Fotografi & Dizajnë

Fotografi që eksploron botën përmes lensit të kamerës

Publikuar

Ziya Akturer është fotograf turk që kombinon punën artistike me punën e tij si agjent i sigurimeve. Në vitin 2006, ai bleu aparatin e tij profesional pas vizitës në Filipine.

Shumë shpejt e kuptoi se e gjen veten te fotografitë e udhëtimit dhe atyre ua dedikoi jetën. Disa vite më vonë, ai dha dorëheqje nga puna e tij për të udhëtuar dhe eksploruar botën përmes lensit të kamerës.

Sot Akturer është një fotograf i suksesshëm që fokusohet në peizazhet ekzotike dhe realizon portrete të banorëve nga vendet e largëta. Disa vjet më parë, një kompani ajrore e ftoi atë të vizitonte mbretëritë e Kamerunit dhe më pas të promovonte bukurinë e saj me fotot e tij.

Atij i pëlqen të realizojë fotografi të njerëzve dhe vendeve. E konsideron mision të eksplorojë kulturat ekzotike me kamerën e tij.

“Nëse heroi yt është i bukur, edhe fotografia s’ka si të mos jetë e bukur”, deklaroi Ziya Akturer.

Në Kamerun, ai shpesh realizon fotografi të subjekteve përmes shprehjeve të tyre të fytyrës ose veshjes, dhe kjo tregon shumë rreth personalitetit dhe stilit të tyre të jetesës. Personazhet e tij të preferuara janë fëmijët./UBTNews

Fotografi & Dizajnë

Vullnetarët i bashkohen kërkimit nën rrënojat e Gazës

Publikuar

nga

Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS) tregon vullnetarët e saj që i bashkohen një kërkimi për të mbijetuar në mes të skenave të shkatërrimit brenda enklavës.

“Ky është mëngjesi i Gazës”, thuhet në një deklaratë të PRCS. “Bombardim shtëpish, më shumë viktima dhe shkatërrime”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Fotografi & Dizajnë

Përmes fotografive: Sulmet izrealite ndaj Gazës vazhduan edhe sot

Publikuar

nga

Janë shkrepur shumë fotografi ku shihet tymi që ngrihet nga Gaza ndërsa aksioni izraelit vazhdon brenda enklavës.

Izraeli ka kryer rreth 300 sulme në të gjithë territorin vetëm në 24 orët e fundit. Këto foto janë bërë përtej kufirit, nga Izraeli jugor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Fotografi & Dizajnë

Gjendja në Khan Younis, përmes fotografive

Publikuar

nga

Sulmet izraelite po vazhdojnë të bombardojnë qytetin jugor të Khan Younis ndërsa ushtria izrealite kryen fazën e dytë të ofensivës së saj.

Në fotot e mëposhtme, palestinezët shqyrtojnë shkatërrimin pasi shtëpitë janë lënë në gërmadha, me gjëra të shpërndara nëpër rrugë:

 

Vazhdo të lexosh

Fotografi & Dizajnë

Vritet një fotoreporter palestinez nga sulmet ajrore izraelite

Publikuar

nga

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë fotoreporterin Mohammad Moin Ayyash së bashku me një numër anëtarësh të familjes së tij.

Avionët izraelitë bombarduan shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Nuseirat të enjten, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, të paktën 53 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara