Lajmet

Ford po tërheq mbi 100 mijë kamionçina

Vitin e kaluar, Ford tërhoqi më shumë se 870 mijë nga kamionët e saj F-150 të madhësisë së plotë.

Published

on

Ford po tërheq 112 mijë e 965 kamionçinë F-150 për shkak të një bulone të qendrës së boshtit të pasmë që mund të jetë një rrezik i rrokullisjes nëse dëmtohet.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) tha se tërheqja prek automjetet F-150 me vite modeli 2021 deri në 2023 që janë të pajisura me paketën Trailer Tow Max Duty.

Vitin e kaluar, Ford tërhoqi më shumë se 870 mijë nga kamionët e saj F-150 të madhësisë së plotë, sepse frena elektronike e parkimit mund të ndizet papritur në çdo kohë, përfshirë edhe rastet kur automjeti është duke u drejtuar, gjë që mund të shkaktojë humbje të kontrollit dhe ndoshta përplasje.

Një zëdhënës i kompanisë Ford (F) i tha CNN-it se kompania po punon për një rregullim që do të “ndahet me tregtarët dhe klientët së shpejti”./UBTNews/

Lajmet

Izmaku: Limaj ka autoritet dhe është përafrues në skenën politike

Published

on

By

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku është pyetur për deklaratën e Albin Kurtit se nuk mund t’ia japë postin e kryeparlamentarit një partie që ka vetëm tre deputetë.

Limaj ka autoritet dhe njihet si autoritet përafrues në skenën politike. Por pesha e një lideri nuk varet nga numrat në politikë”, tha Izmaku.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja

Published

on

By

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se Albin Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Janë deklarata dëshirore të zotit Kurti pa dashur që të përballet me realitetin. Kjo është logjika e Vetëvendosjes: imponimi, diktati ashtu siç funksionojnë brenda partisë së tyre. Mendojnë që duhet edhe subjektet politike t’i nënshtrohen. Kjo është e papranueshme. Nuk jemi për dëshira personale këtu. Jemi për t’u shërbyer qytetarëve dhe për formimin e institucioneve. Nuk ka pritshmëri. Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja”, tha Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Bahtiri: Gabim i madh i partive politike që nuk po konstituohet Kuvendi

Published

on

By

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive fajësoi partitë e tjera për bllokadën drejt konstituimit të Kuevndit të Kosovës.

Duhet të shohim një zgjidhje përfundimtare për të bërë Kuvendin. Është një gabim i madh që po bëhet mes partive politike që nuk konstitohet kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje voton për të bërë konstituimin e Kuvendit. Çdo herë jemi të gatshëm të bëjmë kompromis që të bëjmë një qeveri të përbashkët. I duhet këtij vendi për të dërguar proceset përpara. Ne të drejtën tonë e shfrytëzojmë. Ne e kemi një kandidate të përgatitut dhe të dëshmuar “, tha Bahtiri.

 

Continue Reading

Lajmet

Sot vazhdimi i 19-të i seancës konstituive

Published

on

By

Deputetët do të mblidhen sërish sot për një tentim të radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Kjo është përpjekja e nëntëmbëdhjetë me radhë që prej 15 prillit kur ka filluar seanca konstituive.

Vazhdimi i seancës konstituive bëhet në orën 11:00, por zhvillimet nuk tregojnë shpresë se do të ketë zhbllokim të situatës.

Çështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndërrim të kandidatit të propozuar ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër çdo propozimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në disa seanca, kryesuesi i seancës, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka tentuar që procesi i votimit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk është përkrahur nga partitë e tjera parlamentare.

Që prej 15 prillit, deputetët po mblidhen çdo 48 orë për konstituim të Kuvendit.

E në mbledhjet e fundit, nga Lëvizja Vetëvendosje u propozua që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë – siç e kërkon rregullorja e Kuvendit, por të bëhen një herë në javë. Kjo nuk gjeti mbështetje.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, javën që shkoi, presidentja Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e partive politike, por as aty nuk pati pajtim për konstituim të Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara