Lajmet

Formula e lumturisë

Shumica e njerëzve, që e kanë kuptuar thelbin e lumturisë, janë ende në kërkim të saj.

Published

on

Kërkimi i lumturisë është një rrugë e gjatë, e bërë nga zgjedhje të mëdha jete, por edhe nga fitore të vogla të përditshme.

Shumica e njerëzve, që e kanë kuptuar thelbin e lumturisë, janë ende në kërkim të saj, por gjatë rrugëtimit të jetës kanë mësuar të dallojnë se cilat janë ato gjeste të thjeshta që u kanë ndryshuar menjëherë gjendjen e tyre shpirtërore, duke u dhënë atë ndjesinë e çlirësisë, dëlirësisë, vendosmërisë, euforisë; ndjesi që parapëlqejnë t’i quajnë: lumturi…

Jetoni momentin – vlerësoni çdo tingujt, aromat dhe gjërat që shihni, të cilat i merrni si të mirëqena. Kujtojini çdo ditë vetes, në çdo hap që hidhni, ta bëni këtë gjë: të vlerësoni.

Jini kuriozë – zbuloni të panjohurën, misteriozen, të vështirën dhe aspekte të pasigurta të botës sonë, të paktën një herë në ditë.

Bëni diçka që ju pëlqen – nëse ka ndonjë gjë që ju siguron themelet për një jetë të mirëjetuar, është prania e aktiviteteve që janë të rëndësishme për ne dhe që na ekzaktojnë. Kushtojini kohë aktiviteteve që ju pëlqejnë, të paktën një herë në ditë.

Mendoni për të tjerët në fillim – bëni komplimente, bëni një veprim të lavdërueshëm dhe dëgjoni. Kjo nuk është një gjë intuitive, sepse shumë njerëz besojnë se më parë duhet të duash veten e më pas të tjerët. Por shkenca ka zbuluar që kjo gjë nuk është e vërtetë. Bëjeni këtë gjë pesë herë në ditë dhe shumë shpejt do të shihni se sa mirë do të ndiheni kur bëni diçka të mirë për të tjerët.

Ushqeni marrëdhëniet – Kushtojini kohë partnerit, mikut apo një pjesëtari të familjes dy herë në ditë. Shkencëtarët kanë zbuluar se kur kaloni kohë me njerëz të lumtur, secili prej jush ka një marrëdhënie të afërt, kuptimplote me personin tjetër.

Kujdesuni për trupin – Të kujdeseni për trupin tuaj do të thotë të hani shëndetshëm të paktën tri herë në ditë dhe t’i kushtoni rreth 30 minuta kohë aktivitetit fizik çdo ditë.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara