Uji është në gjendje të bëjë shkatërrime katastrofale. Kjo nuk vihet në diskutim. Por si krijohet nga uji, ky element kaq paqësor, një forcë e tillë e paparë që vë përpara çdo gjë që i pret rrugën?
Duket sikur shtëpitë të jenë ngritur me kartona dhe makinat që ndodhen nën masat ngjyrë kafe të ujit të ishin lodra kalamajsh. Kontanjerë ngrihen përpjetë nga uji, bodrume kthehen brenda pak minutash në gracka të rrezikshme për jetën. Me elementët e saj të dhunshëm, natyra është duke na treguar gjithnjë se kush e ka pultin komandues. Njerëzit jo që jo.
Por si krijohet nga uji një forcë e tillë shkatërruese? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje Dr. Michael Dietze, nga seksioni i gjeomorfologjisë në Qendrën Helmholc të Pocdamit. Ajo që duhet ditur është se një metër kubik ujë peshon një ton. Kjo nuk është pak! Që do të thotë se: „Uji është në gjendje të krijojë forcë shumë të madhe kur has me pengesa. Dhe kur kjo forcë vihet në lëvizje atëherë krijohet një fuqi e madhe që është në gjendje të ngrejë përpjetë kontanjerët dhe makinat, nëse ato nuk janë të fiksuara diku,” thotë Dietze.
“Kësaj i shtohet edhe fenohemi i erozionit, i cili shkatërron sipërfaqet e qëndrueshme: Pjesa e sipërme e tokës merret me vete nga uji që rrjedh.”
Në qendrën GFZ Pocdam, bëhen studime për të parë se si vihet në lëvizje uji, si i krijon valët e dallgëve dhe me çfarë fuqie ia hap rrugën vetes kur rrjedh nëpër natyrë.
Reshjet e mëdha për shembull janë një nga rreziqet që nënvleftësohen shpesh, paralajmëron Shërbimi Sinoptik Gjerman (Deutsche Wetterdienst). Është e vështirë të bësh parashikime për përmbytjet, dhe ato rrallë ndodhin vetëm një vend të vetëm. Meteorologët mund të bëjnë parashikime për rajone të caktuaara, por nuk janë në gjendje të thonë me saktësi kur dhe si do të bjerë shiu në një vend të caktuar, thuhet në faqen e internetit rë DWD-së.
Prandaj mund të ndodhë që të ketë dëme të mëdha në vende për të cilat fillimisht nuk është menduar se do të kishte reshje, ose në vende që nuk ndodhen afër lumenjve të mëdhenj apo luginave të ngushta.
Gjeomorfologu Dietze shpjegon se “reshjet e mëdha sjellin sasi të mëdha uji në tokën e ngopur ku ka pasur reshje më parë, dhe kur toka nuk është më në gjendje të pijë ujë.”
Lloje të ndryshme toke
Në rastet e përmbytjeve rol luan jo vetëm sasisa e ujit, por edhe përbërja e tokës ose më shumë aftësia e tokës për të lënë ujin të depërtojë. Pyetja është sa është në gjendje toka të pijë ujin, ta rezervojë apo ta lejë të depërtojë?
Rol këtu luajnë faktorë siç janë madhësia e poreve të pjesëzave të tokës ose e ashtuquajura koloide e tokës. Koloidet krijohen kur madhësia e grimcës së tokës e ka diametrin mesatar më të vogël se 2 mikrometra (0,002 mm). Këto pjesëza janë aq të vogla, saqë nuk mund të shihen me sy. Por meqenëse janë kaq të vogla, kanë sipërfaqe të madhe dhe bashkohen kështu me molekulat e ujit. Kjo bën që toka të tilla të bëhen të padepërtueshme nga uji.
Argjila përmban shumë koloide, pas saj vjen balta, që përbëhet nga argjila dhe rëra. Balta përshembull pi shumë pak ujë.
Tokat ranore nga ana tjetër, për shkak të madhësisë së grimcave kanë shumë pore të mbushura me ajër, por përmbajnë pak koloide. Prandaj nuk e mbajnë ujin. Uji kullon menjëherë.
Toka baltë përmban argjilë, por ka më pak pore. Toka argjilore kur është ngopur një herë me ujë, është në gjendje ta rezervojë ujin më shumë se toka ranore.
Nëse kihen parasysh këto lloje të ndryshme toke, atëherë mund të dallohet si rritet aftësia e ujit për tu rezervuar duke filluar nga toka ranore deri tek tokat kënetore.
Uji e hap vetë rrugën
Por pavarësish nga lloji i tokës, kur toka ngopet ujit nuk i mbetet që tjetër për të bërë përveçse të rrjedhë në sipërfaqe. Kështu, uji ia hap rrugën vetes deri sa mbërrin në përronj dhe lumenj. “Nëse në këtë rrugë krijohen ngushtica, atëherë shpetësia rritet shumë,” thotë Dietze. Në stacionin ekologjik të Universitetit të Këlnit për shembull uji rrjedh në kushte normale me një shpejtësi prej 1 deri 2 metra në sekondë.
„Sa më e madhe të jetë shpejtësia, aq më e madhe është forca e goditjes, sidomos në argjinatura dhe tek këndet e ndërtesave, dhe sa më i thellë të jetë lumi aq më shumë forcë krijon uji në thellësi: Atje ku është i rrjedhshëm, ka fuqi për të një ngritur një peshë disakiloshe. Kaq mjafton për të marrë me vete rërë, gurë dhe zhavorr,” thotë Dietze më tej.
Përzierje e rrezikshme: Jo vetëm ujë
Vetëm uji nuk mjafton për të shkatërruar shtëpira dhe rrugë. Por puna nuk është vetëm tek uji, por edhe tek gjërat që uji merr me vete. Ato përplasen me tokën, rrugët dhe muret e shtëpive duke sjellë me vete fuqi të madhe erozioni.
“Nëse ato fillojnë të shkatërrohen, atëherë materiali që ndodhet nën vete lëviz lehtë,” shpjegon Dietze. Kështu krijohen të çara, zgavra, sepse rrugët dhe shtëpitë ndërtohen shpeh në tokë të pangjeshur mirë. Materialet e tjera prishen lehtë. „Ky efekt i përbashkët i materialit që merr uji me vete dhe i forcës për të marrë me vete material të tjera, i jep ujit që rrjedh me shpejtësi një forcë të tillë që është në gjendje të shkaktojë dëme të mëdha në një kohë të shkurtër.”
Michael Dietze thekson se përmbytje të tilla krijohen kudo në vendet ku bien reshje të mëdha. Me rreziqe të mëdha janë të lidhura reshje të tilla në zonat e larta, ku si pasojë shkatërrohen digat e liqeneve ose në majat e malit prej nga zbresin akujt e shkrirë, duke shkaktuar përmbytjen e luginave.
Bodrumet- zona rreziku
Por rreziqet nga përmbytjet nuk vijnë vetëm prej erozioneve. Sasitë e mëdha të ujit janë të rrezikshme si në natyrë ashtu edhe në ndërtesa. Sidomos bodrumet kthehen shpejt në zona vdekjeprurëse. Prandaj zjarrfikësit paralajmërojnë, që në raste përmbytjesh të mos shkohet nëpër bodrume. Nëse uji ka depërtuar një herë në bodrum, nuk duhet të shkohet më atje edhe kur aty ndodhen gjëra me vlerë.
Sepse uji ushtron nga jashtë presion shumë të madh tek dritaret dhe dyert. “Kur niveli i ujit është madje më i vogël se 50 centrimetra, sasia e ujit në bodrume mund të sjellë probleme për hapjen e dyerve,” paralajmëron Christoph Schöneborn, zëdhënës i shoqatës së zjarrfikseve në Landin e Renanisë Veriore- Vestfalisë. Në varësi nga shpejtësia e ujit, bodrumi mund të kthehet në një kohë të shkurtër në rrezik, sepse bëhet e pamundur të dilet nga dyert dhe dritaret.
Por rreziqet nuk vijnë vetëm prej ujit. Në bodrumet e mbushura plot rreziqet vijnë edhe nga telat elektrikë, nga kimikatet e mbledhura ose nga papastërti të tjera si fekale, mikrobe apo baltë. Më shumë informacione për kujdesin në raste katastrofe dhe veprimet e duhura në situata emergjence jep Këshilluesi i Entit Federal për Mbrojtjen e Popullsisë dhe ndihmës në raste katastrofash.
Para mbërritjes së ujit
Përderisa jepen këshilla për kujdesin në raste emergjencash, a ka mundësira për të bërë paralajmërimin për situata të rrezikshme të motit?
“Nga parashikimet e motit mund të bëhen paralajmërimet,” thotë Dietze. “Përshembull parashikimet e motit mund të mblidhen në modele hidrologjike për të bërë parashikimin për propabilitetet e përmbytjeve.”
Por, problematike janë proceset erozive. „Është e vështirë që të bëhen parashikime për to, sepse këto procese zhvillohen shumë shpejt dhe është e pamundur të bëhet vlerësimi i intensitetit të tyre,” thotë gjeomorfologu.
Me ndihmën e fotografimeve satelitore dhe sidomos me ndihmën e sizmometrave studiuesit po mundohen prej vitesh që të ndjekin live valët e përmbytjeve dhe të përllogarisin intensitetin e tyre. Këto lloj studimesh janë ende në fillesat e tyre, thotë Dietze, megjithatë ato kanë potencial të madh për të bërë sa më shpejt paralajmërimin e popullsisë për përmbytje të tilla.
Ushtarët gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditën dhe natën në disa komuna brenda zonës së përgjegjësisë.
Sipas njoftimit, këto patrullime sigurojnë një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, rrisin ndërgjegjësimin situativ dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Patrullat janë pjesë thelbësore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i thekson se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë.
Po ashtu, KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e kësaj të marte drejt Brukselit. Rama nesër do të marrë pjesë në samitin mes BE dhe vendeve te Ballkanit Perëndimor.
Takimi pritet të përqëndrohet në gjetjet më të fundit të paketës së zgjerimit 2025. Gjatë takimit do të dikutohet edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliard eurosh.
Ndërkaq, nga Kosova europianët i çuan ftesë presidentes Vjosa Osmani, e cila ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë samit.
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali nisi sot një vizitë dyditore në Greqi me ftesë të homologut grek, George Gerapetritis. Vizita e Ministres Spiropali nisi në Presidencën greke, ku u prit nga Presidenti Konstantinos Tasoulas.
Gjatë takimit Spiropali theksoi se “Shqipëria beson fort se nën udhëheqjen greke të Presidencës së BE, Ballkani Perëndimor do të mbetet në krye të agjendës europiane”.
Më pas Spiropali zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Në konferencën për shtyp, Spiropali tha se Greqia duhet të heqë ligjin e luftës, duke theksuar se dy vendet janë pjesë e NATO-s.
“Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq”, tha Spiropali.
Ministrja theksoi se Shqipëria është e hapur për dialog për çështjen e detit dhe shtoi se duan të vijojnë negociatat për njohjen e pensioneve.
“Shqipëria mbetet po ashtu e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të lidhura me kufirin (përfshirë edhe delimitimin e hapësirave detare) në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ku palët janë plotësisht të hapura për dialog konstruktiv. Ne do të vijojmë të udhëhiqemi nga vlerat thelbësore të BE-së, nga respekti për normat e të drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe promovimin e stabilitetit në rajon”, shtoi ajo.
Mëngjesin e së mërkurës, në orën 09.00, Spiropali do të takohet me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias. Në orën 09.45, Spiropali do të takohet me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për potencialin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është kontaktuar përmes rrjeteve sociale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se rasti është raportuar më 15 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa policia, në bashkëpunim me institucionet relevante, po punon intensivisht për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rastit, duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës.
“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt. Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.”