Lajmet

Forumi “Ujë për Paqe”: Nisma e UBT-së për të Shënuar Ditën Botërore të Ujit

Këtij eventi ju bashkangjitën edhe pjesëmarrës të larmishëm nga institucione të ndryshme, si dhe përfaqësues të komunitetit shkencor dhe akademik, profesorë e studentë.

Published

on

Për të shënuar dhe reflektuar në rëndësinë e ujit, një burim jetik që na dhuron jetën dhe ekzistencën u organizua forumi me temë “Ujë për Paqe” të organizuar nga  departamenti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në kuadër të UBT-së.

Këtij eventi ju bashkangjitën edhe pjesëmarrës të larmishëm nga institucione të ndryshme, si dhe përfaqësues të komunitetit shkencor dhe akademik, profesorë e studentë.

“Në veçanti e kemi ndjerë përgjegjësinë që të marrim këtë iniciativë së bashku me katedrën e ujërave që është pjesë e ndërtimit në nivelin master dhe stafin që e kemi. Jemi me fat sepse janë me një ekspertizë të veçantë, me eksperiencë shumë vjeçare dhe poashtu na ndihmon edhe më shumë me bashkëpunimin që e kemi me institucionet e ndryshme”, deklaroi Visar Krelani, dekan i departamentit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë.

Se rëndësia e ujit po rritet në jetën tonë, në ekosistemin tonë dhe në zhvillimin ekonomik, duke e bërë trajtimin e tij një prioritet për sigurimin e qëndrueshmërisë së përdorimit dhe mbrojtjes së këtij burimi të çmuar e thotë edhe Binak Beqaj, prorektor i UBT-së.

“Uji gjithnjë e më shumë po bëhet aset me vlerë jo vetëm për jetën dhe ekosistemin por edhe për ekonominë dhe zhvillimin. Prandaj si vlerë e tillë duhet të trajtohet me kujdes të veçantë me gjithë kompleksitetin e tij nga aspekti i trajtimit të burimit të ujit, të rrjedhës të ujit, të akumulimit të ujit, shfrytëzimit, reciklimit, rishfrytëzimit të ujit. Kjo është e rëndësishme për Kosovën që njihet si vend për resurse të pakta ujore dhe me shkallë të lartë të ndotjes dhe degradimit”, deklaroi Binak Beqaj, prorektor i UBT-së.

Angazhimi i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për përmirësimin e cilësisë së ujërave në Kosovë dhe për shfrytëzimin e tyre në një mënyrë të qëndrueshme dhe të harmonizuar është i theksuar, këtë e pohon edhe Jeton Raka, zëvendës minsitër në Ministrinë e Mjedisit.

“Ministria e Mjedisit, Planifimit hapësinor dhe Infrastrukturës mbështet nismat që kanë për qëllim përmirësimin e situatës së ujërave në Kosovë por dhe shfrytëzimin e harmonizuar dhe të qëndrueshëm të tyre. Si qeveri në bashkëpunim me palët tjera të interes, veçanërisht me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare por edhe me nivelin lokal kujdesemi për aspektet e qëndrueshmërisë dhe kemi përfshirë në planifikim dhe  buxhetimin tonë për të rritur mes tjerash edhe përmirësimin e sigurisë së digave, mbrojtjes nga përmbytjet, pastrimin nga mbeturinat, instalimin e sistemeve parlajmëruese në diga dhe infrastrukturën kritike në rast të fatkeqësive natyrore”, deklaroi zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Jeton Raka.

Eskpertët konstatojnë se rregullimi dhe plotësimi i statistikave konsiderohen si thelbësore për të garantuar që investimet publike në monitorimin e ujërave janë efektive dhe të qëndrueshme.

“Monitorimi i cilësisë së ujit dhe monitorimi i rrjedhjes së ujit është një problem shumë i madh në Kosovë që rrjedhjet e ujërave janë të pakta dhe kemi praktikisht mungesë relativisht të madhe të rriten investimet në Institutin Hidrometorologjik të Kosovës për arsye të mungesës të dhënave. Të dhënat janë të mangëta dhe shpesh janë problematike për ti përdorur për shumë projekte. Statistikat duhet të plotësohen dhe të kontrollohen mirë, statistikat që janë publikuar për ujëra nga agjensia për statistika të Kosovës pothuajse janë shumë të gabueshme dhe ka gabime që nuk janë të kontrolluara dhe ato shkaktojnë problem më tutje në investimet publike”, deklaroi Skënder Bublaku nga Katedra e Ujërave.

Në forum u prezantuan edhe disa aspekte të punës të profesorit Hazir Çadraku, duke sjellë përvojën dhe ekspertizën e tij në këtë sektor të rëndësishëm.

“Mund ta përdorim trekëndshin e që paqes i shkon për ftyre, barazia sociale e më e mira është kjo me qesh, me hedh valle, dhe më e rëndësishmja është peshorja, dueht të bëjmë çmos të e ndërrojmë sistemin e të menduarit që nënkupton një sjellje miqësore me mjedisin në përgjithësi, barazinë sociale me e pasë gjithmonë në kujdes, racionalitetin dhe përpjekjet e vazhdueshme”, deklaroi Hazir Çadraku, profesor.

Në sesionin e debatit të këtij eventi, panelistët ndanë opinionet dhe përvojat e tyre në temën për ujin, në kuadër të fushës së tyre të specializimit.

“Në bazë të studimit të fizibilitetit të bërë nga Banka Botërore është parë që duhet bërë rehabilitimi i kanalit kryesor të Ibër Lepencit, për momentin jemi duke realizuar këtë projekt që përkon me rregullimin e cilësisë së ujit, furnizim cilësor të ujit dhe furnizim më të mirë dhe në kohë për ujësjellësat që e marrin ujin prej neve”, deklaroi Vigan Syla, përfaqësues i Ibër Lepencit.

Sesioni i pyetjeve të drejtpërdrejta nuk mungoi, ku u shfaq interesim nga njohësit e fushës që ngjallën debat nga perpektivat e tyre studiuese, profesionale.

“Sa i përket pjesës së studentëve dhe nxënësve dhe inxhinjerëve ne në Kosovë duhet të punojmë bashkarisht me institucionet universitare por edhe që të caktohen normat e konsumit për kokë banori për të gjithë kategoritë ku ne ofrojmë shërbime dhe të dijmë atë bilancin ujor një pjesë e cila ka nevojë popullata për shfrytëzim edhe të kemi një gjendje pak më të mirë duke qenë që edhe trendet në rritje të popullatës edhe pse ato statistika mund të ndryshojnë kur kemi lëvizje të mëdha të popullsive”, deklaroi Ilir Abdullahu nga Ujësjellësi i Prishtinës.

Shënimi i kësaj dite respektohet që nga viti 1993, qëkur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 22 Marsin si Ditën Botërore të Ujit, një ngjarje vjetore për të theksuar rolin jetik të ujërave të ëmbla në jetën tonë. Që atëherë, kjo dite ka shërbyer si një platformë për të adresuar çështjet globale të ujit, për të promovuar praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të ujit dhe për të frymëzuar veprime për të siguruar akses në ujë të pastër dhe të sigurt për të gjithë globin./UBTNews/

Realizoi: Dionesa Ebibi

Vendi

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

lajme

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara