

Lajmet
Franca akuzon rëndë Britaninë për shantazh financiar dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar
Published
4 years agoon
By
UBT newsMinistri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, e ka akuzuar ministren britanike të Punëve të Brendshme, Priti Patel, për komplot për shantazh financiar dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar detar në një mosmarrëveshje diplomatike që po thellohet rreth përpjekjeve për t’ua pamundësuar imigrantëve kalimin e Kanalit Anglez me barka.
Darmanin tha se planet e Mbretërisë së Bashkuar, të publikuara të mërkurën në mbrëmje, për t’i kthyer prapa barkat me persona të ndjeshëm në ujërat franceze nuk do të pranohen nga qeveria në të cilën ai bën pjesë.
“Franca nuk do të pranojë asnjë praktikë që e shkel ligjin detar apo ndonjë shantazh financiar. Zotimet e Britanisë duhet të respektohen. Ia thashë këtë qartazi homologes sime”, shkroi ministri francez në llogarinë e tij në Twitter.
Deklarata e tij e pasqyron zemërimin e Parisit zyrtar rreth planeve të raportuara nga qeveria britanike për fillimin e kthimit të barkave me migrantë posa ato të hyjnë në ujërat britanike të Kanalit Anglez, shkruan The Guardian.
Në anën tjetër, Patel, e cila është nën trysni nga Kryeministri Johnson dhe deputetët e Partisë Konservatore në pushtet për ta ndaluar qarkullimin e imigrantëve përmes Kanalit Anglez, e ka miratuar strategjinë e re.
Zyrtarët francezë janë zemëruar edhe nga raportimet se Britania mund të tërheqë rreth 62 milionë euro, të cilat këtë vit i kishte premtuar për t’i financuar patrullimet në veri të Francës derisa nuk bëhet më shumë punë për ta parandaluar kalimin e imigrantëve nëpër Kanalin Anglez.
Një burim brenda Ministrisë së Brendshme të Francës tha se asnjëherë nuk ka pasur diskutime mes palëve për kushtëzimin e pagesës në aspekt numerik. “Një qasje e tillë do të pasqyronte një humbje serioze të besimit në bashkëpunimin tonë”, tha burimi.
You may like

Shqipëria hapi konsullatën e përgjithshme në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Dy ministrat e Jashtëm, Timço Mucunski dhe Igli Hasani e konsideruan atë një urë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Në një kohë kur lëvizshmëria e qytetarëve tanë është rritur ndjeshëm si për arsye turizmi, edhe për angazhime sezonale e ekonomike, nevojat për shërbime konsullore janë bërë më urgjente. Por kjo konsullatë nuk do të jetë thjeshtë një zyrë dokumentesh por një urë funksionale mes shtetit shqiptar dhe qytetarëve të vet, një hapësirë që ofron shërbime dhe afirmon kujdesin insititucional”, deklaroi Igli Hasani, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Hasani tha se Shqipëria po dëshmon qasje aktive për integrim rajonal dhe zhvillim të përbashkët kurse theksoi edhe rolin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në procesin eurointegrues të Maqedonisë.
“Faktori politik shqiptar ka luajtur dhe vazhdon të luaj një rol të pazëvendësueshëm, nga proceset e rëndësishme të shtetformimit dhe demokratizimit deri te mbështetja pa ekuivok për integrimin dhe rrugëtimin e përbashkët euroatlantik, kontributi i të cilit është themelor. E përshendes veçanërisht maturinë dhe bashkëpunimin që forcat politike shqiptare kanë treguar në mbështetje të kësaj rruge duke vënë interesin e përbashkët mbi interesat partiake”, tha Igli Hasani, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm Timço Mucunski tha konsullata do të jetë një lidhje më e afërt e qytetarëve me institucionet reciproke, shkruan Alsat.mk.
“Konsullata e Përgjithshme do t’u mundësojë qytetarëve qasje më të lehtë te shërbimet konsullore dhe lidhje më të afërt të insiticioneve të të dy vendeve gjë që ka rëndësi të posaçme për njerëzit që çdo ditë lëvizin përtej kufirit për shkak te lidhjeve familjare, bizneseve, tranzitimit ose turizmit. Kjo do të përforcojë zhvillimin ekonomik si dhe shkëmbim më të lartë kulturor. Hapja e kësaj kosullate është edhe një hallkë me vlerë në mozaikun e pasur të marrëdhënieve të shkëlqyera që i kurojmë tashmë një kohë të gjatë”, theksoi Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm.
Konsull i përgjithshëm në Strugë është Petrit Musai.
Lajmet
Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
Published
2 hours agoon
July 8, 2025By
UBTnews
Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë.
Ministria e Kulturës në Greqi njoftoi se monumenti i njohur në Athinë do të mbyllet nga ora 13:00 deri në 17:00, sipas kohës lokale.
Temperatura deri në 42 gradë Celsius priten të martën në disa pjesë të Greqisë, ndërsa për disa rajone është shpallur alarmi i nivelit katër për zjarre – që nënkupton rrezik shumë të lartë.
Zjarre tashmë kanë shpërthyer edhe në vende të tjera të Evropës, si Franca dhe rajoni i Katalonjës në Spanjë, pak javë pasi këto zona u përballën me një valë të të nxehtit që shkaktoi edhe viktima.
Mbyllja e Akropolit të martën – kur në qytet priten temperatura deri në 38 gradë Celsius – nuk ndodh për herë të parë.
I nxehti ekstrem e ka detyruar mbylljen e këtij atraksioni të njohur edhe në qershor, edhe në korrikun e kaluar.
Autoritetet thanë se mbyllja bëhet për “sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve” në këtë vend, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.
Gjatë vitit 2024, atë e vizituan gjithsej 4.5 milionë njerëz.
Ministria e Punës e Greqisë ka vendosur tashmë edhe një ndalesë të detyrueshme të punës për pesë orë për punëtorët që punojnë jashtë, në zonat ku temperaturat pritet të jenë të larta.
Vala aktuale e të nxehtit do të vazhdojë deri të mërkurën, me temperatura që do të arrijnë deri në 40-42 gradë Celsius në jug të vendit. Pastaj, nga e enjtja, temperaturat pritet të bien gradualisht.
Një valë e fortë nxehtësie goditi pjesën perëndimore dhe jugore të Evropës në fillim të kësaj vere, duke shkaktuar evakuime masive dhe shkatërrime të shtëpive dhe bizneseve.
Sipas Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, valët e të nxehtit janë duke u shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Ai paralajmëron se moti i nxehtë do të bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në të ardhmen, ndërsa temperatura globale vazhdon të rritet.
Lajmet
Kërkohet vëmendje e shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës
Published
2 hours agoon
July 8, 2025By
UBTnews
Një delegacion i Luginës së Preshevës po qëndron në Bruksel, ku sot kanë vizituar Ambasadorin e Finlandës, Kai Sauer.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar në Facebook se Ambasadori Sauer është një njohës i mirë i rajonit, meqë ishte pjesë e ekipit të Presidentit Ahtisari në procesin e dialogut për Kosovën.
“Meqë Finlanda do të jetë kryesuese e radhës së OSBE-së, shtruam nevojën e vëmendjes së shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës. Falënderojmë Ambasadorin Sauer për mikpritjen e përzemërt dhe përkrahjen për betejën tonë për të drejtat tona të cenuara”, ka shkruar ai.
Lajmet
Kurti: Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri
Published
2 hours agoon
July 8, 2025By
UBTnews
Fushata e korrje-shirjeve ka nisë gati në gjithë vendin, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti zgjodhi komunën e Therandës për të parë nga afër korrjet.
Kurti, ka thënë se sivjet janë mbi 20 mijë hektarë më shumë sipërfaqe me grurë.
“Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri: sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar. Me ministrin Faton Peci, u rikthyem në fshatin Sopijë të Therandës. Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë”, ka shkruar Kurti.
Ai më tej ka thënë se me punën e zellin e fermerit Beqiraj dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë.
Kurti tha se përveç grurit, fermeri Beqiri ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër.
Megjithatë, kryeministri në detyrë nuk ka dhënë detaje për rendimentin e sivjetmë dhe numrin e përgjithshëm të hektarëve për sipërfaqet me grurë.

Hapet konsullata e Shqipërisë në Strugë

Ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ndajnë dijen në Akademinë Verore të Fakultetit të Stomatologjisë në UBT

Netanyahu: Palestinezët duhet të kenë mundësinë të qëndrojnë në Gaza apo të largohen

Zelensky zëvendëson ambasadoren e Ukrainës në SHBA, pas kërkesës së Trump

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

Kërkohet vëmendje e shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës

Kurti: Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri

Sveçla për rastin në Lipjan: Do të ketë drejtësi

“Është bllokuar buxheti”, Drejtoria për Sport në Prishtinë lëshon njoftim të rëndësishëm për sportistët dhe klubet sportive
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës