovën, Terras: Shpresoj që vendi të dalë nga bllokada institucionale

Published

on

By

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, ndërsa raportuesi për Kosovën në këtë institucion, Riho Terras, ka shprehur shpresën që vendi të tejkalojë sa më shpejt bllokadën institucionale dhe të vazhdojë rrugën e reformave dhe integrimit evropian.

Terras vlerësoi progresin e Kosovës në fusha si reformat zgjedhore, qëndrueshmëria ekonomike dhe mbrojtja e të drejtave themelore, por theksoi se mbeten sfida në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe efikasitetin e administratës publike.

Raporti rithekson mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të lehtësohet avancimi i saj në procesin integrues.

Po ashtu, në dokument theksohet rëndësia e vazhdimit të reformave dhe e angazhimit konstruktiv në dialogun me Serbinë, si pjesë e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Terras shprehu shpresën që institucionet e Kosovës të tejkalojnë ngërçin politik dhe të fokusohen në prioritetet që lidhen me zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon Costan: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, dy ditë para mbajtjes së Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor në Tivat.

Gjatë takimit, Kurti e falënderoi Costan për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se BE-ja mbetet donatori dhe partneri kryesor zhvillimor i vendit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti vuri në pah progresin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe zhvillimin demokratik, si dhe rritjen ekonomike që, sipas tij, është ndër më të shpejtat në rajon.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave që burojnë nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin me institucionet evropiane, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Kurti theksoi se Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, duke rikujtuar se vendi ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe u është bashkuar të gjitha sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse.

Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, në Prishtinë, pas asaj të realizuar në maj të vitit të kaluar.

Continue Reading

Të kërkuara