Lajmet

Francë, tre zyrtarë policorë u dënuan për vrasjen nga pakujdesia të një burri me ngjyrë në vitin 2015

Familja e të ndjerit e mirëpriti vendimin, por thotë se dënimet e tilla janë “të buta”.

Published

on

Tre zyrtarë policorë francezë u dënuan për vdekjen e një burri me ngjyrë gjatë arrestimit të tij në Paris në vitin 2015.

Ata u shpallën fajtorë për vrasje nga pakujdesia të martën dhe u dënuan me 15 muaj burgim me kusht.

Dy prej tyre i vunë këmbën në qafë teksa po e arrestonin. Ndërsa personi i tretë ishte zyrtar i lartë në detyrë.

Familja e të ndjerit e mirëpriti vendimin, por thotë se dënimet e tilla janë “të buta”./UBTNews/

Lajmet

Policia raporton 2,027 gjoba trafiku brenda 24 orëve

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 70 aksidente trafiku, prej të cilave 22 me persona të lënduar dhe 48 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2,027 tiketa për kundërvajtje në trafik, si pjesë e angazhimeve për rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të automjeteve.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera operative, janë arrestuar 18 persona, ndërsa në mbajtje ndodhen 9.

Policia vazhdon të bëjë thirrje për respektim të rregullave në trafik dhe bashkëpunim me qytetarët për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Continue Reading

Lajmet

Sot dhe nesër, disa rrugë mbyllen për qarkullim shkaku i garave çiklistike

Published

on

By

Federata e Çiklizmit e Kosovës do të organizojë gara çiklistike në datat 20 dhe 21 qershor 2025, çka do të sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në disa segmente rrugore të rëndësishme në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimet do të jenë si më poshtë:

Më 20 qershor (e premte), nga ora 10:00 deri në 14:00, do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Prishtinë – Hani i Elezit, nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj.

Më 21 qershor (e shtunë), nga ora 09:00 deri në 16:00, gara do të vazhdojë në relacionin autostrada “Arbën Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.

Policia e Kosovës njofton se do të jetë e pranishme në terren me masat dhe veprimet e nevojshme për menaxhimin e trafikut, duke kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe sugjeron përdorimin e rrugëve alternative për të shmangur pritjet dhe vonesat.

Continue Reading

Lajmet

​Sot protestohet për trajtim më të mirë të kafshëve të pastreha

Published

on

By

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve mban sot protestë duke filluar prej orës 12:00, kundër, siç thuhet në njoftimin e tyre, “keqmenaxhimit të parasë publike dhe qasjes së paligjshme të Komunës së Prishtinës ndaj trajtimit të qenve endacakë” me moton “Kjo s’është dashni, por tregti – Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”.

Protesta do të nisë nga sheshi “Skënderbeu”, për të marshuar paqësisht drejt objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.

Me këtë rast do të kërkohet respektim i plotë i ligjeve dhe standardeve për strehimin e qenve; ndalimin e projekteve që devijojnë fonde publike pa dhënë zgjidhje të qëndrueshme; përfshirje reale të shoqërisë civile dhe komunitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave për trajtimin e kafshëve të pastreha.

“Komuna ka ndërmarrë veprime të njëanshme dhe jo transparente në masat e fundit të subvencionimit të adoptimit, duke fuqizuar strehime jashtëligjore të qenve pa e trajtuar burimin e problemit. Kjo qasje jo vetëm që nuk e zgjidh problemin e qenve endacak, por rrezikon ta përkeqësojë edhe më tej.

Kërkojmë punë të mirëfilltë, ligjore dhe të qëndrueshme nga institucionet lokale dhe jo improvizime që shkelin ligjin, etikën dhe parimet e mbrojtjes së kafshëve. Zgjidhje ka, por vetëm me transparencë, respektim të ligjit dhe përfshirje qytetare”, thuhet në njoftimin e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve.

Kujtojmë, Komuna e Prishtinës nga fundi i vitit 2023 ndan pesëdhjetë euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qentë endacakë.

Qytetarët mund të marrin deri në pesë qenë endacakë. Gjobat për qytetarët që i keqtrajtojnë qentë e adoptuar variojnë nga një mijë deri në tre mijë euro. Komuna e Prishtinës deri më tash ka ndarë miliona euro për adoptimin e qenve endacakë.

Continue Reading

Lajmet

​Sot Dita Botërore e Refugjatëve

Published

on

By

Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët në të gjithë botën.

Dita Botërore e Refugjatëve shënohet çdo 20 qershor dhe hedh dritë mbi të drejtat, nevojat dhe ëndrrat e refugjatëve, duke ndihmuar në mobilizimin e vullnetit politik dhe burimeve në mënyrë që refugjatët jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të lulëzojnë.

Shumë aktivitete të mbajtura në Ditën Botërore të Refugjatëve krijojnë mundësi për të mbështetur refugjatët.

Dita Botërore e Refugjatëve u mbajt globalisht për herë të parë më 20 qershor 2001 për të përkujtuar 50-vjetorin e Konventës së vitit 1951 në lidhje me Statusin e Refugjatëve. Fillimisht njihej si Dita e Refugjatëve të Afrikës, përpara se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ta caktonte zyrtarisht si një ditë ndërkombëtare në dhjetor 2000.

Çdo vit, Dita Botërore e Refugjatëve shënohet nga një sërë ngjarjesh në shumë vende të globit në mbështetje të refugjatëve.

Këto aktivitete drejtohen nga ose përfshijnë vetë refugjatët, zyrtarë qeveritarë, komunitete pritëse, kompani, personazhe të famshëm dhe nxënës shkollash.

Continue Reading

Të kërkuara