Lajmet

Fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë është edhe në interes të NATO-s, thotë shefi i aleancës

Published

on

“Është në interesin e Ukrainës dhe NATO-s që Kievi të triumfojë në luftën ndaj Rusisë”, tha të mërkurën shefi i aleancës.

“Pra, është e rëndësishme që solidariteti ynë me Ukrainën të mos demonstrohet vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në Bruksel.

Në konferencën e mbajtur përpara takimit të Këshillit NATO-Ukrainë dhe në margjinat e bisedimeve midis ministrave të jashtëm aleatë, Stoltenberg shprehu mirënjohjen e tij për vendet anëtare për mbështetjen e tyre për Kievin.

Ai gjithashtu vuri në dukje se takimi i këshillit do të përqëndrohet në më shumë ndihmë për Ukrainën.

“Sepse është në interesin e Ukrainës, por edhe në interesin tonë të sigurisë që Ukraina të triumfojë… si një komb sovran i pavarur në Evropë”, shtoi Stoltenberg.

Ukraina po bëhet ‘de facto’ anëtare e NATO-s

Kuleba, nga ana tjetër, tha se Ukraina aktualisht ka “ushtrinë më të fortë dhe më të përgatitur për beteja në Evropë”.

“Ne po rrisim ndërveprimin tonë me NATO-n. Ne po bëhemi pothuajse një ushtri de facto e NATO-s për sa i përket qasjeve tona të menaxhimit të kapaciteteve teknike dhe parimeve të drejtimit të një ushtrie”, shtoi Kuleba. /Anadolu Agency/

Lajmet

Top Kolshi një muaj paraburgim për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit

Published

on

By

Një muaj paraburgim i është caktuar Top Kolshit, si i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kolshi, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, ka dalë sot para gjykatës. Ai kishte pranuar vrasjen gjatë intervistimit të tij nga Prokuroria.

Kolshi u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja.

Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u tha në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Më 4 gusht, Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Një ditë më vonë, në Baicë ishte gjetur një trup i pajetë i varrosur në një arë. Më pas u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari.

Continue Reading

AI

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Published

on

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si jetojmë dhe punojmë, UBT sjell në Kosovë një nga programet më të avancuara të studimeve master – Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me orientim të veçantë në këtë fushë.

Programi, i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i mbështetur nga laboratorët më modernë në vend, synon të formojë gjeneratën e re të ekspertëve që do të udhëheqin transformimin digjital në Kosovë dhe më gjerë.

Ky master përfshin edhe dy orientime të tjera: Inxhinieria e Komunikimit dhe Inxhinieria e Sistemeve Softuerike. Planprogrami është hartuar me standarde ndërkombëtare, duke u mbështetur në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në vend dhe në bashkëpunimin me profesorë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre në UBT.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fusha si inteligjenca artificiale, inxhinieria softuerike, shkenca e të dhënave, sistemet informative, rrjetat kompjuterike, robotika, multimedialiteti dhe vizualizimi, si dhe informatika shëndetësore.

UBT garanton kushte moderne studimi, përfshirë laboratorët e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve, modelimit dhe simulimit, telekomunikimit, robotikës dhe realitetit virtual. Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, 2–3 herë në javë pas orës 17:30, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

Shkëndija pëson 5 gola në Azerbajxhan, skuadra shqiptare e mbyll aventurën në Champions

Published

on

Shkëndija e Tetovës i jep fund aventurës së saj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, pas humbjes së dytë në ndeshjen e kthimit kundër Qarabag me rezultatin e thellë 5-1.

Pas humbjes së parë në Maqedoni me rezultatin 0-1, kuqezinjtë e nisën mjaft mirë takimin në Baku, ku shënuan në minutën e 10’ me anë të Tamba pas një asisti të Ibraimit.

Por pas vetëm 8 minutash, gjithçka u përmbys me një autogol të Cakes dhe golin e Borges.Pjesa e parë vazhdoi të sillte vuajtje për ekipin shqiptar, pasi pësoi dhe dy gola të tjerë nga Akhundzade dhe Jankovic, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit gjetën dhe golin e pestë me Andrade.

Kështu Shkëndija e mbyll aventurën në Champions, teksa do të zbresë menjëherë në play off-et e Europa League, aty ku do të ndeshet me skuadrën që do të eliminohet nga çiftiFerencvaros-Ludogortes, ndërsa ekipi shqiptar ka siguruar të paktën pjesëmarrjen në Conference League. 

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen 20 motoçikleta nga policia nё Gjilan

Published

on

By

Policia Rajonale e Gjilanit, gjatë periudhës njëjavore ka shqiptuar 10 gjoba dhe ka konfiskuar 20 motoçikleta.

Sipas njoftimit në Facebook, bëhet e ditur se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngasjes së motoçikletës në mënyrë të rrezikshme, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një ambient më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në postim.

Continue Reading

Të kërkuara