Kulturë

Fryma e Xhazit: Traditat deri në Ditën Botërore të Xhazit

Published

on

Në një qytet të vjetër, Tangier, qielli përshëndetet me tingujt e xhazit për një ditë të veçantë. Dita Ndërkombëtare e Xhazit shndërrohet në një festival të madh, duke e bërë qytetin të përplotë me magjinë e melodive. Tangier, me historinë dhe kulturën e tij të pasur, është vendi i zgjedhur për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore për herë të parë në historinë e muzikës xhaz. Trashëgimia e pasur në xhaz dhe lidhjet e forta kulturore midis Evropës dhe Afrikës bëjnë Tangier-in një pritës të përsosur për këtë ngjarje të madhe.

Që nga viti 2011 kur UNESCO fillon ta shënon këtë ditë, ky qytet në Maroko shënon herën e parë që një kontinent afrikan pret Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Audrey Azoulay, drejtuesja e UNESCO-s dhe legjenda e muzikës Herbie Hancock, bashkohen për të përshëndetur këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, shkruhet në faqen zyrtare të United Nations.

Hancoc Insitute of Jazz, vlerëson se Festivali i Xhazit në Tangier përshkruan një valë të re artistike, duke lidhur kulturat dhe komunitetet nëpërmjet muzikës. Nëpër shkolla, universitete dhe organizata joqeveritare, njerëzit të gjitha moshash festojnë në mënyra të ndryshme, duke e bërë këtë ditë një festë universale e harmonisë dhe bashkërendimit.

Çdo vit më 30 prill, kjo formë ndërkombëtare e artit njihet për promovimin e paqes, dialogut ndërmjet kulturave, diversitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, çrrënjosjen e diskriminimit, promovimi i lirisë së shprehjes, nxitja e barazisë gjinore, dhe forcimin e rolit të të rinjve në zbatimin e ndryshimeve sociale, shkruhet në Hancoc Institute of Jazz.

Artistët shqiptarë në skenën xhaz: Një vështrim në pasurinë kulturore

Muzika xhaz ka një histori të gjatë dhe të pasur në Shqipëri, duke filluar që nga kohërat e hershme deri në ditët e sotme. Dita Botërore e Xhazit shënon një rast të veçantë për t’i kushtuar një vëmendje këtij zhanri të mrekullueshëm. Artistët shqiptarë janë pjesë e kësaj kulture të pasur muzikore dhe kanë lënë gjurmë të thella në skenën xhaz.

Në Shqipëri dhe Kosovë, ka disa grupe dhe artistë që njihen për interpretimin e muzikës xhaz. Disa nga këta artistë dhe grupe të njohura janë, Redon Makashi që është një pianist dhe kompozitor shqiptar i njohur për punën e tij në fushën e xhazit. Ai ka themeluar grupin e tij të quajtur “Redon Makashi Quartet”, i cili performon këngë origjinale xhaz dhe interpretime të këngëve të njohura në stilin e tyre. Elina Duni këngëtare e njohur shqiptare me karrierë ndërkombëtare në muzikën xhaz ka krijuar grupin e saj, “Elina Duni Quartet”, dhe ka lëshuar disa albume të suksesshme me muzikë xhaz. Alban Dautaj është një tjetër artist shqiptar që ka kontribuar në skenën e xhazit në Shqipëri dhe në rajon. Ai performon si pjesë e Alban Dautaj Trio dhe ka prezantuar koncerte nëpër Shqipëri dhe jashtë saj.

Jazz Appreciation Group (JAG) është grup që mbledh një kolektiv artistësh që promovon muzikën xhaz në Shqipëri. Ata organizojnë koncerte, workshope dhe aktivitete të tjera për të rritur interesin për xhazin në vend. Besa Jazexhiu këngëtare e njohur në Kosovë për interpretimin e muzikës xhaz, ka prezantuar koncerte nëpër Kosovë dhe ka bashkëpunuar me artistë të tjerë të skenës së xhazit.

Në këtë kohë, disa prej artistëve më të shquar shqiptarë që përfaqësojnë muzikën xhaz janë Shpat Deda, si këngëtar dhe instrumentalist është një tjetër emër i njohur në skenën xhaz në Shqipëri. Ai është i angazhuar në prodhimin e muzikës së tij dhe ka lënë një gjurmë të ndjeshme në botën e muzikës xhaz. Besa Kokëdhima, përveç suksesit në muzikën pop, artistja ka eksploruar edhe zhanrin e xhazit me sukses, duke prezantuar këngë të shquara në këtë stil. Teuta Kurti, si këngëtare dhe kompozitore e respektuar, Teuta Kurti ka kontribuar në promovimin e muzikës xhaz në vendin tonë.

Trompetisti Ilir Bajri na kujton fuqinë dhe bukurinë e muzikës xhaz në çdo notë që luan, zëri i mrekullueshëm i Anita Vitijas bëhet një pikë referimi për të gjithë dashamirësit e muzikës xhaz, duke na kujtuar që pasioni për këtë zhanër është i përjetshëm dhe i padiskutueshëm. Pianisti brilant, Liridon Kastrati, shkon përtej tasteve të pianos për të na dërguar në një udhëkryq të mrekullueshëm ku muzika xhaz ndërthuret me emocionet më të thella të shpirtit tonë.

Në këto qytete të muzikës, Armend Xhaferi, Bajram Istrefi Jr. dhe Ilir Bajri janë si kolonat e qytetit, të cilët mbajnë shpirtin e xhazit gjallë në çdo notë që luanin. Skena e muzikës xhaz në Shqipëri nuk është vetëm një ambient, por një ngjarje magjike që frymëzon, emocionon dhe bashkon të gjithë ata që ndajnë pasionin për këtë art të mrekullueshëm.

Këta artistë, së bashku me të tjerët në skenën muzikore shqiptare, përfaqësojnë bukurinë dhe pasurinë e muzikës xhaz, duke e bërë atë një pjesë të ndritur dhe të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe përfaqësimit të tyre në skenën ndërkombëtare, ata bëjnë që muzika xhaz të jetë e gjallë dhe të frymëzuar për brezat e ardhshëm./UBTNews/

Përmbledhi: Dionesa Ebibi

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosovari Rexhep Rexhepi fiton çmimin kryesor “Aiguille d’Or” që njihet si “Oscari” i orëndreqjes

Published

on

By

Orëndreqësi me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Rexhep Rexhepi, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” gjatë ceremonisë madhështore të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).

Ky çmim, i cili konsiderohet si “Oscari” i industrisë së prodhimit të orëve, ishte i hapur për të gjitha kategoritë. Rexhepi triumfoi me modelin e tij “Chronograph Flyback”, duke pasuar gjigantin e industrisë Breguet që e kishte fituar atë një vit më parë.

Ora fituese dallon për përmasat elegante dhe fushën në ngjyrë blu të errët të punuar me teknikën tradicionale Grand Feu, e frymëzuar nga kronografët e vjetër të orëve të xhepit. Çmimi zyrtar i orës fituese është 150 mijë franga zvicerane, rreth 160 mijë euro, mirëpo vlera e saj në tregun e koleksionistëve pritet të jetë dukshëm më e lartë. Rexhepi e nisi karrierën e tij si praktikant 15-vjeçar te kompania e njohur Patek Philippe, ndërsa sot udhëheq markën e tij të pavarur në Gjenevë.

 

Në këtë edicion të GPHG-së garuan 84 orë dhe mekanizma kohorë në 14 kategori të ndryshme. Fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare ekspertësh, ku për herë të parë organizatorët hoqën ndarjet gjinore duke prezantuar kategori të reja teknike si Essential Watch dhe Complication Watch.

Continue Reading

Kulturë

Pierce Brosnan: Callum Turner i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë James Bondi i ardhshëm

Published

on

By

Aktori i njohur Pierce Brosnan beson se koleg i tij Callum Turner posedon të gjitha cilësitë e duhura për t’u veshur me kostumin e agjentit legjendar 007. Ish-interpretimi i famshëm i James Bondit ka vlerësuar se 36-vjeçari ka praninë, fizikun dhe karizmën e nevojshme për të marrë përsipër këtë rol ikonik.

Brosnan, i cili portretizoi agjentin britanik në katër filma ndërmjet viteve 1995 dhe 2002, tregoi për revistën Vanity Fair se e admiron Turnerin, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në filmin “The Only Living Boy In New York” të vitit 2017.

“Callum Turner është dikush me të cilin kam punuar dhe është një aktor shumë i fortë,” u shpreh Brosnan, duke shtuar se mezi pret të mësojë emrin e pasardhësit të Daniel Craig dhe të festojë zgjedhjen e tij.

Ndonëse Turner është përfolur gjatë si një nga favoritët kryesorë për këtë post, vetë ai ka mohuar të ketë ndonjë informacion zyrtar rreth kastingut. “Di po aq sa dini edhe ju. Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht, ndërsa unë nuk di asgjë,” kishte deklaruar ai më parë.

Brosnan po ashtu shfaqi entuziazmin e tij për projektin e ardhshëm të franshizës, i cili do të drejtohet nga regjisori vizionar Denis Villeneuve. “Besoj se do të mbetemi të mahnitur. Mënyra se si ai ndërton historinë dhe përdor kamerën është e jashtëzakonshme, prandaj filmi do të jetë vërtet madhështor,” përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara