Lajmet

Fotografitë më emocionuese që e përshkuan vitin 2022

Fotografët nuk lanë pa i kapur këto momente emocionuese e interesante.

Published

on

Prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia e deri te Kupa e parë Botërore e futbollit në Lindjen e Mesme dhe protestat antiqeveritare të Iranit deri te Tour de France, lajmet e shumta vërshuan. Natyrshëm fotografët nuk lanë pa i kapur këto momente emocionuese e interesante.

Më poshtë i gjeni disa prej fotografive më të mira të vitit 2022./UBTNews/

Automjetet qëndrojnë në një urë në Pitsburg pas shembjes së saj. Një zinxhir njerëzor u formua për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve nga një autobus i varur. 28 janar. Gene J. Puskar/ Foto AP
Ukrainasit grumbullohen nën një urë të shkatërruar ndërsa përpiqen të ikin duke kaluar lumin Irpin në periferi të Kievit, Ukrainë. 5 mars 2022. Emilio Morenatti/Foto AP
Një grua duke bërtitur në protestën anti-qeveritare teksa po mbante një ombrellë të rrethuar nga re tymi gjatë një proteste në Buenos Aires, Argjentinë. 10 mars 2022. Foto e Rodrigo Abd/AP
Punonjësit dhe vullnetarët e urgjencës ukrainase mbajnë një grua shtatzënë të plagosur nga një maternitet i dëmtuar si pasojë e një sulmi ajror në Mariupol të Ukrainës. 9 mars 2022. Evgeniy Maloletka/AP Foto
Mahtab, një nxënëse 8-vjeçare, pozon për një foto në klasën e saj në shkollën Abdul Rahim Shaheed në Kabul, Afganistan, disa ditë pas një sulmi me bombë në shkollë. 23 prill. Ebrahim Noroozi/AP Photo
Jennica Secuya noton me kostumin e saj sirene gjatë ‘një klase sirene’ në Mabini, provinca Batangas, Filipine. 22 maj. Aaron Favila/AP Photo
Uji bruz shihet në një vrimë të madhe shkrirjeje në majë të një ajsbergu në gjirin Disko, Ilulissat, Grenlanda perëndimore. 29 qershor. Odd Andersen/AFB
Flakët përfshijnë një karrige brenda një shtëpie të djegur ndërsa lisi digjet nga zjarri në Mariposa County, Kaliforni, SHBA. 23 korrik. Noah Berger / Foto AP
Të afërm dhe miq marrin pjesë në ceremoninë mortore për 4-vjeçaren Liza, e cila u vra nga një sulm rus së bashku me 22 të tjerë, në Vinnytsia të Ukrainës. 17 korrik. Efrem Lukatsky/AP Photo
Nasibe Shamsaei, një iraniane që jeton në Turqi, po protestonte në Stamboll pas vdekjes së një iranianeje pasi u arrestua nga policia e moralit e Iranit në Teheran më 21 shtator. Yasin Akgul/AFP
Roger Federer qante pas ndeshjes së tij të fundit, një dyshe me Rafael Nadalin e Spanjës. Londër, MB. 24 shtator Glyn Kirk/AFP
Tifozët e Argjentinës festojnë fitoren e kombëtares argjentinase në një ndeshje futbolli kundër Francës për finalen e Kupës së Botës, në plazhin Copacabana, në Rio de Janeiro, Brazil 18 dhjetor. Bruna Prado/AP Foto

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara