Lajmet

Fondi i pasurisë së Norvegjisë humb 174 miliardë dollarë gjatë këtij viti

“Tregu është karakterizuar nga rritja e normave të interesit, inflacioni i lartë dhe lufta në Evropë”…

Published

on

Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë, pësoi një humbje prej 1.68 trilionë korona norvegjeze ose 174 miliardë dollarë në gjysmën e parë të 2022.

Kthimi nga investimi i fondit prej 1.3 trilion dollarësh ishte negativ prej 14.4 për qind për periudhën janar-qershor, shkruan Reuters.

“Tregu është karakterizuar nga rritja e normave të interesit, inflacioni i lartë dhe lufta në Evropë”, tha në një deklaratë, shefi ekzekutiv Nicolai Tangen i Norges Bank Investment Management, i cili operon fondin.

“Aksionet e teknologjisë kanë ecur veçanërisht dobët me një kthim prej minus 28 për qind”, tha ai.

I themeluar në vitin 1996, fondi investon të ardhura nga sektori i naftës dhe gazit të Norvegjisë dhe mban aksione në më shumë se 9,300 kompani në mbarë botën, duke zotëruar 1.3 për qind të të gjitha aksioneve të listuara.

Vlera e saj prej 1.3 trilion dollarësh është afërsisht e barabartë me madhësinë e ekonomisë meksikane, e 16-ta më e madhe në botë, sipas disa masave.

Të gjithë sektorët në të cilët investon fondi shënuan kthime negative në gjysmën e parë, përveç energjisë, ku kthimet ishin 13% ndërsa çmimet u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bankat qendrore i kanë rritur në mënyrë agresive normat e interesit këtë vit për të luftuar inflacionin, duke çuar në rritjen e kostove të huamarrjes dhe uljen e marzheve të fitimit për korporatat.

Në total, 68.5 për qind e fondit është investuar në aksione në fund të qershorit, me 28.3 për qind në të ardhura fikse, 3.0 për qind në pasuri të paluajtshme të palistuara dhe 0.1 për qind në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme të palistuar.

Bota

​Kriza demografike në sisteme arsimore, shkak emigrimi i grekëve të rinj

Published

on

Një krizë demografike po kërcënon sistemin arsimor grek në numrin ndjeshëm më të ulët të lindjeve në të gjithë vendin.

Shifrat nga mbi 118.000 në vitin 2008 në 62.500 vitin e kaluar, po përkeqësohen nga emigrimi i grekëve të rinj dhe një rënie në numrin e migrantëve që dëshirojnë të vendosen në Greqi raportojnë mediat lokale.

Kriza tashmë ka detyruar mijëra klasa dhe shkolla të mbyllen në të gjithë vendin, ndërsa regjistrimi në shkollat fillore dhe të mesme po tkurret.

Christos Bouras, rektori i Universitetit të Patras në Greqinë Perëndimore, paralajmëroi për një kolaps të afërt të hartës akademike për shkak të problemit demografik.

Regjistrimi i studentëve të vitit të parë në universitete ra nga gati 115.000 në vitin 2010 në rreth 71.000 këtë vit.

Humbja kumulative e studentëve të rinj ka arritur në 330.000”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Deri në tri orë janë pritjet në dalje të pikës në Merdarë

Published

on

Pas përditësimit të të dhënave në pikat kufitare, pritjet e gjata në disa pika vetëm se kanë filluar të zgjasin më shumë në dalje, të paktën deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.

Continue Reading

Aktualitet

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje

Published

on

Në Kosovë ka nisur fushata me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo fushatë është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

 

Continue Reading

Bota

​SHBA do të lyejë muret kufitare me Meksikën me të zeza

Published

on

Administrata amerikane do të lyejë pjesë të murit kufitar me Meksikën me të zeza në një përpjekje për të penguar kalimet e paligjshme, tha sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Noem njoftoi masën gjatë një vizite në Santa Teresa në kufirin jugor të Meksikës së Re, duke theksuar se urdhri erdhi direkt nga presidenti Donald Trump.

“Kjo është konkretisht me kërkesë të presidentit, i cili e kupton se në temperaturat e nxehta këtu poshtë, kur diçka lyhet me të zezë, bëhet edhe më ngrohtë dhe do ta bëjë edhe më të vështirë për njerëzit të ngjiten”, tha Noem, sipas The Hill.

Ajo tha se lartësia dhe thellësia e barrierave tashmë pengojnë kalimet dhe se departamenti tani do të përdorë bojë të zezë për të forcuar më tej efektivitetin e tyre.

Sekretarja shtoi se pajisjet teknologjike, duke përfshirë kamerat dhe sensorët, do të instalohen gjithashtu përgjatë barrierave kufitare për të përforcuar sigurinë.

Noem tha se ndryshimet kanë për qëllim të dekurajojnë migrantët nga hyrja ilegale.

Continue Reading

Të kërkuara