

Shëndeti
Frutat që ndihmojnë të mbani trurin tuaj të kthjellët
Kjo sipas një studimi të botuar në revistën “Frontiers in Nutrition”.
Published
3 years agoon
By
UBT newsUshqimi mund të ndikojë në trurin tuaj me kalimin e kohës dhe të rrisë rrezikun e çrregullimeve.
Një studim i ri zbulon se boronicat mund të ndihmojnë në mbajtjen e trurit të kthjelltë dhe të aftë ndërsa plakeni.
Në një studim të botuar në revistën “Frontiers in Nutrition”, studiuesit ekzaminuan 60 të rritur të moshës 50-80 vjeç gjatë një periudhe 12-javore duke plotësuar disa nga planet e tyre dietike me pluhur boronicë.
Bazuar në vlerësimet njohëse të bëra para dhe pas atyre 12 javëve, u përcaktua se njerëzit që konsumuan pluhur boronicë kishin memorie episodike dhe funksionim nervor më të mirë.
Autori i studimit, David Vazoar, tha se, edhe pse rezultatet e këtij studimi janë premtuese, nuk është e qartë nëse fruta mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda neurologjike, shkruan Eat This, Not That.
Përveç faktit që boronicat mund të jenë të mira për mendjen, ndryshimi më i mirë që mund të bëni për të qëndruar mendjemprehtë kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ushqimit është të vëzhgoni dietën tuaj në tërësi. Rekomandohet të konsumoni disa porcione frutash në ditë, veçanërisht manaferrat.
Shëndeti
Studimet: Alzheimeri mund të fillojë jashtë trurit!
Published
14 hours agoon
August 8, 2025By
UBT News
Për të gjetur një kurë për sëmundjen e Alzheimerit, shkencëtarët duhet të kuptojnë si dhe ku fillon kjo sëmundje. Një studim i ri i bërë në SHBA dhe Gjermani sugjeron se shkencëtarët deri më tash mund të kenë kërkuar në vendin e gabuar, ka raportuar Science Alert.
Studimi, që është publikuar në revistën shkencore “Neuron”, ka treguar se rreziku gjenetik për Alzheimerin dhe sëmundje tjera të trurit është i lidhur me barrierën gjak-tru, një sistem mbrojtës që përfshin enët e gjakut dhe qelizat imunitare që rrethojnë dhe mbrojnë trurin.
Alzheimeri është shoqëruar me grumbullime të proteinave jonormale që dëmtojnë neuronet në tru, ky studim sugjeron se shkaktari fillestar i sëmundjes mund të vijë nga jashtë, duke kaluar përmes barrierës së dëmtuar të trurit.
“Kur studiojmë sëmundjet e trurit, shumica e kërkimeve janë përqendruar te neuronet. Shpresoj që zbulimet të nxisin interes për qelizat që formojnë kufijtë e trurit, mund të jenë thelbësore në sëmundje si Alzheimeri” tha Andrew Yang, neuroshkencëtar nga Gladstone Institute of Neurological Disease në Kaliforni.
Shkencëtarët përdorën një teknologji të re të quajtur MultiVINE-seq, që analizon qelizat vaskulare dhe imunitare në tru, duke matur aktivitetin e tyre gjenetik dhe qasjen në kromatinën e ADN-së (pra, sa “e hapur” është ADN-ja për t’u përdorur nga qeliza).
Ata kanë studiuar 30 mostra të trurit post-mortem, nga njerëz me e pa sëmundje neurologjike. Shumica e varianteve gjenetike ndodhen jo në vetë gjenet, por në zonat përreth tyre, që kontrollojnë si veprojnë gjenet.
Këto variante ndodhen në qelizat në kufirin e trurit, si: qelizat endoteliale, që kontrollojnë hyrjen në tru dhe qelizat imunitare T, që ndihmojnë në mbrojtje.
Disa variante sugjerojnë se qelizat imunitare inflamatore mund të nxisin ose përshpejtojnë Alzheimerin.
“Deri tani e dinim që këto variante gjenetike rrisnin rrezikun për sëmundjen, por nuk dinim ku dhe si vepronin. Studimi ynë tregon që shumë prej tyre veprojnë pikërisht në enët e gjakut dhe në qelizat imunitare të trurit”, ka thënë Madigan Reid, një tjetër neuroshkencëtare nga Gladstone Institute.
Ky zbulim, ka theksuar rëndësinë e sistemit imunitar dhe enëve të gjakut, jo vetëm të trurit, në zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Studimet e mëparshme kanë sugjeruar që Alzheimeri lidhet me inflamacion në trup, komunikim të dobët mes trupit dhe trurit si dhe çrregullime të sistemit imunitar. Doktorët kanë konstatuar se kanë prova më të forta që mbrojtja e trurit nga “jashtë” mund të jetë po aq e rëndësishme sa ajo që ndodh brenda tij.
Studimi jo vetëm që hap rrugë për ilaçe të reja që synojnë barrierën gjak-tru, por sugjeron që ka ndërhyrje në stilin e jetesës që ndihmojnë në ruajtjen e integritetit të trurit.
“Kjo punë i vendos qelizat vaskulare dhe imunitare të trurit në qendër të vëmendjes. Duke pasur parasysh rolin e tyre unik në lidhjen e trurit me trupin dhe botën e jashtme, puna jonë mund të çojë në mënyra të reja për të mbrojtur trurin, nga jashtë brenda”, ka thënë Andrew Yang.
Shëndeti
Pulsimi i veshëve; Pse ndodh dhe si ta largoni?
Published
15 hours agoon
August 8, 2025By
UBT News
Veshët njëjtë si sytë janë ndër pjesët më të rëndësishme të trupit. Mjafton që njëri prej tyre të dhembë e ndjesia është e padurueshme e stresuese për të gjithë organizmin.
Gjatë jetës njerëzit mund t’i përjetojnë këto dhimbje e sidomos në mosha të vogla, është vënë re edhe një tjetër lloj gjendje që krijohet tek veshët.
Quhet pulsimi, zhurma apo tringëllima e veshit, shpesh njerëzit ankohen se veshët zhurmojnë vazhdimisht, duke mos e kuptuar shkakun e kësaj gjendje.
Përse ndodh dhe si mund ta largoni lehtë?
Nëse ju pulson njëri apo të dy veshët shkaqet me shumë gjasë janë të njëjtat e fshihen thellë në organizmin tuaj, kjo gjendje vazhdon me ditë e muaj të tërë e madje kthehet në një stres të vazhdueshëm. Intensiteti më i madh i zhurmës ndihet kur shtriheni për të fjetur.
Arsyet kryesore se përse kjo gjendje zhvillohet fillojnë që nga presioni i lartë i gjakut, problemet me venat, anemia apo arterioskleroza.
Problemet me enët apo venat e gjakut mund të prekin shumë njerëz duke bërë që qarkullimi i gjakut të mos jetë i mirë.
Kështu venat që kalojnë pranë veshit dhe çojnë gjakun në tru, krijojnë zhurmë për shkak se mund të jenë të dëmtuara ose me probleme.
Presioni i lartë i gjakut ose tensioni i lartë është një tjetër arsye.
Kur gjaku lëviz me shpejtësi, zhurma do të jetë e pranishme. Kjo mund të vijë nga sëmundje të ndryshme që shkaktojnë hipertension ose gjatë periudhave të stresit, abuzimit me alkoolin apo kafeinën. Anemia ose tiroidja hiperaktive bëjnë që gjaku të lëvizë shpejt në trup, duke shkaktuar zhurma tek venat që kalojnë pranë veshëve tuaj.
Arterioskleroza njihet si sëmundja që i bllokon arteriet dhe enët e gjakut duke i bërë ato më pak fleksibël, gjaku që kalon tek veshi i mesit, lëviz me vështirësi dhe me forcë duke bërë që të ndjeni zhurmë tek të dy veshët. Një tjetër arsye mund të jenë edhe tumoret e kokës apo të qafës.
Efektet anësore
Pulsimi apo tringëllimi i veshëve mund të kthehet në një problem të vërtetë për këdo që e përjeton, pasi mund të shkaktojë një sërë efektesh tjera anësore.
Duke filluar nga dhimbja e kokës, marramendja, të përzierat, stres, probleme me shikimin apo humbje të dëgjimit.
Si ta ndaloni?
Nëse kjo zhurmë e fortë dhe vazhdon për javë e muaj me radhë duhet të konsultoheni me një specialist, sepse nën këtë rrahje të veshit mund të fshihen një sërë sëmundjesh të tjera. Mundohuni të gjeni shkakun në mënyrë që zhurma të pushojë gradualisht.
Gjithashtu kur shtriheni për të fjetur mundohuni që të fokusoheni tek një zhurmë tjetër e jashtme.
Mjekët sugjerojnë disa makineri të posaçme, të cilat përdoren për të gjeneruar një zhurmë të lehtë në dhomën tuaj, në mënyrë që të harroni zhurmën e veshit
Shëndeti
Jeni nën ndikimin e barnave? Ja pse nuk duhet të vozisni
Published
19 hours agoon
August 8, 2025By
UBT News
Një numër i madh i aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave të ndryshëm, ndërsa llogaritet se një numër i madh i shoferëve të cilët janë të përfshirë në aksidentet frontale kanë qenë nën ndikimin e barnave të cilët zvogëlojnë aftësitë vozitëse.
Madje edhe barnat, që duket se nuk janë aspak të rrezikshme (p.sh. barnat të cilat zvogëlojnë simptomat e gripit) shtojnë rrezikun nëse jeni duke vozitur.
Në aftësitë vozitëse më shumë ndikojnë anksiolitikët, ka raste të shumta kur këto barna gjenden në gjakun e shoferëve që pësojnë aksidente.
Këto barna ngadalësojnë reagimin e shoferit e pengojnë në vlerësimin e largësisë ndërmjet dy automjeteve që janë në lëvizje. Në grupin e barnave të cilët duhet t’i shmangin shoferët, janë edhe antidepresivët, pastaj analgjetikët e fortë (kundër dhimbjes), antihistaminikët (kundër alergjisë) etj.
Supozohet se nga 3% deri 7% e aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave para dhe gjatë vozitjes.
Duhet që të kalojnë së paku 12 orë nga marrja e tyre deri te momenti i vozitjes. Nëse vendosni të vozitni më herët rrezikoni veten dhe të tjerët.
Llogaritet se afër 10% e shoferëve përdorin ndonjë lloj të barnave për qetësim.
Shëndeti
Pse ndiheni të lodhur në vapë? Fajin e ka mungesa e magnezit
Published
20 hours agoon
August 8, 2025By
UBT News
Një nga arsyet pse gjatë ditëve të nxehta ndiejmë dhimbje muskujsh, tension, ngërçe, dhimbje koke apo kemi vështirësi në gjumë, lidhet drejtpërdrejt me mungesën e magnezit në organizëm.
Mungesa e magnezit lidhet me inflamacionet muskulore, ngërçet, dhembjet apo migrenën – veçanërisht tek ata që stërviten. Mungesa e këtij minerali mund të ndodhë edhe te personat joaktivë fizikisht, dhe gjatë verës bëhet më e theksuar për shkak të djersitjes së shtuar.
Çka është magnezi dhe pse është thelbësor për shëndetin?
Minerali i katërt më i pranishëm në trup dhe është i përfshirë në mbi 300 procese jetësore përmes enzimave. Ai është jetik për funksionimin e muskujve, sistemit nervor dhe shëndetin e kockave.
▪ Rregullimin e sheqerit në gjak
▪ Mbajtjen e tensionit normal të gjakut
▪ Përforcimin e sistemit imunitar
▪ Prodhimin e energjisë
▪ Cilësinë e gjumit
▪ Relaksimin e muskujve dhe të nervave
Pse trupi humb më shumë magnez gjatë verës?
Magnezi humbet përmes urinës, stresit, aktivitetit fizik dhe përmes djersitjes – ndaj gjatë verës kjo humbje bëhet intensive. Nëse jeni aktiv, vallëzoni, konsumoni alkool apo ekspozoheni gjatë në diell, rrezikoni të zbrazni rezervat e magnezit më shpejt se zakonisht.
Simptomat më të zakonshme të mungesës përfshijnë:
▪ Ngërçe muskulore
▪ Lodhje e pazakontë
▪ Dhimbje koke
▪ Tension i shtuar
▪ Vështirësi në gjumë
Ushqimet më të pasura me magnez janë:
▪ Avokado
▪ Çokollata e zezë
▪ Hurmat
▪ Frutat e thata (bajamet, arrat braziliane dhe indiane)
▪ Peshku salmon
▪ Perimet me gjethe jeshile
▪ Kinoa
▪ Spelt (një lloj gruri i lashtë)
A është e nevojshme të merrni suplemente?
Djersitja nuk është arsye e mjaftueshme për të filluar me suplemente të magnezit. Magnezi merret edhe përmes lëkurës, në mënyrë natyrale.
Transdermalj është një mënyrë efikase për rritjen e nivelit të magnezit, duke përdorur:
▪ Sprej me vaj magnezi, i cili aplikohet gjatë ose pas masazheve për të qetësuar muskujt dhe përshpejtuar rikuperimin
▪ Banjo me kripë magnezi (kripë Epsom) që ndihmojnë në relaksim të thellë të trupit, reduktim të stresit dhe përmirësim të gjumit
Kur është koha më e mirë për ta përdorur magnezin si shtesë?
▪ Pas masazhit, për të rritur efektin kundër inflamacionit dhe për ta mbajtur muskulaturën të relaksuar më gjatë
▪ 30 minuta para gjumit, për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit
Në verë, më shumë se kurrë, dëgjoni sinjalet e trupit. Magnezi nuk është mineral, është aleati juaj për qetësi, energji dhe ekuilibër trupor.

UBT zhvillon qendrën e saj të sigurisë kibernetike në njërën nga qendrat më të avancuara në rajon

Studimet: Alzheimeri mund të fillojë jashtë trurit!

Rita Ora publikon këngën e re ‘Joy’

Super kompjuteri parashikon golashënuesit e Ligës Premier 2025/26: Gyokeres e mbyll si i treti

OpenAI mposht Grok-in e Elon Musk në turneun e shahut me AI

Pulsimi i veshëve; Pse ndodh dhe si ta largoni?

Pesë vitet e fundit, Sony ka shitur më shumë se 80 milionë konsola PlayStation 5

Truket që e bëjnë grimin të qëndrojë edhe kur jashtë është vapë

Vendimi i gjykatës: Popoviq dëbohet nga Kosova
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit