Botë

Flet i dërguari i Trump për bisedime me Hamasin: Nuk po japim para

Published

on

I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij të fundit me përfaqësuesit e Hamasit, grupit që është përcaktuar si terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Diskutimet u përqëndruan në lirimin e një pengu amerikano-izraelit që po mbahet nga Hamasi.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Izraeli po planifikon dërgimin në Katar të një delegacioni për të diskutuar mbi armëpushimin.

Këtë fundjavë mijëra izraelitë u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Protestuesit kërkuan nga qeveria izraelite arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Javën e kaluar në Uashington, Presidenti Donald Trump konfirmoi se administrata e tij zhvilloi për herë të parë bisedime të drejpërdrejta me Hamasin, një ndryshim i politikës së kahershme amerikane për të mos negociuar me terroristët.

Po diskutojmë me Hamasin. Jemi duke ndihmuar Izraelin në diskutime, sepse po flasim për pengjet izraelite. Ne nuk po bëjmë asgjë në lidhje me Hamasin. Nuk po japim para. Në fakt, unë sigurova lirimin e 59 pengjeve pa dhënë asgjë”, thotë Presidenti Trump.

Të dielën në mëngjes, mbështetësit dhe familjarët e pengjeve u zgjuan në tenda jashtë Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Mesazhi i tyre ishte i qartë: jo konflikte të reja me Hamasin dhe sigurimi i një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.

Ka dhjetëra njerëz që u bashkuan në thirrjen tonë për qeverinë që lufta të ndalohet dhe të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi”, thotë Ayala Metzger, familjare e një pengu të vrarë.

Ditëve të fundit, një negociator i administratës Trump u takua me Hamasin për të diskutuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve, një takim që ai e quajti “shumë të dobishëm”.

Mendoj se brenda disa javësh mund të shohim rezultate. Besoj se ka hapësirë për të vepruar midis asaj që Hamasi dëshiron dhe asaj që ata do të pranonin dhe asaj që Izraeli dëshiron dhe që është e pranueshme për ta. Mendoj se mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e të gjithë të burgosurve, jo vetëm atyre amerikanë”, thotë Adam Boehler, i dërguar amerikan për pengjet.

Ndërkohë, palestinezët në Khan Younis të Gazës po përballen me mungesë të gjërave thelbësore.

Izraeli vendosi një bllokadë totale për të gjitha mallrat në enklavë – duke përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet, deri në lirimin e 59 pengjeve, që po vazhdojnë të mbahen në Gazë nga Hamasi.

Paletinezët thonë se po presin me orë të tëra për të marrë një bukë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe drurit të zjarrit për gatim.

Izraeli thotë se të hënën do të dërgojë në Katar një delegacion për të vazhduar negociatat me ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari.

Lajmet

Trump pritet të publikojë marrëveshjen paraprake për konfliktin me Iranin

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të publikojë para së premtes një marrëveshje paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin.

Zëvendëspresidenti JD Vance ka konfirmuar se dokumenti është një memorandum mirëkuptimi prej rreth një faqe e gjysmë.

Sipas deklaratave, Trump ka bërë të ditur se marrëveshja tashmë është nënshkruar, gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të samitit të G7 në Francë.

Ai është shprehur se “jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur se dokumenti është firmosur në mënyrë elektronike nga Trump, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Sipas tyre, marrëveshja parasheh edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit të premten, ditën kur pritet të nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

8 të vdekur pas rrëzimit të bombarduesit B-52 në Kaliforni

Published

on

Tetë persona, përfshirë dy punonjës të kompanisë Boeing, kanë humbur jetën pasi një bombardues B-52 i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edwards në Kaliforninë jugore.

Aksidenti ka ndodhur gjatë një misioni provë rutinë, ndërsa përplasja ka shkaktuar një re të madhe tymi të zi që është parë nga disa kilometra larg.

Zyrtarët ushtarakë kanë konfirmuar se viktimat ishin pjesë e një ekipi të përzier ushtarakësh, civilësh qeveritarë dhe kontraktorësh.

Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë përcaktuar dhe autoritetet kanë njoftuar se hetimet fillestare mund të zgjasin deri në 30 ditë, ndërsa analiza e plotë e incidentit mund të marrë më shumë se gjashtë muaj.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka quajtur ngjarjen “tragjike” dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe komunitetin e Bazës Ajrore Edwards.

Burimi: Top Channel

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë

Published

on

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin Sulawesi në Indonezi, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave, lëkundja sizmike ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, duke u konsideruar një tërmet relativisht i cekët.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet indoneziane nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Rajoni i Sulawesit mbetet një nga zonat më të prekura nga aktiviteti sizmik. Në vitin 2018, qyteti Palu u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami, fatkeqësi që shkaktoi mbi 4 mijë viktima.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Britania ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç

Published

on

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se Britania do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç dhe do të vendosë kufizime edhe në platformat e lojërave dhe transmetimeve të drejtpërdrejta.

Sipas tij, masat e reja kanë për qëllim “kthimin e fëmijërisë” për të rinjtë dhe rritjen e sigurisë së tyre në internet. Ai ka përmendur platforma si Snapchat, TikTok dhe Instagram, si dhe faqe lojërash ku mundësohet komunikimi me të panjohur.

Starmer deklaroi se një ndalim i plotë është “zgjedhja e duhur”, duke shtuar se ndryshimet do t’u ofrojnë fëmijëve më shumë siguri, kohë dhe mundësi për zhvillim jashtë botës online.

Sipas planit, ndalimi do të përfshijë edhe platforma si YouTube, Facebook dhe X, ndërsa aplikacionet e mesazheve si WhatsApp dhe Signal nuk do të preken.

Qeveria britanike pritet të miratojë rregulloret deri në fund të vitit, ndërsa ndalimi i plotë parashikohet të hyjë në fuqi në pranverën e ardhshme.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara