Lajmet

Forcat izraelite përgatiten të shkatërrojnë shtëpitë në jug të Hebronit

Published

on

Forcat izraelite kanë sulmuar qytetin Wadi al-Jawaya, në jug të Hebronit në Bregun Perëndimor, në përgatitje për shkatërrimin e shtëpive në qytet.

Një korrespondent i Al Jazeera-s raportoi gjithashtu se forcat izraelite po shkatërrojnë infrastrukturën në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor gjatë operacionit të tij ushtarak që ka vazhduar për më shumë se 10 orë./UBTNews/

Lajmet

KQZ-ja sot e mban mbledhjen e radhës, në rend të ditës certifikimi i partisë së Ramiz Lladrovcit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës për mbledhje që do të fillojë në ora 14:00 është edhe shqyrtimin i rekomandimeve për certifikimin e disa subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në mesin e këtyre subjekteve politike që ka aplikuar për certifikim është edhe subjekti ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’.

 

Continue Reading

Lajmet

Deri në dy orë e gjysmë pritje në Merdar

Published

on

By

Deri në dy orë e gjysmë janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit.

Në përditësimin e fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, rreth orës 8:30, njoftohet se pritjet më të gjata janë në Merdar.

Për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë pritjet janë deri në një orë. E nëpërmjet Mutivodës janë 30 minuta.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2265 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 98 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 36 persona, 17 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron dy armë pa leje në dy raste të ndara në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës në Ferizaj dje ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndara.

Në ora 11:00 një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj mashkull, kosovar, i moshës 43 vjeç.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga policia është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa në ora 22:30 gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, i dyshuari mashkull, kosovar, i moshës 61 vjeç, kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Në këtë rast është konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndim i lehtë trupor “, ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Continue Reading

Të kërkuara