Lifestyle

Forconi flokët duke konsumuar këto ushqime

Published

on

Nëse po të bien flokët, duken të holluar, pa jetë apo thjesht kërkon më shumë volum dhe shkëlqim – zgjidhja ndoshta nuk është vetëm në shampo apo trajtime të jashtme.

Ajo që ha ndikon direkt në shëndetin e flokëve. Rrënjët e flokëve janë të gjalla dhe si çdo pjesë tjetër e trupit, kanë nevojë për ushqyes të mirë për të prodhuar flokë të fortë dhe të shëndetshëm.

Më poshtë janë disa nga ushqimet më të fuqishme për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të rritur volumin në mënyrë natyrale.

Salmoni për shkëlqim natyral

Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbria janë të pasur me yndyrna të shëndetshme omega-3. Trupi nuk i prodhon vetë këto yndyrna, duhet t’i marrësh nga ushqimi. Omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet, por janë të rëndësishme për rritjen e flokëve e për t’i mbajtur të shëndetshëm.

Kosi grek për rritjen e flokëve

I pasur me proteinë, që është baza kryesore për ndërtimin e flokëve. Ai përmban një vitaminë të quajtur vitamina B5 (acid pantotenik), e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në kokë dhe nxit rritjen e flokëve. Kjo vitaminë mund të ndihmojë gjithashtu kundër rënies apo hollimit të flokëve. Nëse ke parë etiketa në produkte për flokët apo lëkurën, mund të kesh parë këtë përbërës.

Spinaqi për flokë të fortë, jo të brishtë

Ashtu si shumë perime të gjelbra me gjethe, spinaqi është i mbushur me lëndë ushqyese të mrekullueshme. Ai përmban vitaminë A, hekur, beta-karoten, acid folik dhe vitaminë C. Këto përbërës punojnë për të mbajtur skalpin të shëndetshëm dhe për të parandaluar thyerjen dhe thatësinë e flokëve. Nëse do një ndryshim, edhe lakra jeshile (kale) është një alternativë shumë e mirë.

Drithëra të pasuruara me hekur për të parandaluar rënien e flokëve

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë rënien e flokëve. Fatmirësisht, hekuri mund të gjendet në drithëra, makarona apo bukë të pasuruara me këtë mineral, por edhe te soja, thjerrëzat dhe mishi i kuq, sidomos te mëlçia. Gjithashtu, shumë perime me gjethe të errëta dhe fruta deti janë burime të mira hekuri.

Patatet e ëmbla kundër flokëve të thatë dhe pa shkëlqim

Nëse flokët janë të thatë e pa jetë, patatet e ëmbla janë zgjidhje e shkëlqyer, përmbajnë antioksidues beta-karoten, që trupi e kthen në vitaminë A. Kjo vitaminë ndihmon skalpin të prodhojë yndyrën natyrale që mbron flokët nga tharja. Beta-karoteni gjendet edhe në karrotë, kungull, pjepër dhe mango.

Vezët për rritje dhe forcim

Vezët janë burim i mirë proteine dhe hekuri, dy përbërës që ndihmojnë shumë në rritjen e flokëve. Ato përmbajnë gjithashtu biotin, një lloj i vitaminës B që ndihmon në rritjen dhe forcimin e flokëve. Mungesa e biotinës mund të shkaktojë rënie të flokëve. Ajo ndihmon edhe në forcimin e thonjve të brishtë.

Lifestyle

Pse shtatori është muaji i përsosur për pushime?

Published

on

Nëse po i merr në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për të udhëtuar dhe këto arsye e provojnë:

Çmime më të lira

Vera është piku i çmimeve të larta dhe kur mbaron, çmimet pësojnë zbritje. Pikërisht, ky është momenti yt për të marrë bileta apo për të rezervuar apartamente apo dhoma hoteli.

Më pak turma

Ke dashur të vizitosh një monument kulture, apo të darkosh në restorant të njohur, por shumë njerëz kanë ndarë të njëjtin mendim me ty? Shtatori njihet si muaji i rikthimit në punë, fundi i pushimeve, për ty mund të jetë muaji kur përjeton aventurat e viziton vendet që dëshiron.

Moti

Të gjithë i duan mbrëmjet buzë detit në verë, por e ke parasysh që ndonjëherë është aq vapë sa nuk do të kesh kontakt fare as me rrobat? Epo, shtatori të ofron gjithë freskinë që ti kërkon.

Temperatura e ujit

Në shtator, deti vijon të jetë i ngrohtë dhe mikpritës, ndaj mund ta shijosh të gjithin për vete (ose me shumë pak njerëz përreth).

Mënyra më e mirë për t’u përshëndetur me verën

Të gjithë nëpër zyra dhe ti në plazh…Kur bën pushimet në shtator, e mbyll verën siç duhet!

Continue Reading

Lifestyle

Nuk dini çfarë të bëni në fundjavë? Ja disa sugjerime për ju!

Published

on

Ka shumë mënyra për ta kaluar fundjavën në mënyrë të këndshme, varësisht nga preferencat dhe nevojat e tua.

Ja disa ide që mund t’ë ndihmojnë të bësh fundjavën më të bukur:

Kaloni kohë për t’u relaksuar, duke bërë dush të ngrohtë, duke lexuar një libër që të pëlqen, ose duke dëgjuar muzikën tënde të preferuar.

Përdorimi i disa minutave për të medituar ose bërë ushtrime yoga mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies.

Nëse ke mundësi, një shëtitje në natyrë ose një ngjitje në një mal mund të jetë mundësi e shkëlqyer për të shkarkuar energjitë e akumuluara dhe për të shijuar bukuritë e natyrës.

Pasi ta kesh gjetur vendin e bukur, bëj piknik, të kalosh kohë me miqtë ose familjen, ose të shijosh vakt të thjeshtë në ajër të pastër.

Mund të organizosh një darkë të thjeshtë me miqtë ose një aktivitet të veçantë për familjen, si një film ose një lojë.

Mund të telefonosh dikë që nuk e ke takuar për një kohë të gjatë e të kalosh kohë duke biseduar për jetën, kujtime dhe planet.

Vizita në muze, galeri arti ose një shfaqje mund të jetë mundësi për të mësuar diçka të re dhe për të pasuruar jetën tënde kulturore.

Mund të mësosh diçka të re, si të luash një instrument, të bësh pikturë ose të përpiqesh me një hobby tjetër që e ke lënë mënjanë.

Continue Reading

Lifestyle

Si ndikon mbajtja e një ditari në shëndetin tonë mendor dhe emocional?

Published

on

Një studim i University of Texas ka treguar se shkrimi i përditshëm i emocioneve dhe mendimeve në një ditar ka ndikim të madh në shëndetin mendor.

Pjesëmarrësit që mbajtën ditar për 3 javë raportuan ulje të stresit, më pak ankth dhe një gjumë më të qetë.

Studiuesit shpjegojnë se shkrimi ndihmon tru-n të organizojë mendimet dhe të përpunojë emocionet negative, duke ulur ngarkesën mendore. Përveç kësaj, mbajtja e ditarit është një mënyrë për të reflektuar mbi përvojat ditore e gjetur zgjidhje më të qeta ndaj problemeve.

Shkrimi të bëhet për 10-15 minuta në ditë, pa u përqendruar te gramatika apo forma, por vetëm te lirimi i mendimeve dhe emocioneve.

 

Continue Reading

Lifestyle

Shampo pa sulfate: Pse dhe kur duhet t’i zgjidhni ato?

Published

on

Procesi i zgjedhjes së një shampoje dhe zbutësi/balsami të ri është blerje e lehtë që e bëjmë një herë në muaj. Megjithatë, kur flokët yndyrosen shpejt ose janë më të thatë se zakonisht, mendojmë me kujdes për zgjedhjet e produkteve tona.

Me kaq shumë premtime për gjithçka, nga nxitja e rritjes së flokëve tek ruajtja e ngjyrës, gjetja e shampos së duhur duket sfidë më vete, pasi nuk është e lehtë të kuptosh cilët përbërës të duhen dhe cilët duhet t’i shmangësh.

Një përbërës që duhet shmangur pavarësisht nga lloji i flokëve janë sulfatet. Ato janë përbërës pastrues që mund të shkaktojnë probleme. Sulfatet e zakonshme, si lauril, sulfati i natriumit, janë pastrues që heqin hidratimin nga flokët, duke i lënë të thatë dhe “pajetë”.

Edhe pse sulfatet ofrojnë pastrim të thellë, mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. P.sh përdorimi i tyre shkakton njollë në flokët e lyer e lë skalpin e kokës të dehidratuar. Sulfatet pengojnë rritjen e shëndetshme, pasi thatësia e tepërt mund të ndikojë negativisht në lëkurën tonë.

Gjetja e shampos që nuk do t’i zhvesh flokët nga vajrat natyralë është e rëndësishme. Finn pranon se gjetja e ekuilibrit për këtë çështje është e vështirë për konsumatorin. Gjëja më e rëndësishme, është kujdesi për skalpin e kokës, i cili është baza për rritjen e shëndetshme të tyre.

Është thelbësore që skalpi të mbahet i pastër dhe i hidratuar që flokët të mbeten të shëndetshëm. Kur skalpi është në gjendje të mirë, ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve. Në blerjen e radhës bëni kërkimin e duhur mbi problematikën që keni dhe merrni kohën tuaj për të lexuar përbërësit e produktit, ku mos harroni të evitoni produktet me sulfat.

Continue Reading

Të kërkuara