Lajmet

Francë: Mijëra mësues në grevë, të pakënaqur me masat ‘konfuze’ antiCovid

Pothuajse 78,000 mësues dhe punonjës të tjerë të arsimit protestuan në mbarë vendin.

Published

on

Një numër i madh mësuesish francezë dolën në grevë të enjten, ku sindikata më e madhe e mësuesve tha se gjysma e shkollave fillore u mbyllën pasi stafi kërkon qartësi nga qeveria për masat e koronavirusit.

Vonë të martën, pasi kryeministri Jean Castex priti drejtuesit e sindikatave, ministri i Arsimit premtoi se rreth pesë milionë maska FFP2 do të viheshin në dispozicion për mësuesit e kopshteve dhe disa për stafin zëvendësues të rekrutuar që do të ndihmojnë “për të përballuar krizën”.

Me fillimin e fushatës zgjedhore presidenciale të Francës, greva e së enjtes është e sikletshme për qeverinë e Macron, e cila është krenuar me mbajtjen e shkollave të hapura.

Megjithatë shumë mësues kanë qenë të pakënaqur me kushtet dhe qasjen e qeverisë, ku dhjetëra mijëra dolën në rrugë. Ministria e Punëve të Brendshme tha se pothuajse 78,000 mësues dhe punonjës të tjerë të arsimit protestuan në mbarë vendin, duke përfshirë 8,200 mësues në Paris.

Ministria e Arsimit tha se pothuajse 40 përqind e mësuesve të shkollave fillore ishin larguar, ndërsa sindikata e lartë Snuipp e vendosi shifrën në 75 përqind.

Greva “demonstron dëshpërimin në rritje në shkolla”, tha Snuipp në një deklaratë të martën duke njoftuar grevën.

Ata ankohen se anëtarët e tyre nuk janë në gjendje të japin mësim siç duhet, nuk janë të mbrojtur në mënyrë adekuate kundër infeksionit me koronavirus dhe shpesh dëgjojnë për ndryshime në masat paraprake shëndetësore nëpërmjet mediave dhe jo nga drejtuesit më të lartë.

Disa prindër me të cilët foli AFP në rrugë e mbështetën grevën.

“Unë i kuptoj mësuesit dhe pozicionin e tyre… klasat janë shumë të mëdha, ata nuk paguhen mjaftueshëm, kushtet e tyre të punës nuk janë më të mirat”, tha Akim Aouchiche jashtë një shkolle në verilindje të Parisit./UBTNews/

Vendi

Prodhuesit vendorë i bashkohen aksionit të PDK-së te ndërtesa e Qeverisë

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon aksionin e saj për të pestën ditë me radhë, duke bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës së Qeverisë në shenjë pakënaqësie per mosthirrjen e seancës konstituive.

Mëngjesin e sotëm kësaj proteste i janë bashkuar për herë të parë edhe prodhuesit vendorë, të cilët së bashku me deputetët e PDK-së kanë qëndruar para hyrjes së ndërtesës qeveritare.

PDK-ja ka përsëritur thirrjen që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, me qëllim që të formohen institucionet dhe vendi të dalë nga ngërçi politik. Deputetët e këtij subjekti paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke e akuzuar pushtetin për bllokim të procesit./ E,A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Lajmet

Kurti nis takimin me Abdixhikun, në përpjekje për zhbllokimin e institucioneve

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur takimin konsultativ me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Abdixhiku në takim është shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, Kurti ka marrë pjesë në takim së bashku me nënkryetaren e LVV-së, Arbërie Nagavci, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Para takimit, Kurti është shprehur optimist se bisedimet me LDK-në do të mund të kontribuojnë në ecjen përpara dhe në konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Do të shohim se si do të mund të ecim përpara bashkë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive”, ka deklaruar Kurti.

Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve të partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional dhe gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shiste diploma profesionale të falsifikuara

Published

on

Një person me inicialet I.Ç. është arrestuar në Prizren nën dyshimin për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale, dyshohet se ka lëshuar diploma profesionale pa u zhvilluar trajnimet teorike dhe praktike përkatëse.

Hetimet e deritanishme tregojnë se nga viti 2019 deri më tani janë lëshuar rreth 1 mijë e 679 diploma, ndërsa për një diplomë dyshohet se paguhej rreth 300 euro. Sipas autoriteteve, përfitimi i dyshuar nga kjo veprimtari arrin në rreth 500 mijë euro.

Dyshohet se këto diploma janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët tatimorë, janë sekuestruar 333 diploma profesionale, dy pajisje kompjuterike, dy USB, tri vula të biznesit, një telefon mobil, 11 fleta me shënime për borxhet dhe pagesat, 630 euro para të gatshme dhe nëntë kartëvizita të biznesit.

Sipas hetimeve, subjekti dyshohet se nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka pasur autorizim për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.

I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria do të vlerësojë kërkesën për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale.

Prokuroria dhe Policia u kanë bërë thirrje qytetarëve që dyshojnë se janë mashtruar lidhur me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga ky subjekt, të raportojnë rastin në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor./A.K/

Continue Reading

Vendi

Asociacioni i Komunave paralajmëron protestë para Qeverisë më 1 shtator

Published

on

By

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vendosur që më 1 shtator, në orën 11:00, të organizojë një protestë përballë ndërtesës së Qeverisë në Sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, AKK bëri të ditur se protesta organizohet për mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, si dhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet dhe detyrimeve që rrjedhin nga kontratat kolektive. Po ashtu, kërkohet zbatimi i normës së përvojës së punës prej 0.5 për qind nga buxheti qendror, financim i drejtë për komunat dhe ndalimi i ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Lidhur me këtë vendim, Asociacioni i Komunave të Kosovës deklaroi zyrtarisht: “Protesta do të jetë paqësore, institucionale dhe jopartiake, në mbrojtje të interesave të Komunave dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Vendimi ka nxitur edhe reagime të ndryshme mes krerëve të komunave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një reagimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë për qasje totalitare dhe për ndëshkimin e komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se komuna e tij nuk do të marrë pjesë në këtë protestë, duke deklaruar se Rama nuk mund të flasë në emër të të gjithë kryetarëve të komunave. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara