Sport

Flet Lampard rreth ecurisë negative të ekipit të tij

Published

on

Frank Lampard mendon se skuadrës së tij po i mungon një natyrë e pamëshirshme ndaj rivalëve dhe thotë se ata nuk kanë mjaft “vrasës” brenda ekipit pavarësisht fitores bindëse të Chelseat me rezultat 4-0 ndaj Morecambes në Kupën FA.

Fitorja u përdor si një test për ndërtimin e besimit të skuadrës dhe Lampard zgjodhi një formacion të fortë kundër ekipit të Ligës së Dytë në Angli.

“Ajo që ne nuk mund t’i kërkojmë të rinjve të kësaj skuadre ndonjëherë është të jemi absolutisht konsistentë dhe të jemi vrasës, ashtu si lojtarët e tjerë në kampionat për nga numri i tyre i golave që prodhojnë vazhdimisht,” tha Lampard në konferencën e tij për shtyp në “Stamford Bridge”.

“Kjo do të vijë edhe për djemtë tanë, por për momentin kontributet e tyre janë të mira. Unë dua të them vrasës në termat më të mirë të mundshëm dhe shpresoj se njerëzit e dinë se çfarë dua të them. Ne kemi shumë lojtarë të rinj me shumë potencial, të cilët janë në një moshë të re”, ka shtuar ai.

“Sidoqoftë, lojtarët në Premier League po shënojnë javë për javë dhe fitojnë vit për vit, edhe në moshën 27, 28 vjeçare, dhe janë shumë të vendosur dhe ata prodhojnë gola javë për javë.”, tha në fund Lampard.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara