Shëndet

Fruti që duhet shmangur dhe ato që përmirësojnë shëndetin e zorrëve

Published

on

Zgjedhja e frutave që konsumojmë ndikon në nivelet e energjisë, sheqerin në gjak dhe shëndetin e sistemit tretës.

Një nga gastroenterologët më të njohur, Dr. Saurabh Sethi (me diplomë në Harvard), ka renditur dhjetë fruta të zakonshme sipas dobisë ose dëmshmërisë për shëndetin e zorrëve, duke zbuluar edhe një frut që ai e shmang për të parandaluar inflamacionin.

Frutat që nuk i rekomandon

Në fund të listës janë bananet e tepërta të pjekura, një zgjedhje mëngjesi për miliona njerëz. Dr. Sethi shpjegon se këto banane rrisin sheqerin në gjak, ndërkohë që ofrojnë më pak lëndë ushqyese për bakteret e mira të zorrëve.

Studimet tregojnë se gjatë procesit të pjekjes, banania humb niseshtenë rezistente dhe fibrat bimore, ndërsa rritet niveli i sheqerit.

Niseshteja rezistente, që gjendet më shumë në bananet gjysmë të gjelbra, nuk tretet në zorrën e hollë, por fermentohet në zorrën e trashë, duke ushqyer bakteret e dobishme dhe duke mos rritur glukozën në gjak.

Bananet të pjekura hyjnë në “listën e zezë” të Dr. Sethi-t. Bananet të gjelbra janë më të pasura me fibra e marrin vlerësim mesatar, pasi ndihmojnë tretjen, parandalojnë kapsllëkun dhe ulin rrezikun e disa sëmundjeve kronike si diabeti i tipit 2 dhe kanceri i zorrës së trashë.

Frutat që favorizojnë shëndetin e zorrëve

Kivi – Një burim i shkëlqyer fibrash të tretshme, që lehtësojnë kapsllëkun dhe nxisin jashtëqitje të rregullt.

Boronicat – U renditën të parat nga Dr. Sethi, falë sasisë së lartë të antioksidantëve që ndihmojnë trupin të luftojë radikalet e lira, të lidhura me diabetin dhe kancerin.

Shega – Përmban polifenole të fuqishme që reduktojnë inflamacionin, duke ulur rrezikun për sëmundje të zemrës.

Studime të Universitetit të Barcelonës kanë treguar se një dietë e pasur me polifenole (nga manaferrat e errëta, arrat, kakao dhe vaji i ullirit) ul deri në 46% rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Fruta me efekt mesatar

Në mes të listës gjenden pjepri, dardha dhe molla, ndërsa rrushi dhe portokalli morën vlerësime më të ulëta.

Rrushi është i pasur me vitaminë C dhe kalium, por krahasuar me frutat tjera ka vlera më të kufizuara ushqyese.

Portokalli ka vitaminë C, folat dhe antioksidantë, por konsumimi i tepërt mund të ketë pasoja negative. Studime të botuara në British Journal of Dermatology tregojnë një lidhje mes konsumit të lartë të agrumeve dhe rrezikut të shtuar për kancer të lëkurës, për shkak të vetive fotosensitive të këtyre frutave.

Vitamina C është thelbësore për shëndetin e lëkurës, enëve të gjakut, kockave dhe kërceve. Mungesa çon në sëmundje si skorbuti.

Sipas të dhënave të Shërbimit Shëndetësor Britanik, nevojat ditore për vitaminë C plotësohen vetëm me ushqim, por në disa raste rekomandohen edhe suplemente.

Shëndet

Mos i hani pa i lexuar! E vërteta pas çokollatave proteinike

Published

on

Çokollatat me proteina janë një zgjidhje e shpejtë dhe praktike për të mbajtur energjinë, sidomos pas stërvitjes apo gjatë ditëve të ngarkuara.

Por, sa të shëndetshme janë në të vërtetë?

Sipas Samantha Dieras, specialiste nga Mount Sinai, ato janë të dobishme falë përmbajtjes së lartë të proteinës dhe lëndëve ushqyese.

Megjithatë, jo të gjitha janë cilësore – disa janë më shumë si çokollata të zakonshme të marketit, por të maskuara si produkte fitnesi.

Si të zgjidhni një çokollatë proteine të shëndetshme?

Përdor përbërës natyralë dhe të pak të përpunuar.

Ka burime cilësore proteine (qumësht, sojë, arra).

Përmban pak sheqer dhe yndyrna të shtuara.

Ofron përfitime shtesë si fibra, vitamina apo minerale.

Sa shpesh mund t’i konsumoni?

Një shumë njerëzve u mjafton një çokollatë në ditë.

Dy janë të pranueshme vetëm për personat shumë aktivë, por nuk duhet të zëvendësojnë vaktet kryesore.

Kur janë më të dobishme?

Për të rritur marrjen ditore të proteinës.

Si snack i shëndetshëm mes vakteve.

Pas palestrës, për rikuperim dhe ndërtim muskulor.

Rreziqet e mundshme:

Shumë prej tyre kanë sheqer dhe yndyrna të ngopura.

Konsumi i tepërt mund të shkaktojë probleme me tretjen, dehidratim ose shtim në peshë.

Në çdo rast, kontrolloni etiketën për makronutrientët, sasinë e sheqerit dhe burimin e proteinës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti bimor që ul sheqerin në gjak dhe frenon shtimin në peshë

Published

on

Një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, duke ulur kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i ri mbi më shumë se 113,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se këto përfitime shfaqen vetëm kur shmangen ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.

Sipas analizës 12-vjeçare, personat që konsumonin më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kishin peshë më të ulët, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe rrezik më të vogël për diabet – madje edhe ata me predispozitë gjenetike.

Studiuesit theksojnë se një dietë bimore e shëndetshme përmirëson funksionin e mëlçisë e veshkave, gjë që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se njerëzit me rrezik të lartë mund të mbrohen ndjeshëm përmes përzgjedhjes së ushqimeve të duhura. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara