Sport

FSHF i lë pa bileta, vjen reagimi nga Tifozat Kuq e Zi: Stadiumin nuk mund të na ndalojë askush

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botërorë që do t’i zhvillojë në muajin mars.

‘Kuqezinjtë’ do të përballen me Anglinë në udhëtim më 21 mars derisa tre ditë më vonë presin Andorrën në ‘Air Albania’.

Për ndeshjen në shtëpi, nuk do të ketë bileta të rezervuara për tifozërinë e Kombëtares ‘Tifozat Kuq e Zi’.

Ka qenë vetë faqja e tifogrupit më të madh shqiptar që ka njoftuar se për herë të parë pas 21 viteve veprimtari të Tifozave Kuq e Zi janë lënë pa bileta dhe arsyetimi nga FSHF ka qenë se duan gjithëpërfshirje.

Njoftimi i plotë nga Tifozat Kuq e Zi:

Të nderuar anëtarë,

Si asnjëherë më parë në këto 21 vite veprimtari të Tifozave Kuq e Zi, jemi lënë pa bileta për ndeshjet e Kombëtares!

Në këto 21 vite, jo rrallëherë TKZ përbënte njerëzit e vetëm që rrinin në shkallët e stadiumit, kur nuk kishte kushte, kur nuk kishte rezultate, ku nuk kishte stadium, ku nuk kishte tifozë, pasi atëbotë përkrahja e Kombëtares konsiderohej marrëzi.

Nëse ekipi kombëtar i futbollit ka pasur një aryse të mos ndihet inferior edhe kur humbja ka qenë e prenotuar, është sepse Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithnjë aty. Janë ndërruar trajnerë, lojtarë e stadiume, ndërsa të vetmit që kanë qenë të përhershëm pranë ekipit kombëtar kanë qenë Tifozat Kuq e Zi.

Tani në vitin 2025, kur jemi kualifikuar dy herë në Europian, dhe kur ekipi kombëtar ka nisur të korrë rezultate, e këssisoj edhe rritjen e kërkesës për bileta, jemi penalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Përmes një emaili që kemi pranuar, pasi disa insistimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të pararezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojnë gjithëpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozerike.

Ky arsyetim përveç që nuk qëndron, nuk është as i sinqertë dhe për më tepër është hakmarrje tipike nga ana e FSHF-së, për kundërshtimet tona ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me serbinë dhe kur dihet që këta të fundit i kemi edhe në grup, në kualifikueset për botëror. 

Me gjithëpërfshirjen e saj FSHF-ja nuk mendoi kur nxorri biletat me çmimet e kripura që tejkalojnë çmimin e biletave për finalet e EURO 2024. Për ironi, nuk mendoi as kur bëri thirrje për anëtarësim tek klubi i tiofzve, organizem ky i FSHF-së, e që doli me ofertë për “biletë të garantuar” për anëtarët e këtij klubi. Nuk mendoi as për standartin e shqiptarit të rëndomtë, por togfjalëshin “gjithpërfshirje” e përdori për të sulmuar dhe hakmarrë ndaj TKZ-së që nuk nënshtrohet, nuk i bindet, kjo pasi tribuna jonë është SOLD OUT, ndërsa që tribunat tjera ngelen akoma bosh. FSHF po bën të njejtat gabime, dhe mendon se do të ketë rezultat të ndryshëm, por po gabohet rëndë.

Stadiumin dhe përkrahjen ndaj ekipit kombëtar TKZ-së, nuk mund t’ja ndaloj askush, e as FSHF-ja. NE do të jemi të pranishëm aty, do të jemi në Uembli, do të jemi gjithkund për të dhënë mendimin tonë, për të shprehur pakënaqësinë tona. Reagimet tona nuk do të ndalen, ato veçse do të intensifikohen dhe kushdo që gënjehet për të kundërtën me keqardhje por do të zhgënjehet keq.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar! 

Sport

Mjafton goli i Ardit Tahirit, Llapi vazhdon ngjitjen në renditje

Published

on

Llapi ka shënuar fitore ndaj Feronikelit 74 me rezultat 1-0 në kuadër të javës 29-të të Superligës së Kosovës.  

Vendasit e donin më shumë fitoren dhe kjo u konfirmua nga fillimi i ndeshjes.

Para se të mbyllej pjesa e parë, Llapi fitoi penallti, ku i saktë ishte Ardit Tahiri që shënoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë solli raste nga të dyja ekipet por rezultati nuk ndryshoi.

Llapi mori një fitore të madhe edhe pse kundër Feronikelit 74, duke kaluar në pozitën e shtatë me 36 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini si i teti.

Drenicasit mbesin në vendin e fundit me 14 pikë.

Continue Reading

Sport

Vdes futbollisti i njohur shqiptar, 28-vjeçari humb jetën në fushë

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi futbollin shqiptar mbrëmjen e së mërkurës, kur Bledar Hajdari, futbollisti i FC Dajtit në Sunday League pësoi një atak kardiak dhe u nda nga jeta.

Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe njerëzve të afërt.

“Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës. Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë”, shkruan Federata.

Continue Reading

Sport

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA zbulon vendin ku do të mbahet ndeshja

Published

on

UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës.

Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë. Ata tashmë janë në vendin e dytë me tre pikë.

Continue Reading

Sport

Sfidat vendimtare për të kaluar në gjysmëfinale

Published

on

“Play-off”-i i ProCredit Superligës vazhdon të prodhojë ndeshje shumë interesante.

Sfidat çerekfinale sollën dramë e adrenalinë deri në fund, derisa për tu kualifikuar në gjysmëfinale duhet të zhvillohen edhe ndeshjet e treta.

Seria çerekfinale është 1:1.

Të mërkurën Sigal Prishtina ndeshet me Vëllaznimin, në ndeshjen vendimtare për tu kualifikuar tutje.

Ndeshja e parë në kryeqytet përfundoi me fitoren e vendasve 71:69, edhe pse mysafirët po fitonin me katër pikë, një minutë pa përfunduar sfida. Ndërkohë, përballja tjetër në Gjakovë solli sërish adrenalinë, ku bardhekaltrit kishin epërsi deri në 21 pikë, por u përmbys nga kuqezinjtë, që triumfuan 90:73.

Në takimin tjetër ndeshen dy skuadrat verdhezi, Golden Eagle Ylli dhe Peja. Ndeshjen e parë e fituan pejanët në Therandë 71:77, derisa të dytin në Pejë, e fituan therandasit 66:75.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, derisa për finale duhen tri fitore. Për tu shpallur kampion duhen katër fitore.

Continue Reading

Të kërkuara